Bibla Shqip

Ezekieli 1

Ezekieli

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 2

1

Dhe mė tha: "O bir njeriu, ēohu mė kėmbė dhe unė do tė tė flas".

2

Ndėrsa ai mė fliste, Fryma hyri tek unė dhe mė bėri tė ēohem mė kėmbė, dhe unė dėgjova atė qė mė fliste.

3

Ai mė tha: "O bir njeriu, unė tė dėrgoj te bijtė e Izraelit, nė mes tė kombeve rebelė qė janė rebeluar kundėr meje; ata dhe etėrit e tyre kanė ngritur krye kundėr meje deri mė kėtė ditė.

4

Ata te tė cilėt po tė dėrgoj janė bij me fytyrė tė ashpėr dhe me zemėr kryeneēe, dhe ti do t`u thuash atyre: "Kėshtu thotė Zoti, Zoti".

5

Edhe sikur tė dėgjojnė ose tė mos pranojnė tė dėgjojnė, sepse janė njė shtėpi rebele, do tė mėsojnė se megjithatė ka njė profet nė mes tyre.

6

Dhe ti, bir njeriu, mos ki frikė prej tyre dhe mos ki frikė nga fjalėt e tyre, edhe se po qe se do gjendesh i rrethuar nga hithra dhe nga gjemba dhe po qe se banon nė mes tė akrepave; mos ki frikė

7

Por ti do t`u njoftosh fjalėt e mia, edhe sikur tė tė dėgjojnė ose tė refuzojnė tė dėgjojnė, sepse janė rebelė.

8

Dhe ti, bir njeriu, dėgjo atė qė tė them; mos u bėj rebel si kjo shtėpi rebele; hap gojėn dhe ha atė qė po tė jap".

9

Unė shikova, dhe ja njė dorė e shtrirė drejt meje; dhe ja, nė tė ishte rrotulla e njė libri.

10

Ai e shpalosi para meje; ishte shkruar nga brenda dhe nga jashtė dhe nė tė ishin shkruar vaje, rėnkime dhe halle.

Ezekieli 3