Bibla Shqip

Jeremia 2

Jeremia

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 3

1

Nė rast se njė burrė e ndan gruan e tij dhe kjo ikėn prej tij dhe bėhet gruaja e njė burri tjetėr, a do tė kthehet vallė ai tek ajo? A nuk do tė ishte ai vend shumė i pėrdhosur? Ti je kurvėruar me

2

"Ēo sytė nė drejtim tė lartėsive dhe shiko: ku nuk ke rėnė nė shtrat me ta? Ti je ulur pranė rrugėve pėr t`i pritur si njė Arab nė shkretėtirė, dhe ke ndotur vendin me kurvėrimet e tua dhe me ligėsitė e tua.

3

Prandaj shirat u pėrmbajtėn dhe shiu i fundit nuk ra. Por ti ke patur njė ballė prostitute dhe nuk ke pranuar tė kesh turp.

4

A nuk mė ke thirrur bash tani: "Ati im, ti je miku i rinisė sime!

5

A do tė mbetet i zemėruar pėr gjithnjė? A do ta ruajė zemėrimin deri nė fund?". Ja, ti flet kėshtu, por ndėrkohė ti po kryen tė gjitha ligėsitė qė mundesh".

6

Zoti mė tha nė kohėn e mbretit Josia: "E pe atė qė Izraeli rebel ka bėrė? Ka shkuar mbi ēdo mal tė lartė dhe nėn ēdo dru tė gjelbėr dhe aty ėshtė kurvėruar.

7

Unė thoja: "Mbasi t`i ketė bėrė tėrė kėto gjėra do tė kthehet tek unė". Por nuk u kthye; dhe motra e vet e pabesė Juda e pa.

8

Dhe megjithėse unė kisha ndarė Izraelin rebel pėr shkak tė tė gjitha shkeljeve tė tij dhe i kisha dhėnė letrėn e ndarjes, pashė qė motra e vet e pabesė Juda nuk pati fare frikė, por shkoi edhe ajo tė kurvėrohet.

9

Kėshtu me zhurmėn e kurvėrimeve tė veta e ndoti vendin dhe shkeli kurorėn me gurin dhe me drurin.

10

Ndonėse ndodhėn tėrė kėto, motra e vet e pabesė Juda nuk u kthye tek unė me gjithė zemrėn e saj, por me simulime", thotė Zoti.

11

Pastaj Zoti mė tha: "Izraeli rebel u tregua mė i drejtė se e pabesa Judė.

12

Shko dhe shpalli kėto fjalė nė drejtim tė veriut, duke thėnė: "Kthehu, o Izrael rebel"", thotė Zoti, "nuk do ta hedh zemėrimin tim mbi ju, sepse jam i mėshirshėm", thotė Zoti, "dhe nuk mbetem i zemėruar pėr gjithnjė.

13

Vetėm prano paudhėsinė tėnde, sepse je rebeluar kundėr Zotit, Perėndisė tėnd; ua ke shkapėrderdhur favoret e tua tė huajve poshtė ēdo druri tė gjelbėruar dhe nuk ke dėgjuar zėrin tim", thotė Zoti.

14

"Kthehuni, o bij tė pėrdalė", thotė Zoti, "sepse unė kam pushtet mbi ju. Do t`ju marr njė nė ēdo qytet dhe dy nga ēdo familje dhe do t`ju ēoj pėrsėri nė Sion.

15

Do t`ju jap pastaj barinj sipas zemrės sime, qė do t`ju kullosin me dije dhe dituri.

16

Dhe ka pėr tė ndodhur qė kur tė shumoheni dhe do tė jeni pjellorė nė vend, nė ato ditė", thotė Zoti, "nuk do tė thuhet mė: "Arka e besėlidhjes tė Zotit". Nuk do t`ju shkojė mė ndėr mend, nuk do ta kujtojnė mė, nuk do tė shkojnė ta shikojnė mė, nuk do tė bėhet njė tjetėr.

17

Atėherė Jeruzalemi do tė quhet "Froni i Zotit"; tėrė kombet do tė mblidhen pranė tij nė emėr tė Zotit, nė Jeruzalem, dhe nuk do tė ecin mė sipas kryeneēėsisė sė zemrės sė tyre tė keqe.

18

Nė ato ditė shtėpia e Judės do tė ecė me shtėpinė e Izraelit dhe sė bashku do tė vijnė nga vendi i veriut nė vendin qė u dhashė si trashėgimi etėrve tuaj.

19

Unė thoja: "Me ēfarė dėshire do tė tė vendosja midis bijve tė mi dhe do tė tė jepja njė vend tė mrekullueshėm, njė trashėgimi tė shkėlqyer midis gjithė kombeve!". Thoja: "Ti do tė mė quash: Ati im!, dhe nuk do tė largohesh mė nga unė".

20

Por ashtu si njė grua nuk ėshtė besnike ndaj burrit tė saj, kėshtu ju keni qenė jobesnikė ndaj meje, o shtėpia e Izraelit", thotė Zoti.

21

Njė zė dėgjohet nė lartėsitė; tė qarat dhe lutjet e bijve tė Izraelit, sepse kanė prishur rrugėn e tyre dhe kanė harruar Zotin, Perėndinė e tyre.

22

"Kthehuni, o bij tė pėrdalė, unė do tė shėroj rebelimet tuaja". "Ja, ne po vijmė te ti, sepse ti je Zoti, Perėndia ynė.

23

Me siguri ndihma qė pritet nga kodrat e nga numri i madh i maleve ėshtė e kotė; me siguri shpėtimi i Izraelit qėndron te Zoti, Perėndia ynė.

24

Ajo gjė e neveritshme ka pėrpirė frytin e mundit tė etėrve tanė qysh prej rinisė sonė, delet dhe qetė e tyre, bijtė e tyre dhe bijat e tyre.

25

Le tė biem nė shtrat me turpin tonė dhe le tė na mbulojė poshtėrsia jonė, sepse kemi mėkatuar kundėr Zotit, Perėndisė tonė, ne dhe etėrit tanė qysh prej rinisė sonė e deri nė kėtė ditė, dhe nuk kemi dėgjuar zėrin e Zotit, Perėndisė tonė".

Jeremia 4