Bibla Shqip

Jeremia 24

Jeremia

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 25

1

Fjala qė iu drejtua Jeremias pėr tėrė popullin e Judės, nė vitin e katėrt tė Jehojakimit, birit tė Josias, mbret i Judės (qė ishte viti i parė i Nebukadnetsarit, mbret i Babilonisė),

2

dhe qė Jeremia shqiptoi pėrpara tėrė popullit tė Judės dhe tėrė banorėve tė Jeruzalemit, duke thėnė:

3

"Nga viti i trembėdhjetė i Josias, birit tė Amonit, mbret i Judės, deri nė kėtė ditė janė njėzet e tre vjet qė fjala e Zotit mė ėshtė drejtuar, dhe unė ju kam folur me urgjencė dhe kėmbėngulje, por ju nuk mė keni dėgjuar.

4

Zoti ju ka dėrguar gjithashtu tėrė shėrbėtorėt e tij, profetėt me urgjencė dhe kėmbėngulje, por ju nuk e keni dėgjuar as keni vėnė veshin pėr tė dėgjuar.

5

Ata thonin: "Tė kthehet secili nga rruga e tij e keqe dhe nga veprimet e liga, dhe do tė banoni nė vendin qė Zoti ju ka dhėnė juve dhe etėrve tuaj ngaherė dhe pėrgjithnjė.

6

Mos shkoni mbas perėndive tė tjera pėr t`u shėrbyer dhe pėr tė rėnė pėrmbys para tyre, mos provokoni zemėrimin tim me veprėn e duarve tuaja, dhe unė nuk do t`ju bėj asnjė tė keqe".

7

Por ju nuk mė keni dėgjuar", thotė Zoti, "dhe keni provokuar zemėrimin tim me veprėn e duarve tuaja nė dėmin tuaj.

8

Prandaj kėshtu thotė Zoti i ushtrive: Duke qenė se nuk keni dėgjuar fjalėt e mia;

9

ja, unė do tė dėrgoj tė marr tėrė kombet e veriut", thotė Zoti, "dhe Nebukadnetsarin, mbretin e Babilonisė, shėrbyesin tim, dhe do t`i sjell kundėr kėtij vendi dhe kundėr banorėve tė tij, kundėr tėrė kombeve rreth e qark dhe do tė caktoj shfarosjen e tyre dhe do t`i bėj objekt habie, talljeje dhe pikėllimi tė pėrhershėm.

10

Do tė bėj tė heshtin nė mes tyre britmat e gėzimit dhe tė kėnaqėsisė, zėri i dhėndrit dhe ai i nuses, zhurma e mokrės dhe drita e llambės.

11

Tėrė ky vend do tė bėhet njė shkreti dhe njė objekt habie dhe kėta kombe do t`i shėrbejnė mbretit tė Babilonisė shtatėdhjetė vjet me radhė".

12

"Po kur tė mbushen shtatėdhjetė vjet, unė do ta dėnoj mbretin e Babilonisė dhe atė komb, vendin e Kaldeasve", thotė Zoti, "pėr shkak tė paudhėsisė sė tyre, dhe do ta katandis nė njė shkretim tė pėrjetshėm.

13

Kėshtu do tė sjell nė kėtė vend tėrė gjėrat qė kam shpallur kundėr tij, tėrė gjėrat qė janė shkruar nė kėtė libėr dhe qė Jeremia ka profetizuar kundėr tė gjitha kombeve.

14

Nė fakt shumė kombe dhe mbretėr tė fuqishėm do t`i kthejnė nė robėri vetė Kaldeasit dhe unė do t`i shpėrblej sipas veprimeve tė tyre dhe sipas veprės sė duarve tė tyre".

15

Sepse kėshtu mė ka thėnė Zoti, Perėndia i Izraelit: "Merr nga dora ime kėtė kupė vere tė zemėrimit tim dhe bėj qė tė pinė tėrė kombet te tė cilėt do tė tė dėrgoj.

16

Ata do tė pinė, do t`u merren kėmbėt dhe do tė ēmenden pėr shkak tė shpatės qė do tė dėrgoj nė mes tė tyre.

