Bibla Shqip

Jeremia 45

Jeremia

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 46

1

Fjala e Zotit qė iu drejtua profetit Jeremia kundėr kombeve.

2

Kundėr Egjiptit: pėrsa i pėrket ushtrisė sė Faraonit Neko, mbretit tė Egjiptit, qė ishte pranė lumit Eufrat nė Karkemish dhe qė Nebukadnetsari, mbret i Babilonisė, e mundi vitin e katėrt tė Jehojakimit, birit tė Josias, mbret i Judės.

3

"Pėrgatitni mburojėn e vogėl dhe tė madhe dhe afrojuni betejės.

4

Shaloni kuajt dhe ju kalorės, u hipni atyre; paraqituni me pėrkrenare, i shndritni shtizat tuaja, vishni parzmoret!

5

Ēfarė po shoh? Ata e kanė humbur dhe po kthehen prapa; burrat e tyre trima janė mundur dhe ikin me nxitim pa kthyer as kokėn prapa; rreth e qark sundon tmerri", thotė Zoti.

6

"Mos lejo qė i shpejti tė ikė dhe qė trimi tė shpėtojė. Nė veri, pranė lumit Eufrat, ata po lėkunden dhe po rrėzohen.

7

Kush ėshtė ai qė ngjitet si Nili, dhe ujrat e tė cilit fryhen si ato tė lumenjve?

8

Éshtė Egjipti qė ngjitet si Nili, dhe ujrat e tė cilit po fryhen si ato tė lumenjve. Ai thotė: "Do tė dal, do tė mbuloj tokėn dhe do tė shkatėrroj qytetin dhe banorėt e tij".

9

Ngarkohuni, o kuaj, dhe pėrparoni me rrėmbim, o qerre, le tė dalin pėrpara burrat trima, ata tė Etiopisė dhe tė Putit qė mbajnė mburojėn dhe ata tė Ludit qė pėrdorin dhe shtrijnė harkun.

10

Kjo ditė pėr Zotin, pėr Zotin e ushtrive, ėshtė ditė hakmarrjeje, pėr t`u hakmarrė me armiqtė e tij. Shpata do tė shfarosė, do tė ngopet dhe do tė dehet me gjakun e tyre, sepse Zoti, Zoti i ushtrive, bėn njė flijim nė vendin e veriut, pranė lumit Eufrat.

11

Ngjitu nė Galaad dhe merr ca balsam, o e virgjėr, o bijė e Egjiptit. Mė kot ti pėrdor barėra tė shumta, nuk ka shėrim pėr ty.

12

Kombet kanė marrė vesh poshtėrsinė tėnde dhe britma jote e dhembjes ka mbushur dheun, sepse trimi ėshtė penguar me njė trim dhe qė tė dy kanė rėnė bashkė".

13

Fjala qė Zoti i drejtoi profetit Jeremia pėr ardhjen e Nebukadnetsarit, mbretit tė Babilonisė, pėr tė goditur vendin e Egjiptit.

14

Shpalleni nė Egjipt, bėjeni tė ditur nė Migdol, bėjeni tė ditur nė Nof dhe nė Tahpanhes. Thoni: "Ēohu dhe pėrgatitu, sepse shpata pėrpin ēdo gjė qė tė rrethon".

15

Pse burrat e tu trima janė rrėzuar? Nuk mund tė rezistojnė sepse Zoti i rrėzon.

16

Ai bėn qė tė lėkunden shumė prej tyre, bien njėri mbi tjetrin dhe thonė: "Ja, tė kthehemi te populli ynė dhe nė vendlindje, larg shpatės vrastare".

17

Atje ata bėrtasin: "Faraoni, mbreti i Egjiptit, nuk ėshtė veēse njė zhurmė e madhe, qė ka lėnė tė kalojė koha e caktuar".

18

"Siē ėshtė e vėrtetė qė unė rroj", thotė Mbreti emri i tė cilit ėshtė Zoti i ushtrive, "ai do tė vijė si Tabori midis maleve, si Karmeli pranė detit.

19

Pėrgatit gjėrat e nevojshme pėr robėrinė, o bijė qė banon nė Egjipt, sepse Nofi do tė bėhet njė shkretėtirė dhe do tė digjet, nuk do tė banojė mė askush nė tė.

20

Egjipti ėshtė si njė mėshqerrė shumė e bukur, por i vjen shkatėrrimi, i vjen nga veriu.

21

Edhe mercenarėt e tij qė janė nė mes tė tij janė si viēa pėr majmėri; edhe ata e kanė kthyer kurrizin, ikin bashkė, nuk rezistojnė, sepse ka zbritur mbi ta dita e fatkeqėsisė sė tyre, koha e ndėshkimit tė tyre.

22

Zėri i tij lėviz si njė gjarpėr, sepse ata pėrparojnė me njė ushtri dhe dalin kundėr saj me sėpata si shumė druvarė.

23

Ata do tė rrėzojnė pyllin e saj", thotė Zoti, "megjithėse ėshtė i padepėrtueshėm, sepse janė mė tė shumtė se karkalecat, nuk numėrohen dot.

24

Bija e Egjiptit do tė mbulohet me turp, do tė jepet nė dorė tė popullit tė veriut".

25

Zoti i ushtrive, Perėndia i Izraelit, thotė: "Ja, unė do tė dėnoj Amonin e Nosė, Faraonin dhe Egjiptin, perėnditė e tij dhe mbretėrit e tij, Faraonin dhe ata qė kanė besim tek ai;

26

do t`i jap nė dorė tė atyre qė kėrkojnė jetėn e tyre, nė dorė tė Nebukadnetsarit, mbretit tė Babilonisė, dhe nė dorė tė shėrbėtorėve tė tij; por mbas kėsaj do tė banohet si nė tė kaluarėn", thotė Zoti.

27

"Por ti mos u tremb, o shėrbėtori im Jakobi, mos u trondit, o Izrael, sepse ja, unė do tė tė shpėtoj ty prej sė largu dhe pasardhėsit e tu nga toka e robėrisė se tyre. Jakobi do tė kthehet, nuk do t`i bien nė qafė mė dhe do tė jetė i qetė dhe askush nuk do ta trembė mė.

28

Mos u tremb, o Jakobi, shėrbėtori im", thotė Zoti, "sepse unė jam me ty, do tė asgjėsoj tėrė kombet midis tė cilėve tė kam shpėrndarė, por nuk do tė tė zhduk ty; do tė tė ndėshkoj me njė masė tė drejtė dhe nuk do tė tė lė fare pa dėnuar".

Jeremia 47