Bibla Shqip

Isaia 41

Isaia

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 42

1

"Ja shėrbėtori im, qė unė pėrkrah, i zgjedhuri im qė mė kėnaq shpirtin. Kam vėnė Frymėn time mbi tė; ai do t`ju sjellė drejtėsinė kombeve.

2

Nuk do tė bėrtasė, nuk do ta ngrerė zėrin, nuk do tė bėjė tė dėgjohet zėri i tij nėpėr rrugė.

3

Nuk do ta copėtojė kallamin e thyer dhe nuk do ta shuajė kandilin qė bėn tym; do ta paraqesė drejtėsinė sipas sė vėrtetės.

4

Ai nuk do tė ligėshtohet dhe nuk do tė dekurajohet; deri sa tė vendosė drejtėsinė mbi tokė; dhe ishujt do tė presin ligjin e tij".

5

Kėshtu thotė Perėndia, Zoti, qė ka krijuar qiejtė dhe i ka shpalosur, qė ka shtruar tokėn dhe gjėrat qė ajo prodhon, qė i jep frymėmarrje popullit dhe jetė atyre qė ecin nė tė:

6

"Unė, Zoti, tė kam thirrur sipas drejtėsisė dhe do tė tė zė pėr dore, do tė tė ruaj dhe do tė bėj aleancėn e popullit dhe dritėn e kombeve,

7

pėr t`u hapur sytė tė verbėrve, pėr tė nxjerrė nga burgu tė burgosurit dhe ata qė dergjen nė terr.

8

Unė jam Zoti, ky ėshtė emri im; nuk do t`i jap lavdinė time asnjė tjetri, as lavdėrimet e mia shėmbėlltyrave tė gdhendura.

9

Ja, gjėrat e mėparshme kanė ndodhur, dhe tani po ju njoftoj gjėra tė reja; unė jua bėj tė njohura para se tė mbijnė".

10

I kėndoni Zotit njė kantik tė ri, lėvdimin e tij nga skajet e tokės, o ju qė zbrisni nė det, dhe atė qė ai pėrmban, ishujt dhe banorėt e tyre.

11

Shkretėtira dhe qytetet e tij tė lartojnė zėrin e tyre, bashkė me fshatrat nė tė cilat banojnė ata tė Kedarit. Le tė ngazėllojnė banorėt e Selas, le tė lėshojnė britma nga maja e maleve.

12

Le t`i japin lavdi Zotit, le ta shpallin lėvdimin e tij nė ishuj.

13

Zoti do tė shkojė pėrpara si njė hero, do tė nxisė dėshirėn e tij tė zjarrtė si njė luftėtar, do tė lėshojė njė klithmė, po njė klithmė therėse; do tė triumfojė mbi armiqtė e tij.

14

"Pėr njė kohė tė gjatė kam qėndruar nė heshtje, nuk kam folur, e kam pėrmbajtur veten; por tani do tė bėrtas si njė grua qė heq tė prerat e lindjes, do tė marr frymė me vėshtirėsi dhe njėkohėsisht do tė shfryj.

15

Do tė shkretoj malet dhe kodrat dhe do tė t`i thaj tėrė bimėt e blerta; do t`i katandis lumenjtė nė ishuj dhe do tė thaj pellgjet.

16

Do t`i bėj tė verbėrit tė ecin nėpėr njė rrugė qė ata nuk e njihnin dhe do t`i ēoj nėpėr shtigje tė panjohura; do tė ndryshoj para tyre terrin nė dritė dhe vendet dredha-dredha nė fushė. Kėto gjėra do tė bėj pėr ta dhe nuk do t`i braktis.

17

Do tė kthejnė kurrizin plot me turp ata qė kanė besim nė shėmbėlltyrat e gdhendua dhe u thonė shėmbėlltyrave tė derdhura: "Ju jeni perėnditė tona!".

18

O tė shurdhėr, dėgjoni; o tė verbėr, shikoni dhe keni pėr tė parė!

19

Kush ėshtė i verbėr, nė mos shėrbėtori im, o i shurdhėr si lajmėtari im qė po dėrgoj? Kush ėshtė i verbėr si ai qė ėshtė nė paqe me mua, i verbėr si shėrbėtori i Zotit?

20

Ke parė shumė gjėra, por pa u kushtuar kujdesin e duhur; veshėt e tu ishin tė hapur, por nuk dėgjove asgjė".

21

Zoti u gėzua pėr hir tė drejtėsisė sė tij; do ta bėjė ligjin e tij tė madh dhe tė mrekullueshėm.

22

Por ky ėshtė njė popull qė e kanė vjedhur dhe zhveshur; janė zėnė tė gjithė nga leqe nė burgjet e nėndheshme dhe janė mbyllur nė burgje. Janė bėrė objekt plaēkitjeje, por askush nuk i ka ēliruar; tė zhveshur, por askush nuk ka thėnė: "Ktheji!".

23

Kush prej jush do t`i kushtojė vemendje kėsaj gjėje? Kush prej jush do t`i kushtojė vemendje dhe do tė dėgjojė nė tė ardhmen?

24

Kush e ka braktisur Jakobin nė duart e plaēkitėsve dhe Izraelin nė ato tė grabitėsve? A nuk ka qenė vallė Zoti kundėr tė cilit kemi mėkatuar? Ata nė fakt nuk kanė dashur tė ecin nė rrugėt e tij dhe nuk i janė bindur ligjit tė tij.

25

Prandaj ai hodhi mbi tė afshin e zemėrimit tė tij dhe dhunėn e luftės, qė e mbėshtolli rreth e qark nė flakė pa e vėnė re ai; e shkriu atė, por ai nuk pati gajle.

Isaia 43