Bibla Shqip

Jeremia 3

Jeremia

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 4

1

"O Izrael, nė rast se kthehesh", thotė Zoti, "duhet tė kthehesh tek unė". Nė rast se ti heq nga prania ime gjėrat e tua tė neveritshme dhe nuk sillesh mė duke u endur

2

dhe betohesh: "Zoti rron", me vėrtetėsi, me ndershmėri dhe me drejtėsi, atėherė kombet do tė jenė tė bekuara.

3

Sepse kėshtu u thotė Zoti atyre tė Judės dhe tė Jeruzalemit: "Lėroni arėn tuaj tė djerrė dhe mos mbillni midis ferrave.

4

Rrethprituni pėr Zotin dhe hiqni lafshėn e zemrave tuaja, o njerėz tė Judės dhe banorė tė Jeruzalemit, me qėllim qė zemėrimi im tė mos shpėrthejė si zjarr dhe tė mos djegė nė mėnyrė qė askush tė mos mund ta shuajė pėr shkak tė ligėsisė sė veprimeve tuaja!".

5

"Lajmėrojeni nė Judė, shpalleni nė Jeruzalem dhe thoni: "I bini borisė nė vend", bėrtisni fort dhe thoni: "Mblidhuni dhe le tė hyjmė nė qytetet e fortifikuara".

6

Ngrini flamurin nė drejtim tė Sionit, mbathjani me vrap nė kėrkim tė njė strehe, mos u ndalni, sepse do tė dėrgoj nga veriu njė mjerim dhe njė shkatėrrim tė madh.

7

Luani brofi duke dalė nga pjesa e dendur e pyllit tė tij dhe njė shkatėrrues kombesh ėshtė nisur, ka lėnė banesėn e tij pėr ta katandisur si mos mė keq vendin tėnd; qytetet e tua do tė shkretohen dhe do tė mbeten pa banorė.

8

Prandaj vishuni me thasė, mbani zi, vajtoni, sepse zemėrimi i zjarrtė i Zotit nuk ėshtė larguar prej nesh.

9

Atė ditė ka pėr tė ndodhur", thotė Zoti, "qė zemra e mbretit dhe zemra e princave do tė ligėshtohen, priftėrinjtė do tė mbeten tė shushatur dhe profetėt tė shtangur".

10

Atėherė unė thashė: "O Zot, Zot, ti ke mashtruar plotėsisht kėtė popull dhe Jeruzalemin, duke thėnė: "Ju do tė keni paqe", ndėrsa shpata po futet deri nė zemėr".

11

Nė atė kohė do t`i thuhet kėtij populli dhe Jeruzalemit: "Njė erė zhuritėse qė vjen nga lartėsitė e zhveshura nė shkretėtirė dhe fryn nė drejtim tė bijės sė popullit tim, jo pėr tė shoshitur as pėr tė pastruar;

12

njė erė edhe mė e fortė nga kėto do tė vijė nga ana ime; tani qė unė do tė shqiptoj gjykimin tim kundrejt tyre.

13

Ja, si ngjitet si retė dhe qerret e tij si njė shakullinė; kuajt e tij janė mė tė shpejtė se shqiponjat. Mjerė ne, sepse po shkretohemi!".

14

O Jeruzalem, pastro zemrėn tėnde nga ligėsia, me qėllim qė tė shpėtosh. Deri kur do tė mbeten te ty mendimet e mbrapshta?

15

Sepse njė zė njofton nga Dani dhe shpall fatkeqėsinė nga mali i Efraimit.

16

"Lajmėroni kombet; po, bėjani tė njohur Jeruzalemit: rrethuesit vijnė nga njė komb i largėt dhe ngrenė zėrin e tyre kundėr qyteteve tė Judės.

17

Si rojtarė tė njė are janė vendosur rreth e qark tij, sepse ka ngritur krye kundėr meje", thotė Zoti.

18

"Sjellja jote dhe veprimet e tua tė kanė shkaktuar kėto gjėra; kjo do tė jetė fatkeqėsia jote, dhe do tė jetė e hidhur, sepse do tė arrijė zemrėn tėnde".

19

Zorrėt e mia, zorrėt e mia! Po shtrembėrohem nga dhimbja. Oh, faqet e zemrės sime! Zemra mė rreh fort pėrbrenda. Unė nuk mund tė hesht, sepse, o shpirti im, kam dėgjuar zėrin e borisė, britmėn e luftės.

20

Po shpallet rrėnim mbi rrėnim, sepse tėrė vendi ėshtė shkretuar. Papritmas ēadrat e mia janė shkatėrruar, shatorret e mia brenda njė ēasti.

21

Deri kur do tė shoh flamurin dhe do tė dėgjoj zėrin e borisė?

22

"Po, populli im ėshtė budalla, nuk mė njeh; janė bij pa mend dhe nuk kanė arsye; janė tė zotė tė bėjnė tė keqen, por nuk dinė tė bėjnė tė mirėn".

23

Shikova tokėn, dhe ja, ajo ishte pa formė dhe boshe; qiejt ishin pa dritė.

24

Shikova malet, dhe ja, dridheshin, dhe tėrė kodrat lėkundeshin.

25

Shikova, dhe ja, nuk kishte asnjė njeri dhe tėrė zogjtė e qiellit kishin ikur.

26

Shikova, dhe ja, toka pjellore ishte njė shkretėtirė, dhe tė gjitha qytetet e saj ishin shembur pėrpara Zotit pėr shkak tė zemėrimit tė tij tė fortė.

27

Sepse kėshtu thotė Zoti: "Tėrė vendi do tė shkretohet, por nuk do ta shkatėrroj plotėsisht".

28

Pėr kėtė arsye toka do tė mbajė zi dhe lart qiejt do tė errėsohen, sepse unė kam folur, kam vendosur dhe nuk pendohem dhe as do tė kthehem prapa.

29

Nė zhurmėn e kalorėsve dhe tė harkėtarėve tėrė qytetet janė duke ikur me vrap; hyjnė nė pjesėn e dendur tė pyjeve, ngjiten mbi shkėmbinjtė; tėrė qytetet janė braktisur dhe nuk ka mbetur nė to asnjė njeri.

30

Dhe ti, e shkatėrruar, ēfarė do tė bėsh? Edhe sikur tė visheshe me rroba ngjyrė flakė tė kuqe, edhe sikur tė vije zbukurime prej ari, edhe sikur t`i zmadhoje sytė me bistėr, mė kot do tė zbukuroheshe. Dashnorėt e tu tė pėrēmojnė, duan jetėn tėnde.

31

Sepse po dėgjoj njė britmė si tė njė gruaje kur lind, njė ankth si tė njė gruaje nė lindjen e saj tė parė: ėshtė britma e bijės sė Sionit, qė mezi merr frymė dhe shtrin duart e veta, duke thėnė: "Mjerė unė! Shpirti im po ligėshtohet pėr shkak tė vrasėsve"".

Jeremia 5