Bibla Shqip

Jeremia 50

Jeremia

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 51

1

Kėshtu thotė Zoti: "Ja, unė do tė ngre njė erė shkatėrruese kundėr Babilonisė dhe kundėr banorėve tė Leb Kamait.

2

Do tė dėrgoj kundėr Babilonisė disa tė huaj qė do ta kontrollojnė dhe do ta zbrazin vendin e saj, sepse nė ditėn e fatkeqėsisė do tė sulen mbi tė nga tė gjitha anėt.

3

Mos lini qė ai, i cili nder harkun ta shtrijė atė apo tė ngrihet nė parzmoren e tij. Mos kurseni tė rinjtė e saj, vendosni shfarosjen e tėrė ushtrisė sė saj.

4

Kėshtu ata do tė bien tė vrarė nė vendin e Kaldeasve dhe tė shpuar nėpėr rrugėt e Babilonisė.

5

Sepse Izraeli dhe Juda nuk kanė qėnė braktisur nga Perėndia i tyre, nga Zoti i ushtrive, megjithėse vendi i tyre ishte plot me faje kundėr tė Shenjtit tė Izraelit".

6

Ikni nga mesi i Babilonisė dhe tė shpėtojė secili jetėn e tij, shikoni tė mos tė shkatėrroheni nė paudhėsinė e saj. Sepse kjo ėshtė koha e hakmarrjes sė Zotit; ai do tė japė shpėrblimin e drejtė.

7

Babilonia ishte nė duart e Zotit njė kupė ari qė dehte tėrė tokėn; kombet kanė pirė nga vera e saj, prandaj kombet kanė rėnė nė kllapi.

8

Papritmas Babilonia ra, u shkatėrrua. Vajtoni pėr tė, merrni balsam pėr dhembjen e saj; ndofta mund tė shėrohet.

9

Ne dėshironim ta shėronim Babiloninė, por ajo nuk ėshtė shėruar. Braktiseni dhe tė shkojmė secili nė vendin e vet, sepse gjykimi i saj arrin deri nė qiell dhe ngrihet deri te retė.

10

Zoti ka bėrė tė triumfojė ēėshtja jonė e drejtė. Ejani, tė tregojmė nė Sion veprėn e Zotit, Perėndisė tonė.

11

Mprehni shigjetat, rrokni mburojat. Zoti ka zgjuar frymėn e mbretėrve tė Medasve, sepse qėllimi i tij kundėr Babilonisė ėshtė shkatėrrimi i saj, sepse kjo ėshtė hakmarrja e Zotit, hakmarrja e tempullit tė tij.

12

Ngrini flamurin mbi muret e Babilonisė. Pėrforconi rojet, vendosni shigjetarė, pėrgatitni kurthe. Sepse Zoti ka menduar dhe ka zbatuar atė qė ka thėnė kundėr banorėve tė Babilonisė.

13

O ti qė banon pranė ujėrave tė mėdha, tė pasura nė thesarė, fundi yt erdhi, fundi i fitimeve tė tua tė padrejta.

14

Zoti i ushtrive i ėshtė betuar nė veten e tij: "Unė do tė tė mbush me njerėz si miza qė do tė ngrenė kundėr teje britma lufte".

15

Ai ka bėrė tokėn me fuqinė e tij, ka vendosur botėn me diturinė e tij dhe ka shpalosur qiejt me zgjuarėsinė e tij.

16

Kur nxjerr zėrin e tij, ka njė zhurmė ujėrash nė qiell; ai bėn qė tė ngjiten avujt nga skajet e tokės, prodhon rrufetė pėr shiun dhe e nxjerr erėn nga depozitat e tij.

17

Ēdo njeri atėherė bėhet budalla, pa njohuri, ēdo argjendar ka turp pėr shėmbėlltyrėn e tij tė gdhendur, sepse shėmbėlltyra e tij e derdhur ėshtė njė gėnjeshtėr, dhe nuk ka frymė jetėsore nė to.

18

Janė kotėsi, vepra mashtrimi; nė kohėn e ndėshkimit tė tyre do tė zhduken.

19

Trashėgimia e Jakobit nuk ėshtė si ata, sepse ai ka sajuar tėrė gjėrat, dhe Izraeli ėshtė fisi i trashėgimisė sė tij. Emri i tij ėshtė Zoti i ushtrive.

20

"Ti je pėr mua njė ēekiē, njė mjet lufte; me ty do tė shtyp kombet, me ty do tė shkatėrroj mbretėritė;

21

me ty do tė copėtoj kalė dhe kalorės, me ty do tė copėtoj qerre dhe karrocier;

22

me ty do tė copėtoj burrė dhe grua, me ty do tė copėtoj plak dhe fėmijė, me ty do tė copėtoj tė riun dhe virgjėreshėn;

23

me ty do tė copėtoj bariun dhe kopenė e tij, me ty do tė copėtoj katundarin dhe pendėn e tij tė qeve, me ty do tė copėtoj qeveritarėt dhe gjykatėsit.

