Bibla Shqip

Jeremia 14

Jeremia

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 15

1

Por Zoti mė tha: "Edhe sikur Moisiu dhe Samueli tė paraqiteshin para meje, zemra ime nuk do tė anonte pėr kėtė popull; dėboje nga prania ime; le tė ikė!

2

Nė rast se tė thonė: "Ku do tė shkojmė?", do t`u thuash atyre: Kėshtu thotė Zoti: Drejt vdekjes tė caktuarit pėr vdekje, drejt shpatės tė caktuarit pėr shpatė, drejt urisė tė caktuarit pėr tė qenė tė uritur, drejt robėrisė tė caktuarit pėr robėri.

3

Unė do tė vendos mbi ta katėr lloje dėnimesh", thotė Zoti: "shpatėn pėr tė vrarė, qentė pėr tė copėtuar, shpendėt e qiellit dhe kafshėt e tokės pėr tė gllabėruar dhe shkatėrruar.

4

Do tė bėj qė tė keqtrajtohen nė tė gjitha mbretėritė e tokės pėr shkak tė Manasit, birit tė Ezekias, mbret i Judės, pėr atė qė ka bėrė nė Jeruzalem.

5

Kujt nė fakt do t`i vinte keq pėr ty, o Jeruzalem, kush do tė mbante zi pėr ty? Kush do tė shqetėsohej pėr tė pyetur si je?

6

Ti mė ke pėrzėnė", thotė Zoti, "mė ke kthyer krahėt. Prandaj unė do tė shtrij dorėn kundėr teje dhe do tė tė shkatėrroj; jam lodhur nga pendimet.

7

Do t`i shpėrndaj me forcė portat e qytetit, do t`u heq fėmijėt dhe do tė bėj qė tė zhduket populli im, sepse ata nuk largohen nga udhėt e tyre.

8

Do t`i bėjė gratė e veja tė tij mė tė shumta se rėra e detit. Do tė sjell kundėr tyre, kundėr nėnės sė tė rinjve, njė shkatėrrues nė mes tė ditės; do tė bėj qė tė bjerė mbi tė papritmas ankthi dhe tmerri.

9

Ajo qė ka pjellė shtatė bijė lėngon dhe heq frymėn; dielli i saj po perėndon ndėrsa ėshtė ditė akoma; ėshtė mbuluar nga turpi dhe e hutuar. Do t`i dorėzoj ata qė do tė shpėtojnė prej shpatės nė mėshirė tė armiqve tė tyre", thotė Zoti.

10

Mjerė unė, o nėna ime sepse mė ke lindur si njė njeri grindjesh dhe sherri nė tė gjithė vendin. Nuk i kam dhėnė hua asgjė askujt, as tė tjerėt mė kanė dhėnė hua; megjithatė tė gjithė mė mallkojnė.

11

Zoti thotė: "Me siguri do tė tė ēliroj pėr gjithnjė, me siguri do tė bėj qė armiku tė tė lutet nė kohėn e fatkeqėsisė dhe nė kohėn e ankthit.

12

A mundet njė njeri tė thyejė hekurin, hekurin e veriut dhe bronzin?

13

Pasurinė tėnde dhe thesaret e tua do t`i braktis qė t`i plaēkitin pa asnjė ēmim pėr tė gjitha mėkatet e tua dhe nė tė gjithė kufijtė e tu.

14

Dhe do tė bėj tė kalosh bashkė me armiqtė e tu nė njė vend qė ti nuk e njeh, sepse njė zjarr ėshtė ndezur nė zemėrimin tim, qė do tė flakėrojė kundėr jush".

15

Ti e di, o Zot; mė mbaj mend mua dhe mė vizito, dhe merrmė hak mbi pėrndjekėsit e mi; nė ngadalėsinė e zemėrimit tėnd mos mė merr me vete; dije qė pėr hirin tėnd e mbajta turpin.

16

Me tė gjetur fjalėt e tua, i pėrpiva; fjala jote ka qenė pėr mua gėzimi dhe gazi i zemrės sime, sepse emri yt kėrkohet nga unė o Zot, Perėndi i ushtrive.

17

Unė nuk u ula nė kuvendin e tallėsve, as nuk u gėzova; por pėr shkak tė dorės sate unė u ula veēmas, sepse ti mė kishe mbushur me indinjatė.

18

Pse dhembja ime ėshtė pa fund dhe plaga ime e pashėrueshme nuk pranon tė shėrohet? A do tė jesh pėr mua si njė rrėke qė shteron, si ujė qė nuk tė jep siguri?

19

Prandaj kėshtu thotė Zoti: "Nė rast se ti rikthehesh tek unė, unė do tė rivendos dhe ti do tė jesh para meje. Nė rast se ti ndan tė ēmuarėn nga ajo qė s`ka vlerė, ti do tė jesh si goja ime; ata do tė kthehen te ti, por ti nuk duhet tė kthehesh tek ata.

20

Unė do tė tė jap pėr kėtė popull njė mur tė fortė prej bronzi; do tė luftojnė kundėr teje, por nuk do mund tė fitojnė kundėr teje, sepse unė do tė jem me ty pėr tė tė shpėtuar dhe pėr tė tė ēliruar", thotė Zoti.

21

"Do tė tė ēliroj nga duart e njerėzve tė kėqij dhe do tė tė shpengoj nga duart e njerėzve tė dhunshėm".

Jeremia 16