Bibla Shqip

Ezekieli 2

Ezekieli

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 3

1

Pastaj mė tha: "O bir njeriu, ha atė qė gjen, ha kėtė rrotull, pastaj shko dhe foli shtėpisė sė Izraelit".

2

Kėshtu unė hapa gojėn dhe ai mė vuri qė tė ha atė rrotull.

3

Pastaj mė tha: "O bir njeriu, ushqeje barkun tėnd dhe mbushi zorrėt e tua me kėtė rrotull qė po tė jap". Kėshtu unė e hėngra dhe u bė nė gojėn time i ėmbėl si mjaltė.

4

Mė tha akoma: "O bir njeriu, nisu, shko nė shtėpinė e Izraelit, u trego atyre fjalėt e mia,

5

sepse nuk je dėrguar te njė popull me njė tė folur tė errėt dhe njė gjuhė tė vėshtirė, por nė shtėpinė e Izraelit,

6

jo te shumė popuj me njė tė folur tė errėt dhe njė gjuhė tė vėshtirė, fjalėt e tė cilėve ti nuk i kupton. Me siguri, po tė tė kisha dėrguar tek ata, do tė tė kishin dėgjuar.

7

Por shtėpia e Izraelit nuk do tė dojė tė tė dėgjojė, sepse nuk duan tė mė dėgjojnė mua. Nė fakt tėrė shtėpia e Izraelit e ka ballin tė fortė dhe zemrėn kryeneēe.

8

Ja, unė e bėra fytyrėn tėnde tė fortė kundėr fytyrės sė tyre dhe e bėra ballin tėnd tė fortė kundėr ballit tė tyre.

9

Unė e bėra ballin tėnd si njė diamant, mė tė fortė se stralli; mos ki frikė prej tyre, mos u tremb nga ata, sepse janė njė shtėpi rebele".

10

Pastaj mė tha: "Bir njeriu, prano nė zemrėn tėnde tėrė fjalėt qė do tė tė them dhe dėgjoji me veshėt e tua.

11

Dhe nisu, shko te ata qė janė nė robėri, te bijtė e popullit tėnd, folu dhe u thuaj: "Kėshtu thotė Zoti, Zoti", edhe sikur tė tė dėgjojnė ose tė refuzojnė tė tė dėgjojnė".

12

Pastaj Fryma mė ngriti dhe dėgjova prapa meje zhurmėn e njė potereje tė madhe qė thoshte: "E bekuar qoftė lavdia e Zotit nga banesa e tij!".

13

Dėgjova gjithashtu zhurmėn e krahėve tė qenieve tė gjalla qė pėrplaseshin njėra kundrejt tjetrės, zhurmėn e rrotave pranė tyre dhe zhurmėn e njė potereje tė madhe.

14

Kėshtu Fryma mė ngriti dhe mė mori me vete; dhe unė shkova plot trishtim me indinjatėn e frymės time; por dora e Zotit ishte e fortė mbi mua.

15

Kėshtu arrita te ata qė ishin nė robėri nė Tel-abib pranė lumit Kebar dhe u ndala atje ku ata banonin, qėndrova i hutuar shtatė ditė nė mes tyre.

16

Nė mbarim tė shtatė ditėve ndodhi qė fjala e Zotit m`u drejtua, duke thėnė:

17

"Bir njeriu, tė kam caktuar si roje pėr shtėpinė e Izraelit; kur tė dėgjosh ndonjė fjalė nga goja ime, do t`i lajmėrosh nga ana ime.

18

Nė rast se unė i them tė pabesit: "Me siguri ke pėr tė vdekur", dhe ti nuk e njofton dhe nuk flet pėr ta lajmėruar tė pabesin qė tė braktisė rrugėn e tij tė keqe pėr tė shpėtuar jetėn e tij, ai i pabesė do tė vdesė nė paudhėsinė e tij, por unė do tė kėrkoj llogari prej teje pėr gjakun e tij.

19

Por nė qoftė se ti e lajmėron tė pabesin dhe ai nuk heq dorė nga pabesia e tij dhe nga jeta e tij e keqe, ai do tė vdesė nė paudhėsinė e tij, por ti do ta kesh shpėtuar shpirtin tėnd.

20

Por nė qoftė se mė pas njė njeri i drejtė heq dorė nga ndershmėria e tij dhe kryen paudhėsi, unė do ti vė njė pengesė pėrpara dhe ai do tė vdesė; sepse ti nuk e ke lajmėruar dhe ai do tė vdesė nė mėkatin e tij, dhe gjėrat e drejta qė ai ka bėrė, nuk do tė kujtohen mė, por unė do t`i kėrkoj llogari dorės sate pėr gjakun e tij.

21

Por nė rast se ti njofton tė drejtin qė tė mos mėkatojė dhe ai nuk mėkaton, ai me siguri do tė jetojė sepse u paralajmėrua, dhe ti do tė kesh shpėtuar shpirtin tėnd".

22

Atje, pra, ishte dora e Zotit mbi mua dhe mė tha: "Ngrihu, dil nė fushė dhe atje unė do tė flas".

23

Kėshtu u ēova dhe dola nė fushė, dhe atje ishte lavdia e Zotit, ashtu si lavdia qė kisha parė pranė lumit Kebar, dhe unė rashė mbi fytyrė.

24

Por Fryma hyri te unė, mė bėri tė ēohem mė kėmbė dhe mė foli duke thėnė: "Shko, mbyllu nė shtėpinė tėnde.

25

Dhe ja, o bir njeriu, ty do tė vihet litarė, me ato do tė lidhin dhe kėshtu nuk do tė kesh mundėsi tė dalėsh nė mes tyre.

26

Unė do tė bėj qė gjuha jote tė ngjitet nė qiellzėn tėnde dhe do tė mbetesh memec, kėshtu nuk do tė jesh mė pėr ta dikush qė i qorton, sepse janė njė shtėpi rebele.

27

Por kur do tė tė flas, do tė tė hapė gojėn dhe ti do t`u thuash atyre: "Kėshtu thotė Zoti, Zoti". Ai qė do tė dėgjojė le tė dėgjojė; dhe ai qė refuzon tė dėgjojė, le tė refuzojė, sepse janė njė shtėpi rebele".

Ezekieli 4