Bibla Shqip

Jeremia 12

Jeremia

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 13

1

Kėshtu mė ka thėnė Zoti: "Shko tė mė blesh njė brez prej liri dhe vėre mbi ijėt e tua, por mos e zhyt nė ujė".

2

Kėshtu unė bleva brezin, sipas fjalėve tė Zotit dhe e vura mbi ijėt e mia.

3

Pastaj fjala e Zotit m`u drejtua pėr herė tė dytė, duke thėnė:

4

"Merr brezin qė ke blerė dhe qė e ke mbi ijėt e tua, ēohu, shko nė drejtim tė Eufratit dhe aty fshihe nė tė ēarėn e njė shkėmbi".

5

Unė shkova dhe e fsheha pranė Eufratit, ashtu si mė kishte porositur Zoti.

6

Mbas shumė ditėsh ndodhi qė Zoti mė tha: "Ēohu, shko nė drejtim tė Eufratit dhe merr aty brezin qė tė kisha urdhėruar tė fshihje".

7

Unė shkova nė drejtim tė Eufratit, gėrmova dhe mora brezin nga vendi ku e kisha fshehur. Por brezi ishte kalbur dhe nuk vlente mė pėr asgjė.

8

Atėherė Zoti mė drejtoi fjalėn, duke thėnė:

9

"Kėshtu thotė Zoti: "Nė kėtė mėnyrė unė do tė shkatėrroj kryelartėsinė e Judės dhe kryelartėsinė e madhe tė Jeruzalemit.

10

Ky popull i keq, qė nuk pranon tė dėgjojė fjalėt e mia, qė ecėn kryelartė sipas zemrės sė tij dhe u shkon pas perėndive tė tjera pėr tu shėrbyer dhe pėr tė rėnė pėrmbys para tyre, do tė bėhet si ky brez qė nuk vlen mė pėr asgjė.

11

sepse ashtu si brezi pėrputhet me ijėt e njeriut, kėshtu unė kisha bėrė qė tė pėrputhej me mua tėrė shtėpia e Izraelit dhe tėrė shtėpia e Judės", thotė Zoti, me qėllim qė tė ishin populli im pėr famėn, lavdinė dhe zulmin tim, por nuk deshėn tė mė dėgjojnė"".

12

"Prandaj ti do t`u thuash atyre kėtė fjalė: "Kėshtu thotė Zoti, Perėndia i Izraelit: Ēdo poē do tė mbushet me verė". Nė rast se mė vonė do tė tė thonė: "A nuk e dimė vallė qė ēdo poē mbushet me verė?",

13

ti do t`u pėrgjigjesh atyre: "Kėshtu thotė Zoti: Ja, unė do t`i deh tėrė banorėt e kėtij vendi: mbretėrit qė ulen nė fronin e Davidit, priftėrinjtė, profetėt dhe tėrė banorėt e Jeruzalemit.

14

Do t`i copėtoj njėrin kundėr tjetrit, etėrit dhe bijtė sė bashku"", thotė Zoti. "Nuk do tė kem mėshirė, nuk do t`i fal, nuk do tė kem asnjė dhembshuri qė tė mė pengojė t`i shkatėrroj".

15

Dėgjoni dhe vini veshin: Mos t`ju rritet mendja, sepse Zoti foli.

16

I jepni lavdi Zotit, Perėndisė tuaj, para se tė sjellė terrin dhe para se kėmbėt tuaja tė pengohen nė malet e mbėshtjella nė muzg, sepse ndėrsa ju prisni dritėn, ai e ndėrron nė hije tė vdekjes dhe e ndryshon nė errėsirė tė thellė.

17

Por nė rast se nuk e dėgjoni kėtė, shpirti im do tė qajė nė fshehtėsi pėr shkak tė kryelartėsisė suaj, sytė e mi do tė qajnė parreshtur dhe do tė derdhin lot, sepse kopeja e Zotit do tė ēohet nė robėri.

18

Thuaji mbretit dhe mbretėreshės nėnė: "Uluni mė poshtė, sepse sundimi juaj, kurora e lavdisė suaj, do tė bjerė poshtė".

19

Qytetet e jugut janė tė mbyllura dhe askush nuk do t`i hapė; tėrė Juda ėshtė ēuar nė robėri, ėshtė ēuar e tėra nė robėri.

20

Ngrini sytė tuaj dhe shikoni ata qė vijnė nga veriu; ku ėshtė kopeja qė tė ishte besuar, delet e tua tė bukura?

21

Ēfarė do tė thuash kur tė tė ndėshkojė? Por ti vetė u ke mėsuar atyre tė jenė tė parėt dhe sunduesit e tu. A nuk do tė tė zėnė dhembjet si njė grua qė ėshtė duke lindur?

22

Dhe nė rast se do tė thuash nė zemrėn tėnde: "Pėrse mė ndodhin kėto gjėra?". Pėr shkak tė pėrmasės sė paudhėsisė sate cepat e rrobės sate do tė zbulohen dhe thembrat e tua do tė duken lakuriq.

23

A mundet njė Etiopias tė ndryshojė lėkurėn e tij o njė tigėr tė kėmbejė lėkurėn me vijėza? Nė tė njėjtėn mėnyrė ju, qė jeni mėsuar tė bėni tė keqen, a do tė mund tė bėnit tė mirėn?

24

"Prandaj do t`i shpėrndaj si byku qė e merr era e shkretėtirės.

25

Ky ėshtė fati yt, pjesa qė mata pėr ty", thotė Zoti, "sepse mė ke harruar dhe i ke besuar gėnjeshtrės.

26

Prandaj do tė ngre edhe unė cepat e rrobės sime mbi fytyrė, nė mėnyrė qė tė duket turpi yt.

27

Kam parė shkeljet e tua tė kurorės, hingėllimat e tua, shthurjen e kurvėrisė sate, gjėrat e neveritshme tė kryera nė kodra dhe nė fusha. Mjerė ti, o Jeruzalem! Pėr sa kohė akoma do tė mbetesh i pėgėrė?".

Jeremia 14