Bibla Shqip

Jeremia 25

Jeremia

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 26

1

Nė fillim tė mbretėrimit tė Jehojakimit, birit tė Josias, mbret i Judės, nga Zoti iu drejtua kjo fjalė duke thėnė:

2

"Kėshtu thotė Zoti: Paraqitu nė oborrin e shtėpisė tė Zotit dhe u thuaj tėrė qyteteve tė Judės qė vijnė pėr tė adhuruar nė shtėpinė e Zotit, tė gjitha fjalėt qė tė kam porositur t`u thuash atyre; mos lėr as edhe njė fjalė.

3

Ndofta do tė dėgjojnė dhe secili do tė largohet nga rruga e tij e keqe, dhe unė do tė pendohem pėr tė keqen qė mendoj t`u shkaktoj atyre pėr ligėsinė e veprimeve tė tyre.

4

Ti do t`u thuash atyre: Kėshtu thotė Zoti: Nė rast se nuk dėgjoni duke ecur sipas ligjit tim qė kam vėnė para jush

5

dhe duke u kushtuar kujdes fjalėve tė shėrbėtorėve tė mi, tė profetėve, qė ju kam dėrguar me urgjencė dhe kėmbėngulje (por qė ju nuk i keni dėgjuar),

6

unė do ta bėj kėtė tempull si Shilohun dhe do ta kthej kėtė qytet nė njė mallkim pėr tė gjitha kombet e tokės".

7

Kėshtu priftėrinjtė, profetėt dhe tėrė populli dėgjuan Jeremian qė shqiptonte kėto fjalė nė shtėpinė e Zotit.

8

Dhe ndodhi qė, sapo Jeremia mbaroi sė shqiptuari tėrė ato qė Zoti i kishte urdhėruar t`i thoshte gjithė popullit, priftėrinjtė, profetėt dhe tėrė populli e kapėn dhe i thanė: "Ti duhet tė vdesėsh!

9

Pse ke profetizuar nė emėr tė Zotit, duke thėnė: "Ky tempull do tė jetė si Shilohu dhe ky qytet do tė shkatėrrohet dhe do tė jetė pa banorė"?". Tėrė populli u mblodh kundėr Jeremias nė shtėpinė e Zotit.

10

Kur princat e Judės dėgjuan kėto gjėra, u ngjitėn nga shtėpia e mbretit nė shtėpinė e Zotit dhe u ulėn nė hyrje tė portės sė re tė shtėpisė tė Zotit.

11

Pastaj priftėrinjtė dhe profetėt u folėn princave dhe tėrė popullit, duke thėnė: "Ky njeri meriton vdekjen, sepse ka profetizuar kundėr kėtij qyteti, siē e keni dėgjuar me veshėt tuaj".

12

Atėherė Jeremia u foli tėrė princave dhe tė gjithė popullit, duke thėnė: "Zoti mė ka dėrguar tė profetizoj kundėr kėsaj shtėpie dhe kundėr kėtij qyteti tėrė gjėrat qė keni dėgjuar.

13

Prandaj korrigjoni tani rrugėt dhe veprimet tuaja dhe dėgjoni zėrin e Zotit, Perėndisė tuaj, dhe Zoti do tė pendohet pėr tė keqen qė ka shqiptuar kundėr jush.

14

Sa pėr mua, unė jam nė duart tuaja; veproni me mua ashtu siē ju duket e mirė dhe e drejtė.

15

Por dijeni me siguri qė, nė qoftė se mė bėni tė vdes, do tė tėrhiqni gjak tė pafajmė mbi vete, mbi kėtė qytet dhe mbi banorėt e tij, sepse Zoti mė ka dėrguar me tė vėrtetė pranė jush, qė t`u deklaroj veshėve tuaj tėrė kėto fjalė".

16

Atėherė princat dhe tėrė populli u thanė priftėrinjve dhe profetėve: "Ky njeri nuk meriton vdekjen, sepse na ka folur nė emėr tė Zotit, Perėndisė tonė".

17

Pastaj u ngritėn disa nga pleqtė e vendit dhe i folėn tėrė kuvendit tė popullit, duke thėnė:

18

"Mikea, Morashtiti, profetizoi nė ditėt e Ezekias, mbretit tė Judės, dhe i foli tėrė popullit tė Judės, duke thėnė: "Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: Sioni do tė lėrohet si njė fushė, Jeruzalemi do tė bėhet njė grumbull gėrmadhash dhe mali i tempullit njė lartėsi e pyllėzuar".

19

A e dėnuan vallė me vdekje Ezekian, mbretin e Judės, dhe tėrė Judėn? A nuk pati frikė nga Zoti dhe a nuk iu lut vallė fytyrės sė Zotit, dhe kėshtu Zoti u pendua pėr tė keqen qė kishte shqiptuar kundėr tyre? Ne jemi duke bėrė pėrkundrazi njė tė keqe tė madhe kundėr vetes sonė".

20

Pati edhe njė njeri tjetėr qė profetizoi nė emėr tė Zotit. Uria, biri i Shemajahut, nga Kiriath-Jearimi; ai profetizoi kundėr kėtij qyteti dhe kundėr kėtij vendi me fjalė krejt tė ngjashme me ato tė Jeremias.

21

Kur mbreti Jehojakim, tėrė njerėzit e tij trima dhe tėrė princat e tij dėgjuan fjalėt e tij, mbreti kėrkoi ta dėnojė me vdekje, por Uria e mori vesh dhe u frikėsua; prandaj ua mbathi kėmbėve dhe shkoi nė Egjipt.

22

Atėherė mbreti Jehojakim dėrgoi njerėz nė Egjipt, Elnathanin, biri i Akborit, dhe njerėz tė tjerė me tė nė Egjipt.

23

Kėta e nxorėn Urian nga Egjipti dhe e ēuan te mbreti Jehojakim, qė e goditi me shpatė dhe e hodhi kufomėn e tij midis varreve tė bijve tė popullit.

24

Por dora e Ahikamit, birit tė Shafanit, ishte me Jeremian, me qėllim qė tė mos e dorėzonin nė duart e popullit dhe tė mos dėnohej me vdekje.

Jeremia 27