Bibla Shqip

Ezekieli 45

Ezekieli

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 46

1

Kėshtu thotė Zoti, Zoti: "Porta e oborrit tė brendshėm qė shikon nga lindja do tė rrijė e mbyllur gjatė gjashtė ditėve tė punės; por do tė hapet ditėn e shtunė dhe do tė hapet gjithashtu ditėn kur del hėna e re.

2

Princi do tė hyjė nga hajati i portės nga jashtė dhe do tė ndalet pranė shtalkės sė portės; priftėrinjtė do tė ofrojnė olokaustin e tij dhe flijimet e tij tė falenderimit. Ai do tė adhurojė te pragu i portės pastaj do tė dalė, por porta nuk do tė mbyllet deri nė mbrėmje.

3

Edhe populli i vendit do tė adhurojė pėrpara Zotit te hyrja e asaj porte, nė ditėt e shtuna dhe kur del hėna e re.

4

Olokausti qė princi do t`i ofrojė Zotit ditėn e shtunė do tė jetė prej gjashtė qengjash pa tė meta dhe njė dash pa tė meta,

5

blatimi ushqimor pėr dashin do tė jetė njė efa, ndėrsa blatimi ushqimor pėr qengjat do t`i lihet dėshirės sė tij, bashkė me njė hin vaji pėr efan.

6

Ditėn e hėnės sė re do tė ofrojė njė dem tė ri pa tė meta, gjashtė qengja dhe njė dash, qė do tė jenė pa tė meta;

7

si blatim ushqimor do tė ofrojė gjithashtu njė efa pėr demin, njė efa pėr dashin dhe pėr qengjat sa mund tė disponojė, bashkė me njė hin vaji pėr efan.

8

Princi, kur tė hyjė, do tė kalojė nga hajati i portės dhe do tė dalė duke ndjekur po atė rrugė.

9

Por kur populli i vendit do tė vijė pėrpara Zotit nė festat solemne, ai qė do tė hyjė nga porta veriore pėr tė adhuruar, do tė dalė nga porta e jugut; pėrkundrazi ai qė do tė hyjė nga porta jugore do tė dalė nga porta e veriut; askush nuk do tė kthehet prapa nga porta prej sė cilės ka hyrė, por do tė dalė nga porta e kundėrt.

10

Princi do tė jetė atėherė nė mes tyre; do tė hyjė kur ata hyjnė, do tė dalė kur ata dalin.

11

Nė festat dhe nė rastet solemne blatimi ushqimor do tė jetė njė efa pėr demin dhe njė efa pėr dashin; pėr qengjat do tė lihet sipas dėshirės sė tij, bashkė me njė hin vaji pėr efan.

12

Kur princi do tė bėjė njė ofertė vullnetare, qoftė olokaust ose flijim falenderimi, si ofertė vullnetare pėr Zotin, atėherė do t`i hapet porta qė shikon nga lindja, dhe do tė ofrojė olokaustin e tij dhe flijimin e tij tė falenderimit siē bėn ditėn e shtunė; pastaj do tė dalė dhe, sapo tė dalė, porta do tė mbyllet.

13

Ēdo ditė do t`i ofrosh si olokaust Zotit njė qengj motak, pa tė meta; do ta ofrosh ēdo mėngjes.

14

Ēdo mėngjes do tė ofrosh bashkė me tė, si blatim i ushqimit, njė tė gjashten e njė efe dhe njė tė tretėn e njė hini vaji pėr tė lagėshtuar majėn e miellit; ėshtė njė blatim ushqimor pėr Zotin qė duhet bėrė rregullisht ēdo ditė pėrjetė.

15

Ēdo mėngjes do tė ofrojnė kėshtu qengjin, blatimin e ushqimit dhe vajin si olokaust tė pėrditshėm".

16

Kėshtu thotė Zoti, Zoti: "Nė qoftė se princi i bėn njėrit prej bijve tė tij njė dhuratė qė ėshtė marrė nga trashėgimia e tij, ajo do t`u pėrkasė bijve tė tij: do tė jetė zotėrimi i tyre nė trashėgimi.

17

Por nė qoftė se ai i bėn njėrit prej shėrbėtorėve tė tij njė dhuratė qė ėshtė marrė nga trashėgimia e tij, kjo do t`i pėrkasė atij deri vitin e lirisė; pastaj do t`i kthehet princit; trashėgimia e tij do t`u pėrkasė vetėm bijve tė tij, vetėm atyre.

18

Pėrveē kėsaj princi nuk do tė marrė asgjė nga trashėgimia e popullit, duke e zhveshur nga pronėsitė e tij; ai do t`u sigurojė njė trashėgimi bijve tė tij me atė qė zotėron, me qėllim qė asnjeri i popullit tim tė mos dėbohet nga prona e tij".

19

Pastaj ai mė ēoi, nėpėr hyrjen qė ishte pranė portės, nė dhomat e shenjta tė caktuara pėr priftėrinjtė, tė cilat shikojnė nga veriu; dhe ja, nė pjesėn mė tė largėt nė drejtim tė perėndimit kishte njė vend.

20

Ai mė tha: "Ky ėshtė vendi ku priftėrinjtė do tė pjekin mishin e flijimeve pėr shkeljen dhe pėr mėkatin dhe do tė gatuajnė blatimet ushqimore, pėr tė mos i nxjerrė nė oborrin e jashtėm dhe kėshtu tė shenjtėrojnė popullin".

21

Pastaj mė ēoi nė oborrin e jashtėm dhe mė kaloi pranė katėr qosheve tė oborrit; dhe ja, nė ēdo qoshe tė oborrit kishte njė oborr tjetėr.

22

Nė tė katėr qoshet e oborrit kishte disa oborre tė mbyllura tė gjata dyzet kubitė dhe tė gjera tridhjetė. Qė tė katra nė qoshet e tyre kishin po atė madhėsi.

23

Rreth e qark tyre kishte njė mur dhe poshtė murit, rreth e rrotull tij, ishin vendosur vatra pėr tė pjekur.

24

Ai mė tha: "Kėto janė kuzhinat ku ata qė shėrbejnė nė tempull do tė pjekin flijimet e popullit".

Ezekieli 47