Bibla Shqip

Jeremia 39

Jeremia

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 40

1

Fjala qė iu drejtua nga Zoti Jeremias mbasi Nebuzaradani, komandanti i rojeve, e kishte lėnė tė lirė nga Ramahu, duke e kapur ndėrsa ishte i lidhur me zinxhirė nė mes tė tė gjithė tė internuarve tė

2

Komandanti i rojeve zuri Jeremian dhe i tha: "Zoti, Perėndia yt, e ka shqiptuar kėtė tė keqe kundėr kėtij vendi.

3

Tani Zoti e realizoi atė dhe bėri ashtu si kishte thėnė, sepse ju keni mėkatuar kundėr Zotit dhe nuk keni dėgjuar zėrin e tij. Prandaj ju ndodhi njė gjė e tillė.

4

Ja sot po tė zgjidh nga prangat qė ke nė duar; nė rast se tė pėlqen tė vish me mua nė Babiloni, eja, dhe unė do tė kujdesem pėr ty; por nė rast se nuk tė pėlqen tė vish me mua nė Babiloni, qėndro. Ja, tėrė vėndi ėshtė para teje; shko atje ku tė pėlqen mė tepėr dhe ku ke mė tepėr rehati".

5

Duke qėnė se Jeremia nuk vendoste tė kthehej, Nebuzaradani tha: "Kthehu te Gedaliahu, bir i Ahikamit, bir i Shafanit, qė mbreti i Babilonisė ka vendosur mbi qytetet e Judės; bano me tė nė mes tė popullit ose shko atje ku e ndjen veten mė rehat". Pastaj komandanti i rojeve i dha ushqime si dhe njė dhuratė dhe e la tė ikte.

6

Atėherė Jeremia shkoi te Gedaliahu, bir i Ahikamit, nė Mitspah, dhe banoi aty nė mes tė popullit qė kishte mbetur nė vend.

7

Kur tėrė krerėt e forcave qė ishin nė krahinė mėsuan nga njerėzit e tyre qė mbreti i Babilonisė e kishte vendosur Gedaliahun, birin e Ahikamit, si qeveritar tė vendit dhe i kishte besuar atij burrat,

8

shkuan te Gedaliahu nė Mitspah: Ishmaeli, bir i Nethaniahut, Johanani dhe Jonathani, bijtė e Kareahut, Serajahu, bir i Tanhumethit, bijtė e Efait nga Netofa dhe Jezaniahu, bir i Maakathitit sė bashku me njerėzit e tyre.

9

Gedaliahu, bir i Ahikamit, bir i Shafanit, iu betua atyre dhe njerėzve tė tyre, duke thėnė: "Mos kini frikė t`u shėrbeni Kaldeasve, qėndroni nė vend dhe i shėrbeni mbretit tė Babilonisė, dhe ēdo gjė do t`ju shkojė mbarė.

10

Sa pėr mua, ja, unė do tė qėndroj nė Mitspah pėr tė qėnė nė dispozicion tė Kaldeasve, qė do tė vijnė te ne; por ju grumbulloni verėn, frutat verore dhe vajin, vendosini nė enėt tuaja dhe qėndroni nė qytetet tuaja qė keni zėnė".

11

Edhe tėrė Judejtė qė ishin nė Moab, midis Amonitėve, nė Edom dhe nė tė gjitha vendet, kur mėsuan qė mbreti i Babilonisė kishte lėnė njė pjesė tė popullsisė nė Judė dhe qė kishte vendosur mbi ta Gedaliahun, birin e Ahikamit, bir i Shafanit,

12

po, tėrė Judejtė u kthyen nga tė gjitha vendet ku ishin shpėrndarė dhe erdhėn nė vendin e Judės te Gedaliahu nė Mitspah dhe mblodhėn verė dhe fruta verore me bollėk tė madh.

13

Johanani, bir i Kareahut, dhe tėrė krerėt e forcave qė ishin nė krahinė erdhėn te Gedaliahu nė Mitspah,

14

dhe i thanė: "A e di ti qė Baalis, mbreti i Amonitėve, ka dėrguar Ishmaelin, birin e Nethaniahut, qė tė tė vrasė?". Por Gedaliahu, bir i Ahikamit, nuk u besoi atyre.

15

Atėherė Johanani, bir i Kareahut, i tha nė mėnyrė tė fshehtė Gedaliahut nė Mitspah: "Oh, mė lėr tė shkoj ta vras Ishmaelin, birin e Nethanjahut; askush nuk do ta mėsojė. Pse duhet tė tė marr jetėn, dhe kėshtu tėrė Judejtė qė janė mbledhur rreth teje tė shpėrndaheshin dhe pjesa qė mbetet e Judės tė vdesė?".

16

Por Gedaliahu, bir i Ahikamit, i tha Johananit, birit tė Kareahut: "Mos bėj njė gjė tė tillė, sepse ajo qė thua pėr Ishmaelin ėshtė e rreme".

Jeremia 41