Bibla Shqip

Ezekieli 48

Danieli

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 1

1

Nė vitin e tretė tė mbretėrimit tė Jehojakimit; mbretit tė Judės, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisė, u nis kundėr Jeruzalemit dhe e rethoi.

2

Zoti atėherė dha nė duart e tij Jehojakimin, mbretin e Judės, bashkė me njė pjesė tė orendive tė shtėpisė sė Perėndisė, qė ai i transportoi nė vendin e Shinarit, nė shtėpinė e perėndisė sė tij dhe i vendosi orenditė nė shtėpinė e thesarit tė perėndisė sė tij.

3

Pastaj mbreti i tha Ashpenazit, kreut tė eunukėve tė tij, t`i sjellė disa nga djemtė e Izraelit, qofshin prej fisi mbretėror apo prej familjesh fisnike,

4

tė rinj qė tė mos kishin asnjė tė metė, por tė hijshėm, tė pajisur me urti, qė tė kishin njohuri dhe tė mėsonin shpejt, qė tė ishin tė aftė tė shėrbenin nė pallatin e mbretit dhe tė cilėve tė mund t`u mėsohej letėrsia dhe gjuha e Kaldeasve.

5

Mbreti u caktoi atyre njė racion tė pėrditshėm ushqimesh tė shijshme nga ato tė mbretit dhe verė nga ajo qė ai vetė pinte; ata duhet tė edukoheshin nė tre vjet, nė mbarim tė tė cilėve do tė kalonin nė shėrbim tė mbretit.

6

Midis tyre ishin bijtė e Judės: Danieli, Hananiahu, Mishaeli dhe Azaria.

7

Kreu i eunukėve u vuri atyre emra tė tjerė: Danielit i vuri emrin Beltshatsar, Hananiahut Shadrak, Mishaelit Meshak dhe Azarias Abed-nego.

8

Por Danieli vendosi nė zemėr tė tij tė mos e ndotė veten me ushqimet e shijshme tė mbretit dhe me verėn qė pinte ai vetė; dhe i kėrkoi kreut tė eunukėve ta lejonte qė tė mos ndotej.

9

Perėndia bėri qė Danieli tė gjejė hir dhe dhemshuri te kreu i eunukėve.

10

Kreu i eunukėve i tha pastaj Danielit: "Unė kam frikė nga mbreti, zoti im, qė ka caktuar ushqimin tuaj dhe pijen tuaj. Pse ai duhet tė shikojė fytyrat tuaja mė tė trishtuara nga ato tė tė rinjve tė moshės suaj? Kėshtu do tė vinit nė rrezik kokėn time te mbreti".

11

Atėherė Danieli i tha Meltsarit, qė kreu i eunukėve kishte caktuar si tė parė mbi Danielin, Hananiahun, Mishaelin dhe Azarian;

12

"Tė lutem, vėri nė provė shėrbėtorėt e tu pėr dhjetė ditė, dhe tė na jepen perime pėr tė ngrėnė dhe ujė pėr tė pirė.

13

Pastaj tė ekzaminohet nė praninė tėnde pamja jonė dhe pamja e tė rinjve qė hanė ushqimet e shijshme tė mbretit; do tė veprosh pastaj me shėrbėtorėt e tu nė bazė tė asaj qė do tė shikosh".

14

Ai e pranoi kėtė propozim tė tyre dhe i vuri nė provė dhjetė ditė.

15

Nė mbarim tė dhjetė ditėve pamja e tyre dukej mė e bukur dhe e kishin mishin mė tė plotė se tė gjithė djemtė qė kishin ngrėnė gjellėt e shijshme tė mbretit.

16

Kėshtu Meltsari u hoqi atyre gjellėt e shijshme dhe verėn qė duhet tė pinin dhe u dha perime.

17

Katėr tė rinjve Perėndia u dha njohuri dhe mend nė gjithė letėrsinė dhe diturinė; dhe Danieli fitoi njohuri pėr ēdo lloj vegimi dhe ėndrre.

18

Nė mbarim tė kohės sė caktuar nga mbreti qė t`ia ēonin kėta tė rinj, kreu i eunukėve i shpuri pėrpara Nebukadnetsarit.

19

Mbreti foli me ta, por midis tyre nuk u gjet asnjė si Danieli, Hananiahu, Mishaeli dhe Azaria, prandaj kėta u pranuan nė shėrbim tė mbretit.

20

Dhe mbi ēdo ēėshtje qė kėrkonte dituri dhe gjykim dhe pėr tė cilat mund t`i pyeste mbreti, i gjeti dhjetė herė mė lart se tėrė magjistarėt dhe astrologėt qė ishin nė tėrė mbretėrinė e tij.

21

Kėshtu Danieli vazhdoi deri nė vitin e parė tė mbretit Kir.

Danieli 2