Bibla Shqip

Jeremia 46

Jeremia

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 47

1

Fjala e Zotit qė iu drejtua profetit Jeremia kundėr Filistejve, para se Faraoni tė sulmonte Gazėn.

2

Kėshtu thotė Zoti: "Ja ujrat po ngrihen nga veriu, bėhen njė pėrrua qė del nga shtrati dhe pėrmbytin vendin dhe gjithēka pėrmban, qytetin dhe ata qė banojnė nė tė; atėherė njerėzit do tė bėrtasin dhe tėrė banorėt e vendit, do tė ulėrijnė.

3

Nė zhurmėn e trokut tė kuajve tė fuqishėm, nė rrapėllimėn e qerreve tė tyre, nė poteren e rrotave tė tyre, etėrit nuk do tė kthehen nga bijtė e tyre pėr shkak tė dobėsisė sė duarve tė tyre,

4

pėr shkak tė ditės qė vjen pėr tė shkatėrruar tėrė Filistejtė, duke eleminuar nga Tiro dhe Sidoni ēdo mbeturinė qė mund tė japė ndihmė, sepse Zoti do tė shkatėrrojė Filistejtė, mbeturinat e ishullit tė Kaftorit.

5

Gaza u bė e shogėt, Ashkeloni u shkatėrrua. O banorė tė luginės sė tyre qė mbetėt gjallė, deri kur do tė vazhdoni tė bėni prerje?

6

O shpatė e Zotit, kur do tė kesh prehje? Hyrė nė myllin tėnd, ndalu dhe rri e qetė!

7

Si mund tė pushojė kur Zoti i ka dhėnė urdhra kundėr Ashkelonit dhe kundėr bregut tė detit?; ai e ka thirrur atje".

Jeremia 48