Bibla Shqip

Jeremia 36

Jeremia

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 37

1

Mbreti Sedekia, bir i Josias, qė Nebukadnetsari, mbret i Babilonisė, e kishte bėrė mbret nė vendin e Judės, mbretėroi nė vend tė Koniahut, birit tė Jehojakimit.

2

Por as ai, as shėrbėtorėt e tij, as populli i vendit nuk i dėgjuan fjalėt qė Zoti kishte shqiptuar me anė tė profetit Jeremia.

3

Mbreti Sedekia dėrgoi Jehukalin, birin e Shelemiahut, dhe priftin Sofoni, birin e Maasejahut, te profeti Jeremia pėr t`i thėnė: "Oh, lutju pėr ne Zotit, Perėndisė tonė".

4

Jeremia shkonte e vinte nė popull, sepse akoma nuk e kishin shtėnė nė burg.

5

Ndėrkohė ushtria e Faraonit kishte dalė nga Egjipti; sapo Kaldeasit qė rrethonin Jeruzalemin e mėsuan kėtė lajm, u larguan nga Jeruzalemi.

6

Atėherė fjala e Zotit iu drejtua profetit Jeremia, duke thėnė:

7

"Kėshtu thotė Zoti, Perėndia i Izraelit: Do t`i thoni kėshtu mbretit tė Judės qė ju ka dėrguar pėr t`u konsultuar me mua: Ja, ushtria e Faraonit, qė kishte dalė pėr t`ju ndihmuar, do tė kthehet nė vendin e vet, nė Egjipt.

8

Kaldeasit do tė kthehen dhe do tė luftojnė kundėr kėtij qyteti, do ta shtien nė dorė dhe do ti vėnė flakėn".

9

Kėshtu thotė Zoti: "Mos gėnjeni veten duke thėnė: "Kaldeasit do tė ikin me siguri nga ne", sepse nuk do tė ikin.

10

Edhe sikur tė arrini ta mundni tėrė ushtrinė e Kaldeasve qė luftojnė kundėr jush dhe tė mbeteshin vetėm disa tė plagosur, kėta do tė ngriheshin secili nė ēadrėn e vet dhe do t`i vinin flakėn kėtij qyteti".

11

Ndodhi qė, kur ushtria e Kaldeasve u largua nga Jeruzalemi pėr shkak tė ushtrisė sė Faraonit,

12

Jeremia doli nga Jeruzalemi pėr tė shkuar nė vendin e Beniaminit pėr tė marrė pjesėn e tij tė trashėgimisė nė mes tė popullit.

13

Por, kur arriti te porta e Beniaminit, ku ishte njė kapiten roje qė quhej Irijah, biri i Shelemiahut, bir i Hananiahut, ky e arrestoi profetin Jeremia, duke thėnė: "Ti je bėrė me Kaldeasit".

14

Jeremia u pėrgjigj "Nuk ėshtė e vėrtetė, unė nuk po bėhem me Kaldeasit", por ai nuk ia vuri veshin. Kėshtu Irijahu e arrestoi Jeremian dhe e ēoi te princat.

15

Princat u zemėruan me Jeremian, e rrahėn dhe e futėn nė burg nė shtėpinė e shkruesit Jonathan tė cilėn e kishin kthyer nė burg.

16

Kur Jeremia hyri nė shtėpinė e burgut tė nėndheshėm, nė qeli, mbeti aty shumė ditė.

17

Pastaj mbreti Sedekia dėrgoi ta marrin, e pyeti fshehurazi nė shtėpinė e tij dhe i tha: "A ka ndonjė fjalė nga ana e Zotit?". Jeremia u pėrgjigj: "Po, ka". Dhe shtoi: "Ti do tė jepesh nė dorė tė mbretit tė Babilonisė".

18

Pėrveē kėsaj Jeremia i tha mbretit Sedekia: "Ēfarė faji kam kryer kundėr teje, kundėr shėrbėtorėve tė tu ose kundėr kėtij populli, qė mė fute nė burg?

19

Ku janė tani profetėt tuaj qė ju profetizonin duke thėnė: "Mbreti i Babilonisė nuk do tė vijė kundėr jush as kundėr kėtij vendi"?

20

Tani dėgjo, tė lutem, o mbret imzot, lutja ime tė jetė e pėlqyer para teje dhe mos mė kthe nė shtėpinė e shkruesit Jonathan, qė tė mos vdes atje".

21

Atėherė mbreti Sedekia urdhėroi qė Jeremia tė ruhej nė oborrin e burgut dhe t`i jepej ēdo ditė njė copė bukė nga rruga e furrtarėve, deri sa tė mbarohej gjithė buka e qytetit. Kėshtu Jeremia mbeti nė oborrin e burgut.

Jeremia 38