Bibla Shqip

Ezekieli 37

Ezekieli

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 38

1

Fjala e Zotit m`u drejtua, duke thėnė:

2

"Bir njeriu, kthe fytyrėn tėnde drejt Gogut tė vendit tė Magogut, princ i Roshit, i Meshekut dhe i Tubalit, dhe profetizo kundėr tij,

3

dhe thuaj: Kėshtu thotė Zoti, Zoti: Ja, unė jam kundėr teje, o Gog, princ i Roshit, i Meshekut dhe i Tubalit.

4

Unė do tė tė kthej prapa, do tė vė ēengela nė nofullat e tua dhe do tė tė nxjerr me gjithė ushtrinė tėnde, me kuaj dhe kalorės, tė gjithė tė veshur shkėlqyeshėm, njė turmė e madhe me mburoja tė mėdha dhe tė vogla, me shpatė nė dorė,

5

dhe me ta Persia, Etiopia dhe Puti, tė gjithė me mburoja dhe pėrkrenare.

6

Gomeri dhe tėrė ushtarėt e tij, shtėpia e Togarmahut, pjesėt skajore tė veriut dhe tė gjithė ushtarėt e tij, shumė popuj janė me ty.

7

Pėrgatitu dhe ji gati, ti dhe gjithė turmat e tua tė mbledhura rreth teje, dhe ji roje pėr ta.

8

Mbas shumė ditėsh ti do tė ndėshkohesh. Nė vitet e fundit do tė sulesh kundėr vendit qė nuk iu shmang shpatės, banorėt e tė cilit janė mbledhur nga shumė popuj, nė malet e Izraelit, qė kanė qenė pėr shumė kohė njė shkreti; tani ata, tė nxjerrė nga popujt, do tė banojnė tė gjithė tė sigurt.

9

Ti do tė ngjitesh, do tė vish si njė tufan, do tė jesh si njė re qė mbulon vendin, ti me gjithė trupat e tua dhe shumė popuj bashkė me ty".

10

Kėshtu thotė Zoti, Zoti: "Atė ditė do tė ndodhė qė do tė tė vijnė nė mendje projekte dhe do tė hartosh njė plan tė keq.

11

Do tė thuash: "Unė do tė dal kundėr kėtij vendi fshatrash pa mure, do tė nisem kundėr njerėzve tė qetė qė banojnė tė sigurt, qė qėndrojnė tė gjithė nė vende pa mure dhe nuk kanė as shula as porta",

12

pėr tė plaēkitur dhe pėr tė bėrė pre, pėr tė shtrirė dorėn tėnde kundėr vendeve tė shkretuara, por tani tė ripopulluara dhe kundėr njė populli tė mbledhur midis kombeve, qė i ka siguruar vetes kafshė, pasuri dhe banesė nė lartėsitė e vendit.

13

Sheba, Dedani, tregtarėt e Tershishit dhe tėrė luanėt e vegjėl do tė pyesin: "Ke ardhur pėr tė plaēkitur? Ke mbledhur turmėn tėnde pėr tė bėrė plaēkė, pėr tė marrė argjendin dhe arin, pėr tė marrė kafshėt dhe pasuritė, pėr tė bėrė njė plaēkė tė madhe?".

14

Prandaj, bir njeriu, profetizo dhe i thuaj Gogut: Kėshtu thotė Zoti, Zoti: Atė ditė, kur populli im i Izraelit do tė jetė i sigurtė, a nuk do ta dish ti?

15

Do tė vish nga banesa jote, nga skajet e veriut, ti dhe shumė popuj me ty, tė gjithė tė hipur mbi kuaj, njė turmė e madhe dhe njė ushtri e fuqishme.

16

Do tė dalėsh kundėr popullit tim tė Izraelit, si njė re qė mbulon vendin. Kjo ka pėr tė ndodhur ditėt e fundit: do tė tė ēoj kundėr vendit tim me qėllim qė kombet tė mė njohin, kur tė shenjtėrohem te ti pėrpara syve tė tyre, o Gog".

17

Kėshtu thotė Zoti, Zoti: "A nuk je ti ai pėr tė cilin fola nė kohėt e lashta me anė tė shėrbėtorėve tė mi, profetėt e Izraelit, tė cilėt pėr vite me radhė profetizuan ato ditė qė do tė tė kisha sjellė kundėr tyre?

18

Por do tė ndodhė qė po atė ditė, ditėn kur Gogu do tė vijė kundėr tokės sė Izraelit", thotė Zoti, Zoti, "qė tėrbimi im do tė mė hipė nė vrimat e hundės.

19

Nė xhelozinė time dhe nė zjarrin e zemėrimit tim, unė deklaroj se atė ditė do tė ketė njė tronditje tė madhe nė vendin e Izraelit:

20

pėrpara meje do tė dridhen peshqit e detit, shpendėt e qiellit, kafshėt e fushės, tė gjithė rreshqanorėt qė zvarriten mbi tokė dhe tė gjithė njerėzit qė janė mbi faqen e dheut; malet do tė shemben, vendet e rrėpirta do tė rrėzohen dhe tė gjitha muret do tė bien pėr tokė.

21

Unė do tė thėrras kundėr tij shpatėn mbi tė gjitha malet e mia", thotė Zoti, Zoti; shpata e secilit do tė drejtohet kundėr vėllait tė vet.

22

Do tė ekzekutoj vendimin tim mbi tė me murtajė dhe me gjak do tė bėj tė reshė mbi tė, mbi ushtrinė e tij dhe mbi shumė popuj qė janė bashkė me tė, njė shi qė zhurin, gurė prej akulli, zjarr dhe squfur.

23

Kėshtu do tė lartėsohem dhe do tė shenjtėrohem dhe do tė bėhem i njohur nė sytė e shumė kombeve, dhe do tė pranojnė se unė jam Zoti".

Ezekieli 39