Bibla Shqip

Isaia 42

Isaia

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 43

1

Por tani kėshtu thotė Zoti, qė tė ka krijuar, o Jakobi, qė tė ka formuar, o Izrael: "Mos ki frikė, sepse unė tė kam ēliruar, tė kam thirrur me emėr; ti mė pėrket mua.

2

Kur do tė kalosh pėrmes ujėrave unė do tė jem me ty, ose do tė kalosh lumenjtė, nuk do tė tė mbytin; kur do tė ecėsh nėpėr zjarr, nuk do tė digjesh dhe flaka nuk do tė tė konsumojė.

3

Sepse unė jam Zoti, Perėndia yt, i Shenjti i Izraelit, Shpėtimtari yt. Kam dhėnė Egjiptin si ēmim pėr shpengimin tėnd, Etiopinė dhe Seban pėr ty.

4

Sepse ti je i ēmuar nė sytė e mi dhe i nderuar, dhe unė tė dua, unė jap njerėz pėr ty dhe popuj nė kėmbim tė jetės sate.

5

Mos ki frikė, sepse unė jam me ty; do tė t`i sjell pasardhėsit e tu nga lindja dhe do tė grumbulloj nga perėndimi.

6

Do t`i them veriut: "Ktheji", dhe jugut: "Mos i mbaj. Bėj qė tė vijnė bijtė e mi nga larg dhe bijat e mia nga skajet e tokės,

7

tėrė ata qė quhen me emrin tim, qė kam krijuar pėr lavdinė time, qė kam formuar dhe bėrė gjithashtu".

8

Nxirr popullin e verbėr qė megjithatė ka sy, dhe tė shurdhėr qė megjithatė kanė vesh.

9

Le tė mblidhen bashkė tėrė kombet, tė grumbullohen popujt! Kush prej tyre mund tė njoftojė kėtė gjė dhe tė na bėjė tė dėgjojmė gjėrat e kaluara? Le tė paraqesin dėshmitarėt e tyre pėr t`u justifikuar; ose le tė dėgjojnė dhe tė thonė: "Éshtė e vėrtetė!".

10

Dėshmitarėt e mi jeni ju, thotė Zoti, bashkė me shėrbėtorin qė kam zgjedhur, me qėllim qė ju tė mė njihni dhe tė keni besim tek unė, si dhe tė merrni vesh qė unė jam. Para meje asnjė Perėndi nuk u formua dhe pas meje nuk do tė ketė asnjė tjetėr.

11

Unė, unė jam Zoti dhe pėrveē meje nuk ka Shpėtimtar tjetėr.

12

Unė kam shpallur, kam shpėtuar dhe kam njoftuar; dhe nuk kishte asnjė perėndi tė huaj midis jush; prandaj ju jeni dėshmitarėt e mi, thotė Zoti, dhe unė jam Perėndi.

13

Para fillimit tė kohės unė jam gjithnjė po ai dhe askush nuk mund tė ēlirojė njeri nga dora ime; kur unė veproj, kush mund tė mė pengojė?".

14

Kėshtu thotė Zoti, Ēliruesi juaj, i Shenjti i Izraelit: "Pėr hirin tuaj unė po dėrgoj dikė kundėr Babilonisė, dhe do tė bėj qė tė ikin tė gjithė; kėshtu Kaldeasit do tė ikin me anije duke bėrtitur nga dhembja.

15

Unė jam Zoti, i Shenjti juaj, krijuesi i Izraelit, mbreti juaj".

16

Kėshtu thotė Zoti qė hapi njė rrugė nė det dhe njė shteg midis ujėrave tė fuqishme,

17

qė nxorri qerre, kuaj dhe njė ushtri tė fuqishme; ata dergjen tė gjithė sė bashku dhe nuk do tė ngrihen mė; janė asgjėsuar dhe janė shuar si njė kandil.

18

"Mos kujtoni mė gjėrat e kaluara, mos shqyrtoni mė gjėrat e lashta.

19

Ja, unė po bėj njė gjė tė re; ajo do tė lėshojė degė; nuk do ta njihni ju? Po, do tė hap njė rrugė nėpėr shkretėtirė, do tė bėj qė lumenjtė tė rrjedhin nė vendet e vetmuara.

20

Kafshėt e fushave, ēakajtė dhe strucat do tė mė pėrlėvdojnė, sepse do t`i jap ujė shkretėtirės dhe lumenj vendit tė vetmuar pėr t`i dhėnė tė pijė popullit tim, tė zgjedhurit tim.

21

Populli qė kam formuar pėr vetė do tė shpallė lėvdimet e mia.

22

Por ti nuk mė ke kėrkuar, o Jakobi, pėrkundrazi je lodhur me mua, o Izrael!

23

Nuk mė ke sjellė qengjin e olokausteve tė tua dhe nuk mė ke nderuar me flijimet e tua; nuk tė kam detyruar tė mė shėrbesh me oferta ushqimesh, as nuk tė kam lodhur duke kėrkuar temjan.

24

Nuk mė ke blerė me para kanellėn dhe nuk mė ke ngopur me dhjamin e flijimeve tė tua. Pėrkundrazi mė ke rėnduar me mėkatet e tua, mė ke lodhur me paudhėsitė e tua.

25

Unė, pikėrisht unė, jam ai qė pėr hir tė vetuetes fshij shkeljet e tua dhe nuk do t`i mbaj mend mėkatet e tua.

26

Bėj qė tė kujtohem, ta diskutojmė bashkė kėtė rast, folė, ti vetė pėr t`u justifikuar.

27

Ati yt i parė ka mėkatuar dhe mėsuesit e tu kanė ngritur krye kundėr meje.

28

Prandaj kam ndotur krerėt e shenjtėrores, kam vendosur shfarosjen e Jakobit dhe turpėrimin Izraelit".

Isaia 44