Bibla Shqip

Jeremia 8

Jeremia

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 9

1

Oh, sikur koka ime tė ishte njė burim uji dhe sytė e mi njė burim lotėsh, nė mėnyrė qė tė mund tė qaja ditė e natė tė vrarėt e bijės sė popullit tim!

2

Ah, sikur tė kisha nė shkretėtirė njė strehė pėr udhėtarėt! Do ta braktisja popullin tim dhe do tė shkoja larg tij, sepse janė tė gjithė shkelės tė kurorės, njė turmė tradhtarėsh.

3

"Zgjasin gjuhėn e tyre sikur tė ishte harku i tyre pėr tė lėshuar gėnjeshtra; nė vend janė tė fortė, por jo pėr shkak tė sė vėrtetės, sepse shkojnė nga njė e keqe nė tjetrėn dhe nuk mė njohin mua", thotė Zoti.

4

"Tė ruhet secili nga fqinji i tij dhe mos i keni besim ēdo vėllai, sepse ēdo vėlla nuk bėn gjė tjetėr veēse mashtron dhe ēdo fqinj pėrhap shpifje.

5

Secili mashtron fqinjin e tij dhe nuk thotė tė vėrtetėn; e ushtron gjuhėn e tij pėr tė thėnė gėnjeshtra dhe mundohet pėr tė bėrė tė keqen.

6

Banesa jote ėshtė nė mes tė mashtrimit dhe pėr shkak tė mashtrimit nuk duan tė mė njohin", thotė Zoti.

7

Prandaj kėshtu thotė Zoti i ushtrive: "Ja, unė do t`i rafinoj dhe do t`i vė nė provė. Ēfarė tjetėr, pra, mund tė bėj pėr bijėn e popullit tim?

8

Gjuha e tyre ėshtė njė shigjetė vrasėse; ajo nuk thotė veēse gėnjeshtra. Me gojėn e vet secili i flet pėr paqe fqinjit tė tij, por nė zemėr tė vet, ai rri nė pritė.

9

A nuk duhet vallė t`i dėnoj pėr kėto gjėra?", thotė Zoti. "A nuk duhet tė hakmerrem me njė komb tė tillė?".

10

Nėpėr malet do tė ngre vaje dhe rėnkime dhe nėpėr kullotat e shkretėtirės njė vajtim, sepse janė djegur dhe nuk kalon asnjeri nėpėr to, nuk dėgjohet mė blegėrima e kopeve. Zogjtė e qiellit dhe kafshėt kanė ikur, janė zhdukur.

11

"Unė do t`a katandis Jeruzalemin nė njė tog gėrmadhash dhe nė njė strehė ēakejsh; do t`i bėj tė shkreta, pa banorė, qytetet e Judės".

12

Cili ėshtė njeriu i urtė qė mund t`i kuptojė kėto gjėra dhe ai tė cilit goja e Zotit i ka folur qė ta shpallė? Pse vallė vendi ėshtė shkatėrruar dhe shkretuar si njė shkretėtirė dhe nuk po kalon mė askush nėpėr tė?

13

Zoti thotė: "Sepse kėta kanė braktisur ligjin tim qė kisha vėnė pėrpara, nuk dėgjuan zėrin tim dhe nuk kanė ecur nė pėrshtatje me tė,

14

por kanė ndjekur kryeneēėsinė e zemrave tė tyre dhe Baalėt, qė etėrit e tyre u kishin bėrė tė njohur".

15

Prandaj kėshtu thotė Zoti i ushtrive, Perėndia i Izraelit: "Ja, unė do ta ushqej kėtė popull me pelin dhe do ta bėj tė pijė ujė tė helmuar.

16

Do t`i shpėrndaj nėpėr kombet, qė as ata as etėrit e tyre nuk i kanė njohur, dhe do tė dėrgoj pas tyre shpatėn, deri sa t`i kem shkatėrruar plotėsisht".

17

Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: "Mendoni tė thėrrisni vajtorėt: le tė vijnė! Shkoni e thėrrisni mė tė zonjat: le tė vijnė!

18

Le tė nxitojnė dhe ta nisin vajin mbi ne me qėllim qė sytė tonė tė derdhin lot dhe qepallat tona tė lėshojnė ujė".

19

Sepse njė zė vaji dėgjohet nga Sioni: "Sa jemi shkatėrruar! Jemi shumė tė shushatur, sepse duhet tė braktisim vendin, sepse kanė shembur banesat tona".

20

Prandaj dėgjoni fjalėn e Zotit, o gra, dhe veshi juaj ta zėrė fjalėn e gojės sė tij. U mėsoni bijave tuaja njė vajtim dhe secila t`i mėsojė fqinjės sė saj njė kėngė mortore.

21

Sepse vdekja ėshtė ngjitur nėpėr dritaret tona, ka hyrė nė pallatet tona pėr t`i zhdukur fėmijėt nga rruga dhe tė rinjtė nga sheshet.

22

"Fol: Kėshtu thotė Zoti: "Kufomat e njerėzve do tė rrinė si pleh nė fushėn e hapėt, si njė demet i lėnė pas nga korrėsi dhe qėaskush nuk e mbledh"".

23

Kėshtu thotė Zoti: "I dituri tė mos lavdėrohet me diturinė e tij, njeriu i fortė tė mos lavdėrohet me forcėn e tij, i pasuri tė mos lavdėrohet me pasurinė e tij.

24

Por kush lavdėrohet tė lavdėrohet me kėtė: tė ketė gjykim dhe tė mė njohė mua, qė jam Zoti, qė bėj mirėsinė, ushtroj tė drejtėn dhe drejtėsinė mbi tokė; sepse kėnaqem me kėto gjėra", thotė Zoti.

25

"Ja, po vijnė ditėt", thotė Zoti, "nė tė cilat do tė ndėshkoj tė gjithė tė rrethprerėt qė janė tė parrethprerė:

26

Egjiptin, Judėn, Edomin, bijtė e Amonit, Moabin dhe tėrė ata qė presin cepat e mjekrės dhe banojnė nė shkretėtirė; sepse tėrė kombet janė tė parrethprerė dhe tėrė shtėpia e Izraelit ėshtė me zemėr tė parrethprerė".

Jeremia 10