Bibla Shqip

Jeremia 28

Jeremia

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 29

1

Kėto janė fjalėt e letrės qė profeti Jeremia i dėrgoi nga Jeruzalemi pleqve qė kishin mbetur nė robėri, priftėrinjve, profetėve dhe tėrė popullit qė Nebukadnetsari kishte ēuar nė robėri nga Jeruzalemi nė Babiloni.

2

(Kjo ndodhi mbasi dolėn nga Jeruzalemi mbreti Jekoniah, mbretėresha, eunukėt, princat e Judės dhe tė Jeruzalemit, zejtarėt dhe kovaēėt).

3

Letra u dėrgua me anė tė Elasahut, birit tė Shafanit, dhe me anė tė Gemariahut, birit tė Hilkiahut, qė Sedekia, mbret i Judės, kishte dėrguar nė Babiloni te Nebukadnetsari, mbret i Babilonisė. Ajo thoshte:

4

"Kėshtu thotė Zoti i ushtrive, Perėndia i Izraelit, tėrė tė internuarve qė unė kam ēuar nė robėri nga Jeruzalemi nė Babiloni:

5

Ndėrtoni shtėpi dhe banoni nė to, mbillni kopshte dhe hani frytet e tyre.

6

Merrni gra dhe bėni bij dhe bija, merrni gra pėr bijtė tuaj dhe martojini vajzat tuaja qė tė lindin bij dhe bija, me qėllim qė atje tė shumoheni dhe tė mos pakėsoheni.

7

Kėrkoni tė mirėn e qytetit ku ju kam ēuar nė robėri dhe lutjuni Zotit pėr tė, sepse mirėqenia juaj varet nga mirėqenia e tij.

8

Kėshtu thotė nė tė vėrtetė Zoti i ushtrive, Perėndia i Izraelit: Tė mos ju mashtrojnė profetėt dhe shortarėt tuaj qė janė midis jush, mos merrni parasysh ėndrrat qė shikoni.

9

Sepse ju profetizojnė nė mėnyrė tė rreme nė emrin tim; unė nuk i kam dėrguar", thotė Zoti.

10

"Kėshtu thotė Zoti: Kur tė mbushen shtatėdhjetė vjet pėr Babiloninė, unė do t`ju vizitoj dhe do ta realizoj fjalėn time tė mirė, duke bėrė tė riktheheni nė kėtė vend.

11

Sepse unė i njoh mendimet qė kam pėr ju", thotė Zoti, "mendime paqeje dhe jo tė sė keqes, pėr t`ju dhėnė njė tė ardhme dhe njė shpresė.

12

Do tė mė kėrkoni dhe do tė vini tė mė luteni, dhe unė do t`ju kėnaq.

13

Do tė mė kėrkoni dhe do tė mė gjeni, sepse do tė mė kėrkoni me gjithė zemrėn tuaj.

14

Unė do tė bėj qė ju tė mė gjeni", thotė Zoti, "dhe do t`ju kthej nga robėria juaj; do t`ju mbledh nga tė gjitha kombet dhe nga tė gjitha vendet ku ju kam shpėrndarė", thotė Zoti; "dhe do t`ju ēoj pėrsėri nė vendin prej tė cilit ju ēova nė robėri.

15

Sepse thoni: "Zoti na ka ngjallur profetė nė Babiloni",

16

kėshtu thotė Zoti pėr mbretin qė rri mbi fronin e Davidit, pėr kėtė popullin qė banon nė kėtė qytet, pėr vėllezėrit tuaj qė nuk kanė shkuar bashkė me ju nė robėri";

17

po, kėshtu thotė Zoti i ushtrive: "Ja, unė do tė dėrgoj kundėr tyre shpatėn, urinė dhe murtajėn, dhe do t`i bėj si fiq tė neveritshėm qė nuk mund tė hahen sepse janė shumė tė kėqij.