17

Atėherė mora kupėn nga dora e Zotit dhe bėra qė ta pinė tėrė kombet pranė tė cilėve mė kishte dėrguar Zoti:

18

Jeruzalemi dhe qytetet e Judės, mbretėrit dhe princat e tij, pėr t`i katandisur nė njė shkatėrrim, nė njė objekt habie, talljeje dhe mallkimi, siē po ndodh sot;

19

Faraoni, mbreti i Egjiptit, shėrbėtorėt e tij, princat dhe tėrė populli i tij;

20

tėrė popullata e pėrzier, tėrė mbretėrit e vendit tė Uzit, tėrė mbretėrit e filistejve (domethėnė Ashkeloni, Gaza, Ekroni dhe ata qė mbetėn nga Ashdodi);

21

Edomi, Moabi dhe bijtė e Amonit;

22

tėrė mbretėrit e Tiros, tėrė mbretėrit e Sidonit dhe mbretėrit e ishujve qė ndodhen matanė detit;

23

Dedani, Tema, Buzi dhe tėrė ata qė presin cepat e mjekrės;

24

tėrė mbretėrit e Arabisė, tėrė mbretėrit e popullatės sė pėrzier qė banon nė shkretėtirė;

25

tėrė mbretėrit e Zimrit, tėrė mbretėrit e Elamit,

26

tėrė mbretėrit e Medias dhe tėrė mbretėrit e veriut, qė janė afėr ose larg, si njėri ashtu edhe tjetri, dhe tėrė mbretėritė e botės qė janė mbi faqen e dheut. Dhe mbreti i Sheshakut do tė pijė mbas tyre.

27

"Ti, pra, do t`u thuash atyre: Kėshtu thotė Zoti i ushtrive, Perėndia i Izraelit: Pini, dehuni dhe villni; rrėzohuni pa u ngritur mė nga shpata qė do tė dėrgoj nė mes jush.

28

Dhe nė qoftė se nuk pranojnė nga dora jote kupėn e pirjes, u thuaj atyre: Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: Ju pa tjetėr do tė pini.

29

Sepse ja, unė po filloj tė dėnoj qytetin nė tė cilin pėrmendet emri im, dhe ju do tė mbeteni plotėsisht pa u ndėshkuar? Jo, nuk do tė mbeteni tė pandėshkuar, sepse unė do tė thėrres shpatėn mbi tė gjithė banorėt e tokės", thotė Zoti i ushtrive.

30

"Prandaj profetizo kundėr tyre tėrė kėto gjėra dhe u thuaj atyre: Zoti vrumbullon qė lart dhe bėn qė tė dėgjohet zėri i tij nga banesa e tij e shenjtė; ai do tė vrumbullojė me forcė kundėr vathės

31

Zhurma do tė arrijė deri nė skajet e tokės, sepse Zoti ka njė mosmarrėveshje me kombet, do tė hyjė nė gjyq me ēdo mish tė gjallė dhe do t`i lėrė tė pabesėt nė mėshirė tė shpatės, thotė Zoti".

32

Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: "Ja, njė mjerim do tė kalojė nga njė komb te tjetri dhe njė shakullinė e madhe do tė ngrihet nga skajet e tokės.

33

Atė ditė ata qė janė vrarė nga Zoti do tė jenė kudo, nga njėri skaj i tokės te tjetri; nuk do tė qahen dhe as do tė mblidhen dhe do tė varrosen, por do tė bėhen pleh mbi faqen e dheut.

34

Bėrtisni, o barinj, klithni: rrotullohuni nė pluhur, o drejtues tė kopesė, sepse ditėt e therjes suaj janė plotėsuar, dhe do tė rrėzoheni si njė enė e ēmuar.

35

Barinjtė nuk do tė kenė asnjė mundėsi tė ikin, dhe rojet e kopesė asnjė rrugė shpėtimi.

36

Do tė dėgjohet britma e barinjve dhe rėnkimi i drejtuesve tė kopesė, sepse Zoti ėshtė duke shkatėrruar kullotėn e tyre,

37

dhe vathėt e qeta janė shkatėrruar pėr shkak tė zemėrimit tė madh tė Zotit.

38

Ai e ka lėnė si njė luan i vogėl strehėn e tij, sepse vendi i tyre ėshtė bėrė njė shkretėtirė pėr shkak tė tėrbimit tė shtypėsit, pėr shkak tė zemėrimit tė zjarrtė tė Zotit".

Jeremia 26