24

Por unė do t`i shpėrblej Babiloninė dhe tėrė banorėt e Kaldesė pėr tėrė tė keqen qė i kanė bėrė Sionit para syve tuaj", thotė Zoti.

25

"Ja ku jam kundėr teje, o mal i shkatėrrimit", thotė Zoti, "ti qė shkatėrron tėrė tokėn. Unė do tė shtrij dorėn time kundėr teje, do tė tė rrokullis poshtė nga shkėmbinjtė dhe do tė tė bėj njė mal tė djegur.

26

Nga ti nuk do tė merren mė as gurė tė qoshes, as gurė themeli, por ti do tė bėhesh njė shkreti pėrjetė, thotė Zoti.

27

Ngrini njė flamur nė vend, bjerini borisė midis kombeve; pėrgatitni kombet kundėr saj, thirrni tė mblidhen kundėr saj mbretėritė e Araratit, Minit dhe Ashkenazit. Emėroni kundėr saj njė komandant. Bėni qė tė pėrparojnė kuajt si karkaleca tė kreshtė.

28

Pėrgatitni kundėr saj kombet, me mbretėritė e Medisė, me qeveritarėt e tij, me tė gjithė gjykatėsit dhe tėrė vendet e zotėrimeve tė tij.

29

Toka do tė dridhet dhe do tė mbajė zi, sepse planet e Zotit kundėr Babilonisė do tė realizohen, pėr ta katandisur vendin e Babilonisė nė njė shkreti, pa banorė.

30

Trimat e Babilonisė kanė hequr dorė nga lufta; kanė mbetur nė fortesat e tyre; forca e tyre ėshtė ligėshtuar, janė bėrė si gra. U kanė vėnė zjarrin banesave tė saj, shulet e portave tė tyre janė thyer.

31

Korrieri vrapon pėrballė korrierit dhe lajmėtari pėrballė lajmėtarit pėr t`i njoftuar mbretit tė Babilonisė qė qyteti i tij ėshtė marrė nga ēdo anė;

32

vahet qė mund tė kalohen mė kėmbė janė zėnė, kėnetat janė nė flakė dhe luftėtarėt janė tė tmerruar.

33

Sepse kėshtu thotė Zoti i ushtrive, Perėndia i Izraelit: "Bija e Babilonisė ėshtė si njė lėmė nė kohėn qė shkelet; edhe pak dhe do tė vijė pėr tė koha e korrjes".

34

"Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisė, na ka gėlltitur, na ka shtypur, na ka katandisur si njė enė bosh; na ka gėlltitur si njė dragua, ka mbushur barkun e tij me ushqimet tona tė shijshme, na ka pėrzėnė.

35

Dhuna e ushtruar kundėr meje dhe mishit tim rėntė mbi Babiloninė", do tė thotė banori i Sionit. "Gjaku im rėntė mbi banorėt e Kaldesė", do tė thotė Jeruzalemi.

36

Prandaj kėshtu thotė Zoti: "Ja, unė do tė mbroj ēėshtjen tėnde dhe do ta kryej hakmarrjen tėnde. Do tė bėj qė tė thahet deti i saj dhe tė shterojė burimi i saj.

37

Babilonia do tė bėhet njė grumbull gėrmadhash, njė strehė pėr ēakejtė, njė objekt habie e talljeje, pa banorė.

38

Ata do tė vrumbullijnė bashkė si luanė, do tė skėrmitin dhėmbėt si kėlyshėt e luanit.

39

Kur tė kenė vapė, do t`u jap tė pijnė, do t`i deh qė tė kėnaqen dhe tė flenė njė gjumė tė pėrjetshėm, pa u zgjuar mė", thotė Zoti.

40

Unė do t`i bėj tė zbresin nė kasaphanė si qengja, si desh bashkė me cjeptė.

41

Vallė si u pushtua Sheshaku dhe u fitua lavdia e tėrė dheut? Vallė si u bė Babilonia njė shkreti midis kombeve?

42

Deti ka dalė pėrmbi Babiloninė; ajo ėshtė mbytur nga zhurma e valėve tė tij.

43

Qytetet e saj janė bėrė njė mjerim, njė tokė e zhuritur, njė shkreti, njė vend ku nuk banon askush dhe nėpėr tė cilin nuk kalon asnjė bir njeriu.

44

Unė do tė ndėshkoj Belin nė Babiloni dhe do tė nxjerr nga goja e tij atė qė ka gllabėruar dhe kombet nuk do tė bashkohen mė me tė. Madje edhe muret e Babilonisė do tė rrėzohen.

