Bibla Shqip

Jeremia 41

Jeremia

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 42

1

Tėrė krerėt e forcave, Johanani, bir i Kareahut, Jezaniahu, bir i Hoshajahut, dhe tėrė populli, nga mė i vogli deri te mė i madhi, u afruan

2

dhe i thanė profetit Jeremia: "Oh, arriftė lutja jonė para teje dhe lutju Zotit, Perėndisė tėnd, pėr ne, pėr tėrė kėtė mbeturinė (sepse nga shumė qė ishim kemi mbetur pak, si po e vė re me sytė e tu),

3

me qėllim qė Zoti, Perėndia yt, tė na tregojė udhėn nėpėr tė cilėn duhet tė ecim dhe atė qė duhet tė bėjmė".

4

Profeti Jeremia u tha atyre: "E mora vesh! Ja, do t`i lutem Zotit, Perėndisė tuaj, sipas fjalėve tuaja dhe do t`ju bėj tė ditur tėrė ato qė Zoti do t`ju thotė; nuk do t`ju fsheh asgjė".

5

Atėherė ata i thanė Jeremias: "Zoti le tė jetė dėshmitar i vėrtetė dhe besnik kundėr nesh, po qe se ne nuk do tė veprojmė sipas ēdo fjale qė Zoti, Perėndia yt, do tė dėrgojė tė na thotė nėpėrmjet teje.

6

Qoftė pėrgjigjja e tij e pėlqyer ose e papėlqyer, ne do t`i bindemi zėrit tė Zotit, Perėndisė tonė, tek i cili po tė dėrgojmė me qėllim qė tė na vinė tė mira duke iu bindur zėrit tė Zotit, Perėndisė tonė".

7

Pas dhjetė ditėsh ndodhi qė fjala e Zotit iu drejtua Jeremias.

8

Atėherė ai thirri Johananin, birin e Kareahut, tėrė krerėt e forcave qė ishin bashkė me tė dhe tėrė popullin, nga mė i vogli deri te mė i madhi,

9

dhe u tha atyre: "Kėshtu thotė Zoti, Perėndia i Izraelit, tek i cili mė dėrguat me qėllim qė t`i paraqitja lutjen tuaj:

10

"Nė rast se vazhdoni tė rrini nė kėtė vend, unė do t`ju vendos dhe nuk do t`ju shkatėrroj, do t`ju mbjell dhe nuk do t`ju ērrėnjos, sepse po pendohem pėr mjerimin qė kam sjellė mbi ju.

11

Mos kini frikė nga mbreti i Babilonisė, prej tė cilit trembeni; mos kini frikė prej tij", thotė Zoti, "sepse unė jam me ju, pėr t`ju shpėtuar dhe pėr t`ju ēliruar nga dora e tij.

12

Unė do tė jem i mėshirshėm me ju me qėllim qė edhe ai tė jetė i mėshirshėm me ju dhe t`ju bėjė tė ktheheni nė vendin tuaj".

13

Por nė qoftė se, duke mos iu bindur zėrit tė Zotit, Perėndisė tuaj, ju thoni: "Nuk duam tė qėndrojmė nė kėtė vend",

14

dhe thoni: "Jo, duam tė shkojmė nė vendin e Egjiptit, ku nuk do tė shikojmė luftė as nuk do tė dėgjojmė zėrin e burisė dhe as nuk do tė vuajmė mė nga uria pėr bukė, dhe aty do tė banojmė",

15

e mirė, pra, dėgjoje atėherė fjalėn e Zotit, o mbetje e Judės! Kėshtu thotė Zoti i ushtrive, Perėndia i Izraelit: "Nė rast se me tė vėrtetė keni vendosur tė shkoni nė Egjipt dhe shkoni aty pėr t`u ngulitur,

16

shpata nga e cila keni frikė do t`ju arrijė aty, nė vendin e Egjiptit, dhe uria prej sė cilės kishit kaq frikė do t`ju ngjitet nė trup atje nė Egjipt dhe aty do tė vdisni.

17

Do tė ndodhė, pra, qė tėrė ata qė kanė vendosur tė shkojnė nė Egjipt pėr tė banuar atje, do tė vdesin nga shpata, nga uria apo nga murtaja. Asnjė prej tyre nuk do tė mbetet gjallė dhe nuk do t`i shpėtojė kėsaj fatkeqėsie qė unė do tė sjell mbi ta".

18

Sepse kėshtu thotė Zoti i ushtrive, Perėndia i Izraelit: "Ashtu si zemėrimi im dhe tėrbimi im janė derdhur mbi banorėt e Jeruzalemit, kėshtu tėrbimi im do tė derdhet mbi ju, kur tė hyni nė Egjipt, dhe do tė bėheni objekt nėme, habije, mallkimi, turpi dhe nuk do ta shihni mė kėtė vend".

19

O mbetje e Judės, Zoti ju thotė: "Mos shkoni nė Egjipt!". Dijeni mirė qė sot ju kam paralajmėruar nė mėnyrė solemne.

20

Ju keni pėrdorur mashtrimin kundėr vetes suaj, kur mė dėrguat tek Zoti, Perėndia juaj, duke thėnė: "Lutju pėr ne Zotit, Perėndisė tonė, dhe tėrė ato qė ka pėr tė thėnė Zoti, Perėndia ynė, na i trego me besnikėri, dhe ne do t`i bėjmė".

21

Unė ua bėra tė ditur sot; por ju nuk i bindeni zėrit tė Zotit, Perėndisė tuaj, dhe asgjėje nga ato qė ka dėrguar t`ju thotė nėpėrmjet meje.

22

Por dijeni mirė, pra, qė ju do tė vdisni nga shpata nga uria dhe nga murtaja nė vendin ku dėshironi tė shkoni pėr tė banuar".

Jeremia 43