Bibla Shqip

Jeremia 38

Jeremia

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 39

1

Nė vitin e nėntė tė Sedekias, mbretit tė Judės, nė muajin e dhjetė, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisė, erdhi me gjithė ushtrinė e tij kundėr Jeruzalemit dhe e rrethoi.

2

Nė vitin e njėmbėdhjetė tė Sedekias, nė muajin e katėrt, ditėn e nėntė tė muajit u hap njė e ēarė nė qytet;

3

tėrė princat e mbretit tė Babiloniė hynė dhe u vendosėn te Porta e Mesit: Nergalsharetseri, Samgar-nebo, Sarsekimi, kreu i eunukėve, Nergalsharetseri, Rab-magu dhe tėrė princat e tjerė tė mbretit tė Babilonisė.

4

Me t`i parė, Sedekia, mbreti i Judės, dhe njerėzit e luftės ua mbathėn, duke dalė natėn nga qyteti nėpėr rrugėn e kopshtit mbretėror, nėpėrmjet portės ndėrmjet dy mureve, dhe morėn rrugėn e Arabahut.

5

Por ushtria e Kaldeasve i ndoqi dhe arriti Sedekian nė fushat e Jerikos. Kėshtu e kapėn dhe e ēuan te Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisė, nė Riblah, nė vendin e Hamathit, ku shqiptoi gjykimin e tij mbi tė.

6

Pastaj mbreti i Babilonisė bėri qė tė vriten bijtė e Sedekias para syve tė tij nė Riblah; mbreti i Babilonisė bėri qė tė vriten edhe tėrė fisnikėt e Judės;

7

urdhėroi gjithashtu t`i nxjerrin sytė Sedekias dhe e lidhi me njė zinxhir tė dyfishtė prej bronzi pėr ta ēuar nė Babiloni.

8

Kaldeasit i vunė flakėn shtėpisė sė mbretit dhe shtėpive tė popullit, dhe shkatėrruan muret e Jeruzalemit.

9

Pastaj Nebuzaradani, komandanti i rojeve, e ēoi nė robėri pjesėn e popullit qė kishte mbetur nė qytet dhe ata qė kishin dezertuar nga ana e tij sė bashku me pjesėn e popullit qė kishte mbetur.

10

Por Nebuzaradani, komandanti i rojeve, la nė vendin e Judės mė tė varfėrit e popullit qė nuk kishin asgjė, duke u dhėnė nė atė kohė vreshta dhe ara.

11

Por pėr sa i pėrket Jeremias, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisė, i kishte dhėnė kėtė urdhėr Nebuzaradanit, komandantit tė rojeve, duke i thėnė:

12

"Kape, mbaj sytė mbi tė dhe mos i bėj asgjė tė keqe, por sillu me tė siē do tė tė thotė ai".

13

Kėshtu Nebuzaradani, komandanti i rojeve, Nebushazbani, kreu i eunukėve, Nergalsharetseri, Rab-magu dhe gjithė oficerėt e tjerė tė mbretit tė Babilonisė,

14

dėrguan tė marrin Jeremian nga oborri i burgut dhe ia dorėzuan Gedaljahut, birit tė Ahikamit, bir i Shafanit, me qėllim qė ta ēonte nė shtėpi. Kėshtu ai banoi nė mes tė popullit.

15

Fjala e Zotit iu drejtua Jeremias, kur ende ishte i mbyllur nė oborrin e burgut, duke thėnė:

16

"Shko dhe foli Etiopiasit Ebed-melek, duke i thėnė: Kėshtu thotė Zoti i ushtrive, Perėndia i Izraelit: Ja, unė po i realizoj mbi kėtė qytet fjalėt e mia pėr shkatėrrimin e tij dhe jo pėr tė mirėn e tij, dhe atė ditė ato do tė vėrtetohen para teje.

17

Po atė ditė unė do tė tė ēliroj, thotė Zoti, dhe nuk do tė biesh nė duart e atyre prej tė cilėve ke frikė.

18

Po, unė do tė tė ēliroj patjetėr, dhe nuk do tė biesh nga shpata, por jeta jote do tė jetė pėr ty si preja jote, sepse ke vėnė besimin tėnd tek unė, thotė Zoti".

Jeremia 40