Bibla Shqip

Jeremia 1

Jeremia

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 2

1

Fjala e Zotit m`u drejtua akoma pėr tė thėnė:

2

"Shko dhe bėrtit nė veshėt e Jeruzalemit, duke thėnė: Kėshtu thotė Zoti: Unė tė kujtoj ty, kujdesin e dhembshur tė rinisė sate, dashurinė nė kohėn e fejesės sate, kur mė ndiqje nė shkretėtirė nė njė tokė tė pa mbjellė.

3

Izraeli i ishte shenjtėruar Zotit, prodhimet e para tė korrjes sė tij; tėrė ata qė i hanin bėheshin fajtorė dhe fatkeqėsia binte mbi ta", thotė Zoti.

4

Dėgjoni fjalėn e Zotit, o shtėpi e Jakobit, dhe ju tė gjitha familjet e shtėpisė sė Izraelit.

5

Kėshtu thotė Zoti: "Ēfarė kanė gjetur tė padrejtė tek unė etėrit tuaj pėr t`u larguar nga unė, pėr tė shkuar pas kotėsisė dhe pėr t`u bėrė ata vetė kotėsi?

6

As nuk kanė thėnė: "Ku ėshtė Zoti qė na nxori nga vendi i Egjiptit, qė na udhėhoqi nėpėr shkretėtirė, nėpėr njė vend tė thatė dhe me gremina, nė njė vend tė zhuritur dhe me hije tė vdekjes, nėpėr njė vend ku asnjeri nuk kishte kaluar dhe ku asnjeri nuk kishte banuar?".

7

Unė ju kam ēuar nė njė vend pjellor qė tė hanit frytet e tij dhe tė mirat e tij; por kur keni hyrė keni ndotur vendin tim dhe e keni bėrė trashėgiminė time njė gjė tė neveritshme.

8

Priftėrinjtė nuk kanė thėnė: "Ku ėshtė Zoti?", ata qė meren me ligjin nuk mė njohėn, barinjtė ngritėn krye kundėr meje, profetėt profetizuan pėr Baalin dhe shkuan pas gjėrave qė nuk vlejnė asgjė.

9

Prandaj do t`ju padis akoma nė gjyq", thotė Zoti, "dhe do t`u bėj gjyq bijve tė bijve tuaj.

10

Shkoni nė ishujt e Kitimit dhe shikoni, dėrgoni njerėz nė Kedar dhe kqyrni mirė nėse ka ndodhur njė gjė e tillė.

11

A ka ndryshuar ndonjė komb perėnditė e tij, edhe pse ato nuk janė perėndi? Por populli im e ka ndėrruar lavdinė e tij pėr diēka qė nuk vlen asgjė.

12

Habituni, o qiej, me kėtė; lebetituni dhe dėshpėrohuni shumė", thotė Zoti.

13

"Sepse populli im ka kryer dy tė kėqija: mė ka braktisur mua, burimin e ujit qė rrjedh, pėr tė hapur sterna, sterna tė prishura, qė nuk e mbajnė ujin.

14

Izraeli a ėshtė vallė njė skllav, o njė skllav i lindur nė shtėpi? Pse pra, u bė njė pre?

15

Luanėt e vegjėl vrumbullojnė kundėr tij, bėjnė qė tė dėgjohet zėri i tyre dhe e katandisin vendin e tij nė njė shkatėrrim tė plotė; qytetet e tij janė djegur dhe askush nuk banon mė nė to.

16

Madje dhe banorėt e Nofit dhe tė Tahpanhesit tė hanė kurorėn qė ke mbi kokė.

17

Mos vallė ti u bėre shkak qė tė tė bjerė kjo mbi krye, sepse ke braktisur Zotin, Perėndinė tėnd, ndėrsa tė udhėhiqte nėpėr rrugė?

18

Dhe tani pse ke marrė rrugėn qė tė ēon pėr nė Egjipt, pėr tė shkuar tė pish ujėrat e Shihorit? Ose pse ke marrė rrugėn qė tė ēon nė Asiri, pėr tė shkuar tė pish ujėrat e Lumit?

19

Vetė sjellja jote e keqe dhe shmangiet e tua do tė tė dėnojnė. Prano, pra, dhe shiko sa e keqe dhe e hidhur pėr ty ėshtė tė braktisėsh Zotin, Perėndinė tėnd, dhe tė mos kesh fare frikė nga unė", thotė Zoti, Zoti i ushtrive.

