Bibla Shqip

Jeremia 4

Jeremia

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 5

1

Shkoni rreth e rrotull nėpėr rrugėt e Jeruzalemit; shikoni dhe binduni, dhe kėrkoni nė sheshet e tij nė rast se gjeni njė njeri, njė njeri tė vetėm qė zbaton drejtėsinė, qė kėrkon tė vėrtetėn, dhe unė do ta fal.

2

Edhe kur thonė: "Zoti rron", me siguri betohen pėr atė qė ėshtė e gėnjeshtėrt.

3

O Zot, nuk janė sytė e tu pėr tė vėrtetėn? Ti i godite, por ata nuk ndjenė asnjė dhembje; i ke konsumuar, por kanė refuzuar tė pranojnė korrigjimin. Ata e ngurtėsuan fytyrėn e tyre mė tepėr se shkėmbi dhe nuk pranuan tė kthehen.

4

Prandaj thashė: "Ata janė me siguri tė varfėr, janė pa mend sepse nuk njohin rrugėn e Zotit, ligjin e Perėndisė sė tyre.

5

Do tė shkoj, pra, te tė mėdhenjtė dhe do t`u flas atyre, sepse ata e njohin rrugėn e Zotit, ligjin e Perėndisė sė tyre". Por edhe ata bashkė kanė shkallmuar zgjedhėn dhe i kanė kėputur verigat.

6

Prandaj luani i pyllit i vret, ujku i shkretėtirės i shkatėrron, leopardi rri nė pritė afėr qyteteve tė tyre; kushdo qė del prej tyre copėtohet, sepse shkeljet e tyre janė tė shumta, rebelimet e tyre janė shtuar.

7

"Si do tė mund tė tė falja pėr kėtė? Bijtė e tu mė kanė braktisur dhe betohen pėr ata qė nuk janė perėndi. Unė i kam ngopur, por ata kanė shkelur kurorėn dhe mbushin shtėpitė e kurvėrimit.

8

Janė si hamshorė tė ushqyer mirė dhe tėrė afsh nė mėngjes; secili hingėllin prapa gruas sė fqinjit tė tij.

9

A nuk do t`i dėnoj unė pėr kėto gjėra?", thotė Zoti, "dhe nuk do tė hakmerrem unė me njė komb tė tillė?

10

Ngjituni mbi muret dhe shkatėrroni, por mos kryeni njė shkatėrrim tė plotė; krasitni degėt e tyre, sepse nuk janė tė Zotit.

11

Sepse shtėpia e Izraelit dhe shtėpia e Judės kanė vepruar nė mėnyrė tė pabesė me mua", thotė Zoti.

12

Kanė mohuar Zotin dhe kanė thėnė: "Nuk ėshtė ai. Asnjė e keqe nuk do tė bjerė mbi ne; nuk do tė shohim as shpatėn as urinė.

13

Profetėt nuk janė veēse ajėr dhe tek ata nuk ėshtė fjala e Zotit. T`u bėhet atyre ajo qė ata thonė pėr ne!".

14

Prandaj kėshtu thotė Zoti, Perėndia i ushtrive: "Duke qenė se keni folur nė kėtė mėnyrė, unė do t`i bėj fjalėt e mia si zjarr nė gojėn tėnde, dhe kėtė popull si dru, qė ai do tė pėrpijė.

15

Ja, unė do tė sjell kundėr jush njė komb nga larg, o shtėpi e Izraelit", thotė Zoti. "Éshtė njė komb trim, njė komb i vjetėr, njė komb tė cilit nuk i njeh gjuhėn dhe nuk i kupton fjalėt.

16

Kukurja e tij ėshtė si njė varr i hapur; janė tė gjithė njerėz trima.

17

Ai do tė gllabėrojė tė korrat e tua dhe bukėn tėnde, do tė gėlltisė bijtė e tu dhe bijat e tua, do tė gėlltisė kopetė e tua dhe bagėtinė tėnde tė trashė, do tė gėlltisė vreshtat e tua dhe fiqtė e tu; do tė shkatėrrojė me shpatė qytetet e tua tė fortifikuara te tė cilėt ke besim.

18

Por edhe nė ato ditė", thotė Zoti, "nuk do tė tė shkatėrroj plotėsisht.

19

Dhe do tė ndodhė qė kur tė thoni: "Pse Zoti, Perėndia ynė, na ka bėrė tė gjitha kėto gjėra?", ti do t`u pėrgjigjesh atyre: "Ashtu si ju mė keni braktisur mua dhe u keni shėrbyer perėndive tė huaja nė vendin tuaj, kėshtu do t`u shėrbeni tė huajve nė njė vend qė nuk ėshtė juaji".

20

Lajmėroni pėr kėtė shtėpinė e Jakobit dhe shpalleni nė Judė, duke thėnė:

21

Dėgjoni tani kėtė, o popull pa mend dhe pa zemėr, qė ka sy, por nuk shikon, qė ka veshė, por nuk dėgjon.

22

Nuk do tė keni frikė prej meje?", thotė Zoti, "nuk do tė dridheni para meje qė kam vėnė rėrėn si kufi tė detit, si njė statut tė pėrjetshėm qė nuk do tė kapėrcejė kurrė? Valėt e tij ngrihen por nuk fitojnė, bėjnė zhurmė, por nuk e kapėrcejnė.

23

Por ky popull ka njė zemėr kryeneēe dhe rebele; kthehen prapa dhe ikin.

24

Nuk thonė nė zemėr tė tyre: "Kemi frikė nga Zoti, Perėndia ynė, qė na jep shiun nė kohėn e duhur, i pari dhe i fundit shi, qė mban pėr ne javėt e caktuara pėr korrje".

25

Paudhėsitė tuaja i kanė pėrmbysur kėto gjėra dhe mėkatet tuaja mbajnė larg jush begatinė.

26

Sepse midis popullit tim ka njerėz tė kėqij qė pėrgjojnė si gjuetarėt e zogjve nė pritė; ata vėnė leqe dhe kapin njerėz.

27

Ashtu si njė kafaz ėshtė plot me zogj, kėshtu shtėpitė e tyre janė plot mashtrim; prandaj bėhen tė mėdhenj dhe pasurohen.

28

Majmen dhe begatohen; po, kalojnė madje kufijtė e sė keqes. Nuk mbrojnė ēėshtjen, ēėshtjen e jetimit, dhe megjithatė; nuk mbrojnė tė drejtėn e tė varfėrve.

29

A duhet t`i dėnoj pėr kėto gjėra?", thotė Zoti. "Dhe a nuk do tė hakmerrem me njė komb tė tillė?

30

Nė vend ėshtė kryer njė gjė e tmerrshme dhe shumė e shėmtuar:

31

profetėt profetizojnė nė mėnyrė tė rreme, priftėrinjtė qeverisin duke u mbėshtetur nė forcėn e autoritetit tė vet dhe popullit tim i pėlqen qė gjendja ėshtė e tillė. Por ēfarė do tė bėni kur tė vijė fundi?".

Jeremia 6