Bibla Shqip

Jeremia 33

Jeremia

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 34

1

Fjala qė i drejtua nga Zoti Jeremias, kur Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisė, me gjithė ushtrinė e tij dhe tėrė mbretėritė e tokave mbi tė cilat ai sundonte dhe gjithė popujt luftonin kundėr Jeruzalemit

2

"Kėshtu thotė Zoti, Perėndia i Izraelit: Shko dhe foli Sedekias, mbretit tė Judės dhe i thuaj: Kėshtu thotė Zoti: Ja, unė ia jap kėtė qytet nė dorė mbretit tė Babilonisė, i cili do ti vėrė flakėn.

3

Ti nuk do tė shpėtosh nga dora e tij, por do tė kapesh me siguri dhe do tė biesh nė pushtetin e tij; sytė e tu do tė shohin sytė e mbretit tė Babilonisė, ai do tė tė flasė ballė pėr ballė dhe ti do tė shkosh nė Babiloni".

4

Megjithatė dėgjo fjalėn e Zotit, o Sedekia, mbreti i Judės: "Kėshtu thotė Zoti pėr ty: Nuk ke pėr tė vdekur nga shpata.

5

Por do tė vdesėsh nė paqe; dhe ashtu si dogjėn aroma pėr etėrit e tu, mbretėrit e lashtė qė ishin para teje, kėshtu do tė djegin aroma pėr ty dhe do tė mbajnė zi duke thėnė: "Vaj medet, Zot!". Po, unė e shqiptova kėtė fjalė", thotė Zoti.

6

Profeti Jeremia ia tha tėrė kėto fjalė Sedekias, mbretit tė Judės, nė Jeruzalem,

7

ndėrsa ushtria e mbretit tė Babilonisė luftonte kundėr Jeruzalemit dhe kundėr tė gjitha qyteteve tė Judės qė akoma ekzistonin, domethėnė kundėr Lakishit dhe Azekahut, qė ishin tė vetmet qytete tė fortifikuara qė mbetėn nga qytetet e Judės.

8

Kjo ėshtė fjala qė iu drejtua Jeremias nga Zoti, mbas pėrfundimit tė njė besėlidhjeje nga mbreti Sedekia me tėrė popullin qė ishte nė Jeruzalem pėr tu shpallur atyre lirinė:

9

domethėnė qė secili t`i linte tė lirė skllevėrit e tij hebrenj, meshkuj ose femra, burra ose gra, me qėllim qė askush tė mos mbante mė si skllav ndonjė vėlla tė tij jude.

10

Tėrė princat dhe tėrė populli qė kishin pranuar besėlidhjen, pranuan t`i lėshojnė tė lirė skllavin ose skllaven e vet dhe tė mos i mbajnė mė nė skllavėri, dhe kėshtu i liruan.

11

Por mė vonė ndryshuan mendim dhe bėnė qė tė rikthehen skllevėrit dhe skllavet qė i kishin lėshuar tė lirė dhe i nėnshtruan pėrsėri si skllevėr dhe skllave tė tyre.

12

Fjala e Zotit iu drejtua pastaj Jeremias nga Zoti, duke thėnė:

13

"Kėshtu thotė Zoti, Perėndia i Izraelit: Unė lidha njė besėlidhje me etėrit tuaj ditėn qė i nxora nga Egjipti, nga shtėpia e robėrisė, duke thėnė:

14

Nė krye tė shtatė vjetėve secili do tė lėshojė tė lirė vėllanė e tij hebre qė i ėshtė shitur atij; ai do tė tė shėrbejė gjashtė vjet, pastaj do ta lėsh tė lirė. Por etėrit tuaj nuk mu bindėn dhe nuk ma vunė veshin.

15

Ju sot nisėt tė bėni atė qė ėshtė e drejtė nė sytė e mi, duke shpallur secili lirinė e vėllait tė vet, dhe keni lidhur njė besėlidhje para meje, nė tempull, ku pėrmendet emri im.

16

Por mė vonė keni ndryshuar mendim dhe keni pėrdhosur emrin tim, sepse secili ka bėrė tė kthehet skllavi i tij apo skllavja e tij, dhe i keni nėnshtruar nė mėnyrė qė tė jenė skllevėr apo skllave tuaja".

17

Prandaj kėshtu thotė Zoti: "Ju nuk mė jeni bindur duke shpallur secili lirinė e vėllait tė tij dhe e tė tė afėrmit tė tij. Tani ja, unė ju shpall lirinė", thotė Zoti, "pėr shpatėn, pėr murtajėn dhe pėr urinė dhe do t`ju braktis qė t`ju keqtrajtojnė nė tė gjitha mbretėritė e dheut.

18

Dhe do ti jap njerėzit qė kanė shkelur besėlidhjen time dhe nuk kanė zbatuar fjalėt e besėlidhjes qė kishin lidhur para meje, duke kaluar nė mes pjesėve tė viēit qė e kishin ndarė mė dysh:

19

princat e Judės dhe princat e Jeruzalemit, eunukėt, priftėrinjtė dhe tėrė populli i vendit qė kaluan nė mes tė pjesėve tė viēit,

20

do t`i jap nė dorė tė armiqve tė tyre dhe nė dorė tė atyre qė kėrkojnė jetėn e tyre; dhe kufomat e tyre do tė shėrbejnė si ushqim pėr shpendėt e qiellit dhe pėr kafshėt e tokės.

21

Do tė jap Sedekian, mbretin e Judės, dhe princėt e tij nė dorė tė armiqve tė tyre, nė dorė tė atyre qė kėrkojnė jetėn e tyre dhe nė dorė tė ushtrisė sė mbretit tė Babilonisė, qė ėshtė larguar nga ju.

22

Ja, unė do tė jap urdhrin", thotė Zoti, "dhe do tė bėj qė tė kthehen kundėr kėtij qyteti, do tė luftojnė kundėr tij, do ta shtien nė dorė, do t`i vėnė flakėn; dhe do t`i bėj qytetet e Judės njė shkreti pa banorė".

Jeremia 35