Bibla Shqip

Ezekieli 4

Ezekieli

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 5

1

"Ti, bir njeriu, merr njė brisk tė mprehur dhe pėrdore si njė brisk berberi, duke bėrė tė kalojė mbi kokėn tėnde dhe mbi mjekrėn tėnde; pastaj do tė marrėsh njė peshore dhe do ti ndash qimet nė tri pjesė.

2

Do tė djegėsh njė tė tretėn e tyre nė zjarr nė mes tė qytetit nė mbarim tė ditėve tė rrethimit. Pastaj do tė marrėsh njė tė tretė tė tyre dhe do ta godasėsh rreth e qark me shpatė; edhe njė tė tretė tė tyre do ta shpėrndash sipas erės; prapa tyre unė do tė zhvesh shpatėn.

3

Do tė marrėsh gjithashtu njė numėr tė vogėl qimesh dhe do t`i lidhėsh nė cepat e rrobave tė tua.

4

Nga kėto do tė marrėsh akoma disa dhe do t`i hedhėsh nė mes tė zjarrit, dhe do t`i djegėsh nė zjarr; andej do tė dalė njė zjarr kundėr tėrė shtėpisė sė Izraelit.

5

Kėshtu thotė Zoti, Zoti: "Ky ėshtė Jeruzalemi. Unė e kisha vendosur nė mes tė kombeve dhe tė vendeve tė tjera qė kishte pėrreth.

6

Ai u rebelua kundėr ligjeve tė mia pėr tė kryer paudhėsi mė tepėr se kombet qė e rrethojnė dhe kundėr statuteve tė mia mė tepėr se vendet qė e rrethojnė. Po, ata i kanė pėrēmuar ligjet e mia dhe nuk kanė ecur sipas statuteve tė mia".

7

Prandaj kėshtu thotė Zoti, Zoti: "Duke qenė se ju keni qenė mė tė pabindur se kombet qė ju rrethojnė, nuk keni ecur sipas statuteve tė mia dhe nuk keni zbatuar ligjet e mia dhe as nuk keni vepruar sipas ligjeve tė kombeve qė ju rrethojnė".

8

Kėshtu thotė Zoti, Zoti: "Ja, unė, unė vetė, jam kundėr teje, dhe do t`i zbatoj nė mes teje vendimet e mia para kombeve;

9

dhe do tė bėj nė mes teje atė qė nuk kam bėrė kurrė dhe qė nuk do ta bėj kurrė mė, pėr shkak tė tė gjitha neverive tė tua.

10

Prandaj nė mes teje etėrit do tė hanė bijtė e tyre dhe bijtė do tė hanė etėrit e tyre; do tė zbatoj gjykimet e mia mbi ty dhe do tė shpėrndaj nė tė gjitha erėrat gjithēka qė do tė mbetet prej teje.

11

Prandaj ashtu siē ėshtė e vėrtetė qė unė rroj", thotė Zoti, Zoti, "sepse ti ke ndotur shenjtėroren time me tė gjitha ndyrėsirat e tua dhe neveritė e tua, do tė tė heq favorin tim, syri im nuk do tė ketė asnjė mėshirė dhe nuk do tė kem asnjė dhembshuri.

12

Njė e treta prej teje do tė vdesė nga murtaja dhe do tė konsumohet nga uria qė mbretėron nė mes tėnd; njė e tretė do tė bjerė nga shpata rreth teje dhe unė do ta shpėrndaj nė tė gjitha erėrat pjesėn e tretė, dhe do tė zhvesh shpatėn kundėr tyre.

13

Kėshtu unė do tė shfryj zemėrimin tim dhe do tė kėnaq mbi ta tėrbimin tim dhe do tė jem i qetė. Atėherė ata do tė mėsojnė qė unė, Zoti fola nė xhelozinė time, kur do tė shfryj mbi ta tėrbimin tim.

14

Pėrveē kėsaj do tė bėj qė ti tė bėhesh nje shkreti dhe njė turp midis kombeve qė tė rrethojnė, para syve tė tė gjithė kalimtarėve.

15

Dhe kjo do tė jetė njė turp, njė objekt talljeje, njė mėsim dhe njė objekt habije pėr kombet qė tė rrethojnė, kur do tė zbatojė mbi ty gjykimet e mia me zemėrim, me tėrbim dhe me ndėshkime me indinjatė. Unė Zoti, kam folur.

16

Kur do tė hedh kundėr tyre shigjetat e tmerrshme tė urisė, qė sjellin shkatėrrim dhe qė unė do tė dėrgoj pėr t`ju shkatėrruar, do ta bėj edhe mė tė rėndė urinė tuaj dhe do t`ju heq bazėn e bukės.

17

Kėshtu do tė dėrgoj kundėr jush urinė dhe kafshė tė kėqija qė do tė tė lėnė pa fėmijė. Murtaja dhe masakra do tė kalojnė nė mes teje dhe do tė bėj qė shpata tė vijė mbi ty. Unė, Zoti, kam folur"".

Ezekieli 6