Bibla Shqip

Ezekieli 3

Ezekieli

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 4

1

"Ti bir njeriu, merr njė pllakė tė vogėl argjile, vėre para teje dhe vizato mbi tė njė qytet, Jeruzalemin:

2

rrethoje, ndėrto kundėr tij njė kullė, lartėso kundėr asaj disa ledhe, vendos kundėr saj fushime dhe disa desh rreth e qark.

3

Pastaj merr njė pllakė hekuri dhe vendose si njė mur hekuri midis teje dhe qytetit; kthe fytyrėn tėnde pėrballė tij dhe ai do tė jetė i rrethuar dhe ti do ta rrethosh. Kjo do tė jetė njė shenjė pėr shtėpinė e Izraelit.

4

Shtrihu pastaj mbi krahun e majtė dhe vendos mbi tė paudhėsinė e shtėpisė sė Izraelit. Pėr numrin e ditėve gjatė tė cilave do tė rrish shtrirė mbi tė, do tė mbash paudhėsinė e tyre.

5

Nė fakt unė kam vėnė mbi ty vitet e paudhėsisė sė tyre nė bazė tė numrit tė ditėve gjatė tė cilave ti do tė rrish shtrirė, treqind e nėntėdhjet ditė. Kėshtu ti do tė mbash paudhėsinė e shtėpisė sė Izraelit.

6

Me ti mbaruar kėto, do tė shtrihesh pėrsėri nė krahun tėnd tė djathtė dhe do ta mbash paudhėsinė e shtėpisė sė Judės pėr dyzet ditė. Kam vėnė mbi ty njė ditė pėr ēdo vit.

7

Ti do ta kthesh fytyrėn tėnde dhe krahun tėnd tė zhveshur nė drejtim tė rrethimit tė Jeruzalemit dhe do tė profetizohesh kundėr tij.

8

Dhe ja, po tė vė litarė mbi trup nė mėnyrė qė ti tė mos kthehesh nga njė krah nė tjetrin, deri sa tė kesh plotėsuar ditėt e rrethimit tėnd.

9

Merr edhe grurė, elb, bathė, thjerėza, mel dhe grurė tė fortė, vėri nė njė enė dhe u bėj bukė; tė cilėn do ta hash gjatė tėrė ditėve qė do tė rrish shtrirė mbi krahun tėnd, domethėnė pėr treqind e nėntėdhjetė ditė.

10

Ushqimi qė do tė hash do tė ketė njė peshė prej njėzet siklash nė ditė; do ta hash nė ēaste tė caktuara, ēdo ditė.

11

Edhe ujin do ta pish tė racionuar: njė tė gjashtėn e njė hini; do ta pish nė ēaste tė caktuara ēdo ditė.

12

Do ta hash kėtė bukė nė formė kuleēėsh prej elbi qė do ti pjekėsh me jashtėqitje njerėzish pėrpara syve tė tyre".

13

Pastaj Zoti tha: "Kėshtu bijtė e Izraelit do tė hanė bukėn e tyre tė ndotur nė mes tė kombeve ndėr tė cilėt do ti shpėrndaj".

14

Atėherė unė thashė: "O, Zot, Zot, unė nuk jam ndotur kurrė; qysh nė fėmijėri e deri mė sot nuk kam ngrėnė kurrė mish kafshe tė ngordhur nė mėnyrė natyrale ose tė shqyer dhe nuk mė ka hyrė nė gojė asnjė mish i papastėr.

15

Atėherė ai mė tha: "Ja unė po tė jap bajga lopėsh nė vend tė jashtėqitjeve tė njeriut; mbi to do tė pjekėsh bukėn tėnde".

16

Pastaj mė tha: "Bir njeriu, unė do tė bėj tė mungojė baza e bukės nė Jeruzalem; ata do ta hanė bukėn me peshė dhe nė hidhėrim dhe do tė pijnė ujin e racionuar nė tmerr,

17

sepse do t`u mungojė buka dhe uji dhe do tė shikojnė njeri tjetrin tė tmerruar, duke u shkrirė nė paudhėsinė e tyre".

Ezekieli 5