Bibla Shqip

Isaia 58

Isaia

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 59

1

Ja, dora e Zotit nuk ėshtė tepėr e shkurtėr pėr tė shpėtuar, as veshi i tij nuk ėshtė tepėr i rėnduar pėr tė dėgjuar.

2

Por paudhėsitė tuaja kanė shkaktuar njė ndarje midis jush dhe Perėndisė tuaj, dhe mėkatet tuaja kanė bėrė tė fshihet fytyra e tij prej jush, qė tė mos ju dėgjojė mė.

3

Sepse duart tuaja janė ndotur me gjak dhe gishtėrinjtė tuaj me paudhėsi; buzėt tuaja thonė gėnjeshtra, gjuha juaj pėshpėrit ēoroditje.

4

Askush nuk ēel padi me drejtėsi, askush nuk e mbron me tė vėrtetėn; kanė besim te fjalėt boshe dhe thonė gėnjeshtrėn, mendojnė tė keqen dhe pjellin paudhėsinė.

5

Bėjnė qė tė ēelin vezėt e nepėrkės dhe tjerrin rrjeta merimangash; ai qė ha nga vezėt e tyre vdes, dhe nga veza e shtypur del jashtė njė nepėrkė.

6

Rrjetat e tyre nuk do tė bėhen rroba, as nuk do tė mbulohen me atė qė kanė bėrė. Veprat e tyre janė vepra paudhėsie dhe nė duart e tyre ka veprime dhune.

7

Kėmbėt e tyre vrapojnė drejt sė keqes dhe shpejtojnė tė derdhin gjak tė pafaj; mendimet e tyre janė mendime paudhėsie; nė shtigjet e tyre ka pikėllim dhe shkatėrrim.

8

Rrugėn e paqes nuk e njohin dhe nuk ka ndershmėri nė rrugėt e tyre; i bėjnė dredharake shtigjet e tyre dhe secili qė ecėn nėpėr to nuk njeh paqe.

9

Prandaj ndershmėria ėshtė larg nesh dhe drejtėsia nuk arrin deri te ne; prisnim dritėn, por ja qė erdhi errėsira, prisnim shkėlqimin, por ja qė ecim nė errėsirė.

10

Prekim murin si tė verbėrit, ecim verbazi sikur tė ishim pa sy; pengohemi nė mesditė sikur tė ishte mugėtirė; nė vende tė shkretuara jemi si tė vdekur.

11

Ne tė gjithė ulėrijmė si arinj dhe vazhdojmė tė rėnkojmė si pėllumbesha, presim tė vijė ndershmėria, por ajo nuk vjen; shpėtimin, por ai ėshtė larg nesh.

12

Sepse shkeljet tona janė shumuar para teje dhe mėkatet tona dėshmojnė kundėr nesh, sepse shkeljet tona na rrinė pėrpara dhe fajet tona i njohim:

13

duke u rebeluar dhe duke mohuar Zotin, duke mos e ndjekur mė Perėndinė tonė, duke folur pėr shtypje dhe kryengritje, duke i dhėnė dhe duke murmuritur nė zemėr fjalė tė rreme.

14

Ndershmėria ėshtė larguar dhe drejtėsia ka mbetur larg, sepse e vėrteta nuk ndodhet mė nė shesh dhe paanėsia nuk mund tė hyjė nė tė.

15

Kėshtu e vėrteta ėshtė zhdukur, dhe ai qė tėrhiqet nga e keqja bėhet njė pre e lehtė. Zoti e pa kėtė dhe i erdhi keq qė nuk ka mė ndershmėri.

16

Ai e pa qė nuk kishte mė asnjė dhe u habit qė askush nuk ndėrhynte; atėherė i erdhi nė ndihmė krahu i tij dhe drejtėsia e tij e ka mbajtur,

17

ai u veshi me drejtėsinė si me njė parzmore dhe vuri mbi kryet e tij pėrkrenaren e shpėtimit, veshi rrobat e hakmarrjes dhe u mbulua me xhelozi si me njė mantel.

18

Ai do t`i japė secilit sipas veprave tė tij; tėrbimin kundėrshtarėve tė tij, shpagimin armiqve tė tij; ishujve do t`u japė shpėrblim tė plotė.

19

Kėshtu do tė kenė frikė nga emri i Zotit ata nga perėndimi prej lavdisė sė tij ata nga lindja; kur kundėrshtari do tė vijė si njė lum i furishėm, Fryma e Zotit do tė lartojė kundėr tij njė flamur.

20

"Njė ēlirues do tė vijė nė Sion dhe pėr ata tė kthyerit nga rebelimi i tyre te Jakobi", thotė Zoti.

21

"Sa pėr mua, kjo ėshtė besėlidhja ime me ata", thotė Zoti: "Fryma ime ėshtė mbi ty dhe fjalėt e mia qė vura nė gojėn tėnde nuk do tė largohen kurrė nga goja jote as nga goja e pasardhėsve tė tu, as nga goja e pasardhėsve tė pasardhėsve tė tu", thotė Zoti, "tani e pėrgjithmonė".

Isaia 60