Bibla Shqip

Isaia 45

Isaia

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 46

1

Beli ka rėnė, Nebo ėshtė rrėzuar; idhujt e tyre i kanė ēuar tutje me kafshė barre dhe me pela; gjėrat qė ju transportonit janė ngarkuar si pesha tė rėnda pėr kafshėt e lodhura.

2

Janė shembur, kanė rėnė bashkė; nuk kanė mundur tė shpėtojnė ngarkesėn, por ata vetė kanė shkuar nė robėri.

3

"Dėgjomėni, o shtėpi e Jakobit, dhe tėrė mbetja e shtėpisė sė Izraelit, qė ju kam pėrkrahur qė kur keni lindur, qė jeni mbajtur nga unė qysh nė bark tė nėnės;

4

"Deri nė pleqėrinė tuaj unė do tė mbetem po ai, unė do t`ju mbaj deri sa tė thinjeni. Unė ju kam bėrė dhe unė do t`ju pėrkrah; po, do t`ju mbaj dhe do t`ju shpėtoj".

5

Me cilin doni tė mė barazoni, me cilin doni tė mė krahasoni qė mund tė jemi tė njėllojtė?

6

Kėta harxhojnė arin e ēantės dhe peshojnė argjendin me peshore, paguajnė njė argjendar qė me to tė sajojė njė perėndi; pastaj bien pėrmbys para tij dhe e adhurojnė.

7

E ngarkojnė mbi kurriz dhe e mbartin, e vėnė nė vendin e tij dhe mbetet atje; nga vendi i tij nuk lėvizet mė. Edhe sikur dikush t`i thėrrasė atij, ai nuk i pėrgjigjet as e shpėton nga fatkeqėsia e tij.

8

Kujtoni kėtė dhe tregohuni burra! Silleni atė ndėrmend, o shkelės.

9

Kujtoni gjėrat e kaluara tė kohėve shumė tė vjetra, sepse unė jam Perėndia dhe nuk ka asnjė tjetėr; jam Perėndia dhe askush nuk mė ngjet mua,

10

qė shpall fundin qė nė fillim, dhe shumė kohė mė parė gjėrat qė ende nuk janė bėrė, duke thėnė: "Plani im do tė realizohet dhe do tė bėj gjithēka mė pėlqen",

11

duke thirrur nga lindja njė zog grabitqar dhe nga njė tokė e largėt njeriun qė do tė zbatojė planin tim. Po, kam folur dhe do tė bėj qė tė ndodhė; kam bėrė planin dhe do ta realizoj.

12

Dėgjomėni, e zemėrkryeneēė, qė i jeni larguar drejtėsisė.

13

Po e afroj drejtėsinė time, ajo nuk ėshtė larg; shpėtimi im nuk do tė vonojė. Do ta vė shpėtimin te Sioni dhe do t`i tregoj lavdinė time Izraelit".

Isaia 47