Bibla Shqip

Isaia 46

Isaia

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 47

1

"Zbrit dhe ulu nė pluhur, o e virgjėr bijė e Babilonisė. Ulu nė tokė, pa fron, o bijė e Kaldeasve, sepse nuk do tė quajnė mė tė brishtė dhe tė njomė.

2

Vėr dorėn mbi mokrėn dhe bluaj miellin; lėvize velin tėnd, ngrije bishtin e fustanit, zbulo kėmbėn dhe kalo lumenjtė.

3

Lakuriqėsia jote do tė zbulohet dhe do tė shihet gjithashtu turpi yt; do tė hakmerrem dhe asnjeri nuk do tė ndėrhyjė".

4

Shpėtimtari ynė, emri i tė cilit ėshtė Zoti i ushtrive, ėshtė i Shenjti i Izraelit.

5

"Ulu nė heshtje dhe shko nė terr, o bijė e Kaldeasve, sepse nuk do tė tė quajnė mė zonjė tė mbretėrive.

6

Jam zemėruar me popullin tim, kam pėrdhosur trashėgiminė time dhe i kam dhėnė nė pushtetin tėnd, por ti nuk ke perdorur pėr ta kurrfarė mėshire; zgjedhėn tėnde e ushtrove sidomos mbi tė moshuarit,

7

dhe the: "Unė do tė jem zonjė pėrjetė", dhe kėshtu nuk i vure kėto gjėra nė zemėr dhe nuk more parasysh fundin e gjithė kėsaj ngjarjeje.

8

Por tani dėgjo, o epshndjellėse, qė banon nė njė vend tė sigurt dhe thua nė zemrėn tėnde: "Unė, dhe asnjė tjetėr! Nuk do tė mbetem kurrė e ve dhe s`kam pėr tė njohur humbjen e fėmijėve".

9

Por kėto dy gjėra do tė tė ndodhin nė njė ēast, nė po atė ditė: humbja e fėmijėve dhe vejėria; do tė tė bien plotėsisht mbi kurriz, pėr shkak tė numrit tė madh tė magjive tė tua dhe pėr morinė e yshtjeve tė tua.

10

Ti kishe besim nė djallėzinė tėnde dhe thoje: "Askush nuk mė sheh". Dituria jote dhe njohuritė e tua tė kanė mashtruar, dhe ti thoje nė zemrėn tėnde:

11

"Unė dhe askush tjetėr". Prandaj do tė tė vijė njė fatkeqėsi dhe nuk do tė dish se nga tė vjen; do tė bjerė njė fatkeqėsi, qė nuk do tė jesh nė gjendje ta shmangėsh me asnjė lloj shlyerje; do tė bjerė papritmas nė trup njė shkatėrrim, qė nuk e ke parashikuar.

12

Rri tani me yshtjet e tua dhe me morinė e magjive tė tua me tė cilat je lodhur qė nė rininė tėnde. Ndofta do tė nxjerrėsh prej tyre ndonjė pėrfitim, ndofta do tė arrish tė ndjellėsh frikė.

13

Je lodhur me turmėn e kėshilltarėve tė tu; le tė ngrihen, pra, astrologėt, ata qė studiojnė yjet dhe bėjnė parashikime ēdo muaj dhe le tė tė shpėtojnė nga gjėrat qė do tė bien nė kurriz.

14

Ja, ato do tė jenė si kashta; zjarri do t`i harrxhojė. Nuk do tė shpėtojnė veten e tyre nga fuqia e flakės; nuk do tė ketė prush pėr t`u ngrohur, as zjarr para tė cilit tė ulesh.

15

Kėshtu do tė jenė ata me tė cilėt je munduar dhe ke dhėnė e ke marrė qė nė rininė tėnde. Secili do tė rravgojė pėr llogari tė vet, dhe askush nuk do tė tė shpėtojė".

Isaia 48