Bibla Shqip

Isaia 43

Isaia

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 44

1

"Tani dėgjo, o Jakobi, shėrbėtori im, o Izrael, qė unė kam zgjedhur!

2

Kėshtu thotė Zoti qė tė ka bėrė dhe tė ka formuar qė nė barkun e nėnės, ai qė tė ndihmon: Mos ki frikė, o Jakobi, shėrbėtori im, o Jeshurun qė unė kam zgjedhur!

3

Sepse unė do tė derdh ujė mbi atė qė ka etje dhe rrėke mbi tokėn e thatė; do tė derdh Frymėn time mbi pasardhėsit e tu dhe bekimin tim mbi trashėgimtarėt e tu.

4

Ata do tė rriten nė mes tė barit, si shelgje gjatė rrjedhave ujore.

5

Njeri do tė thotė: "Unė jam i Zotit"; tjetri do tė quhet me emrin e Jakobit, dhe njė tjetėr do tė shkruajė mbi dorėn e tij: "I Zotit", dhe do ta ketė pėr nder tė mbajė emrin e Izraelit".

6

Kėshtu thotė Zoti, mbreti i Izraelit dhe Ēliruesi i tij, Zoti i ushtrive: "Unė jam i pari dhe jam i fundit, dhe pėrveē meje nuk ka Perėndi.

7

Kush ėshtė si unė? Le ta shpallė, pra, ta deklarojė dhe tė japė prova para meje qė kur kam vendosur kėtė popull tė lashtė. Le t`u njoftojnė gjėrat qė do tė ndodhin dhe ngjarjet qė do tė kryhen.

8

Mos u trembni, mos kini frikė! A nuk ta kam shpallur, vallė, dhe nuk ta kam deklaruar prej kohe? Ju jeni dėshmitarė tė mi. A ka vallė njė Perėndi pėrveē meje? Nuk ka Shkėmb tjetėr, nuk njoh tjetėr tė tillė.

9

Ata qė prodhojnė shėmbėlltyra tė gdhendura janė krejt kotėsi; gjėrat e tyre mė tė ēmuara nuk hyjnė fare nė punė; dėshmitarėt e tyre nuk shohin dhe as nuk kuptojnė gjė, prandaj do tė mbulohen me turp.

10

Kush prodhon njė zot apo shkrin njė shėmbėlltyrė tė gdhendur pa patur fare dobi?

11

Ja, tė gjithė shokėt e kėtij personi do tė shushaten; vetė artizanėt nuk janė veēse njerėz. Le tė mblidhen tė gjithė dhe le tė paraqiten. Do tė tremben dhe do tė turpėrohen njėkohėsisht.

12

Kovaēi me darė punon hekurin mbi prush, i jep formė me ēekiē dhe e pėrpunon me krahun e tij tė fuqishėm; vuan nga uria dhe forca e tij pakėsohet; nuk pi ujė dhe lodhet.

13

Zdrukthėtari shtrin vizorin, vizaton idhullin me laps, e punon me sqepar, e mat me kompas dhe e bėn njė fytyrė njerėzore, njė formė tė bukur njeriu, nė mėnyrė qė tė mbetet nė njė shtėpi.

14

Ai pret pėr vete disa kedra, merr njė selvi apo njė lis qė i lė tė rriten tė fuqishėm midis drurėve tė pyllit; ai mbjell njė frashėr qė shiu e bėn tė rritet.

15

Ky i shėrben njeriut pėr tė djegur; ai merr njė pjesė tė tij pėr t`u ngrohur dhe ndez zjarrin pėr tė pjekur bukėn; bėn gjithashtu njė perėndi dhe e adhuron, bėn njė shėmbėlltyrė tė gdhendur para sė cilės bie pėrmbys.

16

Djeg gjysmėn e tij nė zjarr, me gjysmėn tjetėr pėrgatit mishin, pjek mishin dhe ngopet. Ngrohet gjithashtu dhe thotė: "Ah, po ngrohem, kėnaqem me zjarrin".

17

Me atė qė mbetet prej tij sajon njė perėndi, shėmbėlltyrėn e saj tė gdhendur, bie pėrmbys pėrpara saj, e adhuron, e lut dhe i thotė: "Shpėtomė, sepse ti je perėndia im".

18

Nuk dinė dhe nuk kuptojnė asgjė, sepse i kanė zėnė sytė e tyre qė tė mos shohin dhe zemrat e tyre qė tė mos kuptojnė.

19

Askush nuk vjen nė vete dhe as ka dituri dhe mend pėr tė thėnė: "Dogja njė pjesė nė zjarr, po, mbi prushin e tij poqa bukėn, poqa mishin dhe e hėngra. Me atė qė mbetet do tė bėj njė gjė tė neveritshme dhe do tė bie pėrmbys pėrpara njė cope druri?".

20

Njė person i tillė ushqehet me hi, zemra e tij e mashtruar e ēon nė rrugė tė keqe. Ai nuk mund tė ēlirojė shpirtin e tij dhe tė thotė: "A nuk ėshtė vallė njė gėnjeshtėr ajo qė mbaj nė dorėn time tė djathtė?".

21

"Mbaji mend kėto gjėra, o Jakobi, o Izrael, sepse ti je shėrbėtori im; unė tė kam formuar, ti je shėrbėtori im; o Izrael, nuk do tė tė harroj.

22

I fshiva shkeljet e tua si njė re e dendur, dhe mėkatet e tua si njė mjegullinė; kthehu tek unė, sepse unė tė kam ēliruar".

23

Ngazėlloni, o qiej, sepse Zoti ka vepruar. Gėzohuni, o thellėsi tė tokės. Shpėrtheni nė britma gėzimi, o male, o pyje, me gjithė drurėt tuaj! Sepse Zoti ka ēliruar Jakobin dhe ka shfaqur lavdinė e tij nė Izrael.

24

Kėshtu thotė Zoti, Ēliruesi yt, ai qė tė ka formuar qė nė bark tė nėnės: "Unė jam Zoti qė kam bėrė tėrė gjėrat, qė i vetėm, kam shpalosur qiejtė dhe kam shtrirė tokėn; kush ishte me mua?

25

Unė i bėj tė kota parashikimet e gėnjeshtarėve dhe i bėj shortarėt pa mend; unė bėj qė tė sprapsen njerėzit e urtė dhe e kthej dijen e tyre nė marrėzi.

26

Vėrtetoj fjalėn e shėrbėtorit tim dhe i jap sukses kėshillės sė lajmėtarėve tė mi; unė i them Jeruzalemit: "Do tė kesh banorė", dhe qyteteve tė Judės: "Do t`ju rindėrtojnė", dhe unė do tė rindėrtoj gėrmadhat e tyre.

27

Unė i them humnerės: "Thahu!"; dhe unė do tė thaj lumenjtė e tu.

28

Them pėr Kirin: "Ai ėshtė bariu im!" dhe do tė ēojė nė vend tėrė dėshirat e mia, duke i thėnė Jeruzalemit: "Do tė rindėrtohesh!", dhe tempullit: "Do tė jesh i qėndrueshėm!"".

Isaia 45