Bibla Shqip

Isaia 54

Isaia

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 55

1

"O ju tė gjithė qė keni etje, ejani tek ujėrat, dhe ju qė nuk keni para ejani, blini dhe hani! Ejani, blini pa para dhe pa paguar verė dhe qumėsht!

2

Pse shpenzoni para pėr atė qė nuk ėshtė bukė dhe fryt i mundit tuaj, pėr atė qė nuk tė ngop? Dėgjomėni me kujdes dhe do tė hani atė qė ėshtė e mirė, dhe shpirti juaj do tė shijojė ushqime tė shijshme.

3

Vini veshin dhe ejani tek unė, dėgjoni dhe shpirti juaj do tė jetojė; dhe unė do tė bėj me ju njė besėlidhje tė pėrjetshme, sipas hirit tė qėndrueshėm qė i premtova Davidit.

4

Ja, unė ia dhashė si dėshmitar popujve, si princ dhe komandant tė popujve.

5

Ja, ti do tė thėrrasėsh njė komb qė nuk e njeh, dhe njė komb qė nuk tė njeh do tė vrapojė te ti, pėr shkak tė Zotit, Perėndisė tėnd, dhe tė Shenjtit tė Izraelit, sepse ai tė ka pėrlėvduar".

6

Kėrkoni Zotin ndėrsa mund tė gjendet, e thirrni ndėrsa ėshtė afėr.

7

I pabesi le ta lėrė rrugėn e tij dhe njeriu i padrejtė mendimet e tij, dhe le tė kthehet tek Zoti qė tė ketė dhembshuri pėr tė, tek Perėndia ynė qė fal bujarisht.

8

"Duke qenė se mendimet e mia nuk janė mendimet tuaja, dhe as rrugėt tuaja nuk janė rrugėt e mia", thotė Zoti.

9

"Ashtu si qiejtė janė mė tė lartė se toka, kėshtu edhe rrugėt e mia janė mė tė larta se rrugėt tuaja dhe mendimet e mia janė mė tė larta se mendimet tuaja.

10

Ashtu si shiu dhe bora zbresin nga qielli dhe nuk kthehen prapa pa vaditur tokėn, pa e bėrė pjellore, pa bėrė qė tė mbij nė mėnyrė qė ai qė do tė mbjellėtė marrė farėn dhe tė sigurojė bukėn pėr tė ngrėnė,

11

Kėshtu do tė jetė fjala ime e dalė nga goja ime; ajo nuk do tė mė kthehet bosh mua, pa kryer atė qė dėshiroj dhe pa realizuar plotėsisht atė pėr tė cilėn e dėrgova.

12

Sepse ju do tė niseni me gėzim dhe do t`ju kthejnė nė paqe. Malet dhe kodrat do tė shpėrthejnė nė britma gėzimi pėrpara jush dhe tėrė drurėt e fushave do tė duartrokasin.

13

Nė vend tė ferrave do tė rritet selvia, nė vend tė hithrave do tė rritet mersina; kjo do tė jetė pėr Zotin njė titull lavdie, njė shenjė e pėrjetshme qė nuk do tė shkatėrrohet".

Isaia 56