Bibla Shqip

Isaia 53

Isaia

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 54

1

Ngazėllo, o shterpė, qė nuk lindje; shpėrthe nė britma tė larta gėzimi, ti qė nuk provoje dhembjet e lindjes! Sepse fėmijėt e sė shkretės do tė jenė mė tė shumtė se fėmijėt e gruas sė martuar, thotė Zoti.

2

Zgjero vendin e ēadrės sate dhe fletėt e banesave tė tua le tė shtrihen pa kursim; zgjati litarėt e tu dhe pėrforco kunjat e tu,

3

sepse do tė shtrihesh nė tė djathtė dhe nė tė majtė; pasardhėsit e tu do tė zotėrojnė kombet dhe do tė popullojnė qytetet e shkretuara.

4

Mos u frikėso, sepse nuk do tė ngatėrrohesh; mos ki turp, sepse nuk do tė skuqesh; do tė harrosh madje turpin e rinisė sate dhe nuk do ta kujtosh mė ēnderimin e vejėrisė sate.

5

Sepse krijuesi yt ėshtė dhėndri yt; emri i tij ėshtė Zoti i ushtrive; Ēliruesi yt ėshtė i Shenjti i Izraelit, i quajtur Perėndi i tėrė tokės.

6

Sepse Zoti tė ka thirrur si njė grua tė braktisur dhe tė pikėlluar nė frymėn e saj, si nusja e rinisė qė ėshtė pėrzėnė, thotė Perėndia yt.

7

Tė kam braktisur pėr njė ēast tė shkurtėr, por me dhembshuri tė pamasė do tė tė mbledh.

8

Nė njė shpėrthim zemėrimi tė kam fshehur pėr njė ēast fytyrėn time, por me njė dashuri tė pėrjetshme do tė kem dhembshuri pėr ty, thotė Zoti, Ēliruesi yt.

9

Pėr mua ky do tė jetė njė fakt si ujėrat e Noeut; ashtu siē u betova qė ujėrat e Noeut nuk do tė mbulonin mė tokėn, kėshtu betohem qė nuk do tė zėmėrohem mė me ty dhe nuk do tė tė kėrcėnoj mė.

10

Edhe sikur malet tė zhvendoseshin dhe kodrat tė luanin nga vendi, dashuria ime nuk do tė largohet prej teje as besėlidhja e paqes nuk do tė hiqet, thotė Zoti, qė ka dhėmbshuri pėr ty.

11

O e pikėlluar, e rrahur nga stuhia, e pangushėlluar, unė do tė ngallmoj gurėt e tu tė ēmuar nė antimon dhe do tė tė themeloj mbi safirėt.

12

Do t`i bėjė bedenat e tu prej rubinėsh, portat e tua prej xhevairi dhe tėrė rrethimin tėnd prej gurėsh tė ēmuar.

13

Tėrė bijtė e tu do tė mėsohen nga Zoti dhe e madhe ka pėr tė qenė paqja e bijve tė tu.

14

Ti do tė vendosesh ngultas nė drejtėsi; do tė jesh larg nga shtypja, sepse nuk duhet tė trėmbesh mė edhe nga tmerri, sepse nuk do tė tė afrohet mė ty.

15

Ja, edhe mund tė mblidhen kundėr teje, por kjo nuk do tė jetė nga ana ime. Cilido qė do tė mblidhet kundėr teje, do tė rrėzohet para teje.

16

Ja, unė kam krijuar kovaēin qė i fryn prushit tė zjarrit dhe nxjerr prej tij njė vegėl pėr punėn e tij, dhe kam krijuar shkatėrruesin pėr tė prishur.

17

Asnjė armė e sajuar kundėr teje nuk do tė ketė sukses, dhe ēdo gjuhė qė do tė ngrihet tė gjykojė kundėr teje, ti do ta dėnosh. Kjo ėshtė trashėgimia e shėrbėtorėve tė Zotit dhe drejtėsia e tyre vjen nga unė", thotė Zoti.

Isaia 55