20

"Sepse prej shumė kohe ke thyer zgjedhėn tėnde, ke prerė lidhjet e tua dhe ke thėnė: "Nuk dua tė shėrbej mė!". Por mbi ēdo kodėr tė lartė dhe nėn ēdo pemė tė gjelbėr ti je shtrirė si njė prostitutė.

21

Megjithatė tė kisha mbjellė si njė vresht fisnik i tėrė i cilėsisė mė tė lartė; si ke ndryshuar, pra, ndaj meje nė degė tė degjeneruara vreshti tė huaj?

22

Edhe sikur tė laheshe me sodė dhe tė pėrdorje shumė sapun, paudhėsia jote do tė linte njė njollė tė pashlyeshme para meje", thotė Perėndia, Zoti.

23

"Si mund tė thuash: "Nuk jam e ndotur, nuk u kam vajtur pas Baalėve"? Shiko rrugėn qė ke pėrshkuar nė luginė, prano atė qė ke bėrė, deve e shpejtė, qė vrapon pa fre nė rrugėt e saj.

24

Gomaricėn e egėr, qė ėshtė mėsuar nė shkretėtirė, qė merr frymė nė afshin e dėshirės sė saj; kush mund ta pėrmbajė nė stinėn e dashurisė? Tė gjithė ata qė e kėrkojnė nuk duhet tė lodhen: do ta gjejnė nė muajin e vet.

25

Pengo qė kėmba jote tė mbetet zbathur dhe qė tė tė thahet gryka. Por ti ke thėnė: "Eshtė e kotė. Jo! Unė i dua tė huajt dhe dėshiroj tė shkoj pas tyre".

26

Ashtu si mbetet i hutuar vjedhėsi kur kapet nė flagrancė, kėshtu janė tė hutuar ata tė shtėpisė sė Izraelit, ata vetė, mbreti i tyre, princat e tyre, priftėrinjtė e tyre dhe profetėt e tyre,

27

tė cilėt i thonė drurit: "Ti je ati im" dhe gurit: "Ti na ke dhėnė jetėn". Po, ata mė kanė kthyer kurrizin dhe jo fytyrėn. Por nė kohėn e fatkeqėsisė sė tyre thonė: "Ēohu dhe na shpėto!".

28

Po ku janė perėnditė e tua qė ti ke sajuar? Le tė ngrihen po qe se mund tė tė shpėtojnė nė kohėn e fatkeqėsisė sate. Sepse tė shumtė si qytetet e tua janė perėnditė e tua, o Judė.

29

Pse grindeni me mua? Ju tė gjithė keni ngritur krye kundėr meje", thotė Zoti.

30

"Mė kot i kam goditur bijtė tuaj; nuk e pranuan korrigjimin. Shpata juaj i ka pėrpirė profetėt tuaj si njė luan shkatėrrimtar.

31

O brezni, ki parasysh fjalėn e Zotit! A kam qenė vallė njė shkretėtirė pėr Izraelin ose njė vend me errėsirė tė dendur? Sepse populli im thotė: "Ne endemi lirisht, nuk do tė kthehemi mė te ti"?

32

A mund t`i harrojė njė vajzė stolitė e saj ose njė nuse brezin e saj? Megjithatė populli im mė ka harruar nga njė numėr shumė i madh ditėsh.

33

Sa bukur di t`i pėrdorėsh mėnyrat e tua pėr tė siguruar dashurinė! Kėshtu ua ke mėsuar mėnyrat e tua madje edhe grave tė kėqija.

34

Bile edhe nė cepat e rrobės sate gjendet gjaku i tė pafajmėve tė mjerė, qė nuk u kapėn duke bėrė vjedhje me thyerje. Por me gjithė kėto gjėra,

35

ti thua: "Jam e pafaj; me siguri zemėrimi i tij ėshtė tėrhequr nga unė". Ja, unė do tė hyj nė gjyq me ty sepse ke thėnė: "Nuk kam mėkatuar".

36

Pse endesh poshtė e pėrpjetė, duke ndryshuar rrugėn tėnde? Do tė mbetesh e zhgėnjyer edhe nga Egjipti, ashtu siē u zhgėnjeve nga Asiria.

37

Edhe prej kėtij do tė dalėsh me duart mbi kokė, sepse Zoti ka hedhur poshtė ata te tė cilėt ti ke besim, dhe ti nuk do tė realizosh me anė tė tyre qėllimet e tua.

Jeremia 3