45

Dil nga mesi i saj, o populli im, dhe secili tė shpėtojė jetėn e tij pėrpara zemėrimit tė zjarrtė tė Zotit.

46

Zemra juaj mos u ligėshtoftė dhe mos u trembni nga lajmet qė do tė dėgjohen nė vend, sepse njė vit do tė vijė njė lajm dhe vitin tjetėr njė lajm tjetėr. Do tė ketė dhunė nė vend, sundues kundėr sunduesit.

47

Prandaj ja, do tė vijnė ditėt nė tė cilat unė do tė ndėshkoj figurat e gdhendura tė Babilonisė; tėrė vendi do tė mbulohet me turp dhe tėrė tė plagosurit pėr vdekje do tė rrėzohen nė mes tė saj.

48

Atėherė qiejt, toka dhe ēdo gjė qė ėshtė nė to do tė ngazėllejnė mbi Babiloninė, sepse shkatėrruesit do tė vijnė kundėr saj nga veriu", thotė Zoti.

49

Ashtu si Babilonia bėri qė tė rrėzohen tė plagosurit pėr vdekje tė Izraelit, kėshtu nė Babiloni do tė rrėzohen tė plagosurit pėr vdekje tė tė gjithė vendit.

50

Ju, qė keni shpėtuar nga shpata, nisuni, mos u ndalni; mbani mend qė nga larg Zotin, dhe Jeruzalemi t`ju kthehet nė zemėr.

51

Na vjen turp tė dėgjojmė sharjen, turpi ka mbuluar fytyrėn tonė, sepse disa tė huaj kanė hyrė nė shenjtoren e shtėpisė tė Zotit.

52

"Prandaj ja, do tė vijnė ditėt", thotė Zoti, "nė tė cilat unė do tė dėnoj figurat e tij tė gdhendura dhe nė tėrė vendin e tij do tė rėnkojnė tė plagosurit pėr vdekje.

53

Edhe sikur Babilonia tė ngjitej deri nė qiell, edhe sikur ta bėnte tė pakapshme forcėn e saj tė lartė, nga ana ime do tė vijnė kundėr saj disa shkatėrrimtarė", thotė Zoti.

54

Zhurma e njė britme po vjen nga Babilonia, e njė shkatėrrimi tė madh nga vendi i Kaldasve.

55

Sepse Zoti po shkatėrron Babiloninė dhe bėn qė tė pushojė zhurma e saj e madhe; valėt e tyre gumėzhijnė, zhurma e zėrit tė tyre po ngrihet.

56

Shkatėrrimtari nė fakt erdhi kundėr saj, kundėr Babilonisė; trimat e saj janė kapur, harqet e tyre janė copėtuar, sepse Zoti ėshtė Perėndia i shpėrblimeve; ai do t`i shpėrblejė me siguri.

57

Unė do t`i deh princat e saj, njerėzit e urtė tė saj, qeveritarėt e saj, nėpunėsit e saj, dhe trimat e saj dhe kėshtu do tė bėjnė njė gjumė tė pėrjetshėm dhe nuk do tė zgjohen mė", thotė Mbreti, emri i tė cilit ėshtė Zoti i ushtrive.

58

Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: "Muret e gjėra tė Babilonisė do tė prishen krejtėsisht, portat e saj tė larta do tė digjen me zjarr; kėshtu popujt do tė kenė punuar pėr asgjė dhe kombet do tė jenė munduar vetėm pėr zjarrin".

59

Urdhri qė profeti Jeremia i dha Serajahut, birit tė Neriahut, bir i Mahsejahut, kur shkoi nė Babiloni me Sedekian, mbretin e Judės, nė vitin e katėrt tė mbretėrimit tė tij. Serajahu ishte shefi i Ēambelanėve.

60

Kėshtu Jeremia shkroi nė njė libėr tėrė tė kėqiat qė do tė pėsonte Babilonia, tėrė kėto fjalė qė janė shkruar kundėr Babilonisė.

61

Dhe Jeremia i tha Serajahut: "Kur tė arrish nė Babiloni, ki kujdes t`i lexosh tėrė kėto fjalė,

62

dhe do tė thuash: "O Zot, ti ke thėnė pėr kėtė vend se do ta shkatėrroje, dhe se nuk do tė mbetej nė tė mė asnjėri, qoftė njeri apo kafshė, por do tė bėhej njė shkreti e pėrjetshme".

63

Pastaj, kur tė kesh mbaruar sė lexuari kėtė libėr, do tė lidhėsh mbi tė njė gur dhe do ta hedhėsh nė mes tė Eufratit,

64

dhe do tė thuash: "Kėshtu do tė mbytet Babilonia dhe nuk do tė ngrihet mė nga fatkeqėsia qė unė do tė sjell mbi tė; dhe ata do tė jenė tė rraskapitur"". Deri kėtu fjalėt e Jeremias.

Jeremia 52