18

Do t`i ndjek me shpatėn, me urinė dhe me murtajėn; do tė bėj qė tė trajtohen keq nė tė gjitha mbretėritė e tokės dhe tė jenė njė mallkim, njė objekt habie, njė tallje dhe njė turp midis kombeve ku i kam shpėrndarė,

19

sepse nuk i kanė dėgjuar fjalėt e mia", thotė Zoti, "qė unė u dėrgova atyre me anė tė shėrbėtorėve tė mi, profetėve, me urgjencė dhe kėmbėngulje; por ju nuk mė keni dėgjuar", thotė Zoti.

20

Dėgjoni, pra, fjalėn e Zotit, o ju tė gjithė, qė unė dėrgova nė robėri nga Jeruzalemi nė Babiloni!

21

Kėshtu thotė Zoti i ushtrive, Perėndia i Izraelit, pėr Ashabin, birin e Kolajahut, dhe pėr Sedekian, birin e Maasejahut, qė ju profetizojnė gėnjeshtra nė emrin tim: Ja, unė do t`i lė nė dorė tė Nebukadnetsarit, mbretit tė Babilonisė, dhe ai do t`i vrasė para syve tuaj.

22

Prej tyre do tė nxirret njė formulė mallkimi qė do tė pėrdoret nga tė gjithė ata qė janė nė robėri nė Babiloni, dhe do tė thuhet: "Zoti tė trajtoftė si Sedekian dhe Ashabin, qė mbreti i Babilonisė ka pjekur nė zjarr!"

23

Sepse ata kanė kryer gjėra tė turpshme nė Izrael, kanė shkelur kurorėn me gratė e tė afėrmve tė tyre, kanė shqiptuar nė emrin tim fjalė tė rreme, qė nuk u kisha urdhėruar atyre. Unė vetė e di dhe jam dėshmitar i tyre, thotė Zoti.

24

Do tė flasėsh gjithashtu me Shemajahun, Nehelamitin, duke thėnė:

25

Kėshtu thotė Zoti i ushtrive, Perėndia i Izraelit: Ti ke dėrguar nė emrin tėnd letra tėrė popullit qė ėshtė nė Jeruzalem, priftit Sofonia, birit tė Maasejahut, dhe tė gjithė priftėrinjve, duke thėnė:

26

"Zoti tė ka caktuar prift nė vend tė priftit Jehojada, me qėllim qė tė ketė kryeintendentė nė shtėpinė e Zotit pėr tė mbikqyrur ēdo njeri tė marrė qė bėn profetin, me qėllim qė ti ta futėsh nė burg dhe ta mbash nė pranga".

27

Dhe tani pse nuk e ke qortuar Jeremian nga Anathothi qė bėn profetin midis jush?

28

Nė fakt ai na ka dėrguar fjalė nė Babiloni: "Robėria do tė jetė e gjatė, ndėrtoni shtėpi dhe banoni nė to, mbillni kopshte dhe hani frytet e tyre"".

29

Prifti Sofonia e lexoi kėtė letėr nė prani tė profetit Jeremia.

30

Atėherė fjala e Zotit iu drejtua Jeremias, duke thėnė:

31

"Dėrgo t`u thuash tėrė atyre qė janė nė robėri: Kėshtu flet Zoti pėr Shemajahun, Nehelamitin: Duke qenė se Shemajahu ju ka profetizuar, megjithėse unė nuk e kam dėrguar, dhe ka bėrė tė keni besim te gėnjeshtra,

32

kėshtu thotė Zoti: Ja, unė do tė dėnoj Shemajahun, Nehelamitin, dhe pasardhėsit e tij; nuk do tė ketė asnjėrin prej pasardhėsve tė tij qė tė banojė nė mes tė kėtij populli, dhe nuk ka pėr tė parė tė mirėn qė unė do t`i bėj popullit tim, thotė Zoti, sepse ka folur pėr rebelim kundėr Zotit".

Jeremia 30