Bibla Shqip

Isaia 57

Isaia

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 58

1

"Bėrtit sa tė mundėsh, mos u kurse; ngrije zėrin tėnd si njė bori dhe shpalli popullit tim shkeljet e tij dhe shtėpisė sė Jakobit mėkatet e tij.

2

Mė kėrkojnė ēdo ditė dhe dėshirojnė tė njohin rrugėt e mia, si njė komb qė zbaton drejtėsinė dhe nuk braktis ligjin e Perėndisė tė tij; mė kėrkojnė gjykime tė drejta dhe dėshirojnė t`i afrohen Perėndisė.

3

Ata thonė: "Pse kemi agjėruar, dhe ti nuk e ke parė? Pse kemi hidhėruar shpirtėrat tona dhe ti nuk e ke vėnė re?". Ja, ditėn e agjėrimit tuaj ju bėni atė qė ju pėlqen dhe i detyroni punėtorėt tuaj tė kryejnė njė punė tė rėndė.

4

Ja, ju agjėroni pėr grindje dhe mosmarrėveshje dhe pėr tė goditur pabesisht me grusht. Duke agjėruar ashtu si bėni sot, nuk bėni qė zėri juaj tė dėgjohet lart.

5

A ėshtė ky agjėrimi tė cilin e pėlqej, dita nė tė cilėn njeriu pikėllon shpirtin e tij? Tė pėrkulėsh kokėn si xunkthi dhe tė shtrihesh mbi njė shtrat prej thesi dhe hiri? A e quan kėtė vallė agjėrim dhe ditė qė i pėlqen Zotit?

6

Agjėrimi qė mė pėlqen a nuk ėshtė vallė ky: tė thyesh zinxhirėt e ligėsisė, tė zgjidhėsh verigat e zgjedhės, t`i lėsh tė lirė tė shtypurit, tė dėrmosh ēdo zgjedhė?

7

A nuk konsiston vallė nė ndarjen e bukės sate me atė qė ka uri, nė sjelljen nė shtėpinė tėnde tė tė varfėrit pa strehė, nė tė veshurit e atij qė ėshtė lakuriq, pa lėnė pas dore ata qė janė nga gjaku yt?

8

Atėherė drita jote do tė shpėrthejė si agimi dhe shėrimi yt do tė mbijė menjėherė, drejtėsia jote do tė tė pararendė dhe lavdia e Zotit do tė jetė praparoja jote.

9

Atėherė do tė thėrrasėsh dhe Zoti do tė tė pėrgjigjet, do tė bėrtasėsh dhe ai do tė thotė: "Ja ku jam!". Nė rast se ti heq dorė nga zgjedha, tregimi me gisht dhe tė folurit mbrapsht,

10

nė rast se plotėson nevojat e tė uriturit dhe ngop shpirtin e pikėlluar, atėherė drita jote do tė lindė nga terri dhe terri yt do tė jetė si mesdita.

11

Zoti do tė tė udhėheqė vazhdimisht, do tė ngopė shpirtin tėnd nė vendet e thata dhe do t`u japė forcė kockave tė tua; ti do tė jesh si njė kopsht i vaditur dhe si njė burim uji, ujėrat e tė cilit nuk shterojnė.

12

Njerėzit e tu do tė rindėrtojnė rrėnojat e lashta, dhe ti do tė ngresh pėrsėri themelet e shumė brezave tė shkuara; kėshtu do tė quhesh riparuesi i tė ēarave, restauruesi i shtigjeve pėr tė banuar nė vend.

13

Nė rast se e pėrmban kėmbėn qė tė mos dhunosh tė shtunėn, nė rast se nuk kryen punėt e tua gjatė ditės sime tė shenjtė, nė rast se e quan tė shtunėn kėnaqėsi, ditėn e shenjtė tė Zotit, qė meriton

14

do tė gjesh kėnaqėsinė tėnde tek Zoti, dhe unė do tė tė bėjė qė tė kalėrosh mbi lartėsitė e tokės dhe do tė tė jap tė hash trashėgiminė e Jakobit, atit tėnd, sepse goja e Zotit ka folur".

Isaia 59