Bibla Shqip

Isaia 36

Isaia

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 37

1

Kur mbreti Ezekia dėgjoi kėtė, grisi rrobat, u mbulua me njė thes dhe hyri nė shtėpinė e Zotit.

2

Pastaj dėrgoi Eliakimin, prefektin e pallatit, Shebnaun, sekretarin, dhe priftėrinjtė mė tė vjetėr tė mbuluar me thasė te profeti Isaia, bir i Amotsit,

3

tė cilėt i thanė: "Kėshtu thotė Ezekia: Kjo ditė ėshtė njė ditė ankthi, ndėshkimi dhe turpi, sepse fėmijėt janė duke lindur, por nuk ka forcė pėr t`i pjellė.

4

Ndofta Zoti, Perėndia yt, ka dėgjuar fjalėt e Rabshakehut, qė mbreti i Asirisė, zoti i tij, ka dėrguar pėr tė fyer Perėndinė e gjallė, dhe do ta ndėshkojė pėr shkak tė fjalėve qė Zoti, Perėndia yt, ka dėgjuar. Larto, pra, njė lutje pėr kusurin qė mbetet akoma".

5

Kėshtu shėrbėtorėt e mbretit Ezekia shkuan te Isaia.

6

Dhe Isaia u tha atyre: "Kėtė do t`i thoni zotit tuaj: Kėshtu thotė Zoti: Mos ki frikė pėr shkak tė fjalėve qė dėgjove, me tė cilat shėrbėtorėt e mbretit tė Asirisė mė kanė fyer.

7

Ja, unė do tė dėrgoj pėrmbi tė njė frymė dhe, sa tė dėgjojė njė lajm, do tė kthehet nė vendin e tij dhe nė vendin e tij do ta rrėzoj me shpatė".

8

Kėshtu Rabshakehu u kthye dhe e gjeti mbretin e Asirisė qė po rrethonte Libnahun, sepse kishte mėsuar qė mbreti ishte nisur nga Lakishi.

9

Atėherė mbreti i Asirisė dėgjoi tė thuhet pėr Tirhakahun, mbretin e Etiopisė: "Ka dalė pėr tė luftuar kundėr teje". Sa dėgjoi kėtė, ai i dėrgoi lajmėtarėt Ezekias, duke i thėnė:

10

"Do t`i thoni kėshtu Ezekias, mbretit tė Judės: Mos lėr qė Perėndia yt tė cilit i beson tė tė mashtrojė duke tė thėnė: "Jeruzalemi nuk do jepet nė duart e mbretit tė Asirisė".

11

Ja, ti dėgjove ato qė mbreti i Asirisė u ka bėrė gjithė vendeve tė tjera, duke vendosur shkatėrrimin e tyre. A do tė mund tė shpėtoje vetėm ti?

12

A kanė ēliruar vallė mbretėrit e kombeve ato qė etėrit e mi kanė shkatėrruar: Gozanin, Haranin, Retsefin dhe bijtė e Edenit qė ishin nė Telasar?

13

Ku janė mbreti i Hamathit, mbreti i Arpadit dhe mbreti i qytetit tė Sefarvaimit, tė Henas dhe tė Ivahut?".

14

Ezekia e mori letrėn nga duart e lajmėtarėve dhe e lexoi; pastaj u ngjit nė shtėpinė e Zotit dhe e shpalosi para Zotit.

15

Pastaj Ezekia iu lut Zotit, duke thėnė:

16

"O Zot i ushtrive, Perėndi i Izraelit qė ulesh midis kerubinėve, ti je Perėndia, ti vetėm, i tė gjitha mbretėrive tė tokės; ti ke bėrė qiejtė dhe tokėn.

17

Vėr veshin, o Zot, dhe dėgjo; hap sytė, o Zot, dhe shiko. Dėgjo tėrė fjalėt qė Senakeribi ka dėrguar tė thotė pėr tė fyer Perėndinė e gjallė.

18

Nė tė vėrtetė, o Zot, mbretėrit e Asirisė kanė shkatėrruar tė gjitha kombet dhe vendet e tyre,

19

dhe kanė hedhur nė zjarr perėnditė e tyre, sepse kėto nuk ishin perėndi, por vepėr e duarve tė njeriut, dru e gur; pėr kėtė arsye i kanė shkatėrruar.

20

Por tani, o Zot, Perėndia ynė, na ēliro nga duart e tij, me qėllim qė tė gjitha mbretėritė e tokės tė njohin qė ti vetėm je Zoti".

21

Atėherė Isaia, bir i Amotsit, i ēoi fjalė Ezekias: "Kėshtu thotė Zoti, Perėndia i Izraelit: Me qenė se ti mė je lutur pėrsa i pėrket Senakeribit, mbretit tė Asirisė,

22

kjo ėshtė fjala qė Zoti ka shqiptuar kundėr tij: Virgjėresha, bijė e Sionit, tė pėrēmon dhe tallet me ty; e bija e Jeruzalemit tund kokėn prapa teje.

23

Cilin ke poshtėruar dhe fyer? Kundėr kujt ke ngritur zėrin dhe nė mėnyrė arrogante sytė e tu? Kundėr tė Shenjtit tė Izraelit.

24

Me anė tė shėrbėtorėve tė tu ke poshtėruar Zotin dhe ke thėnė: "Me morinė e qerreve tė mia u ngjita nė majė tė maleve, nė skajet e Libanit. Do tė rrėzoj kedrat e tij mė tė lartė dhe qiparisat e tij mė tė bukur; do tė arrij lartėsinė e tij mė tė largėt, pyllin e tij mė tė harlisur.

25

Kam gėrmuar dhe kam pirė ujė; me tabanin e kėmbėve tė mia kam tharė tė gjitha lumenjtė e Egjiptit".

26

A nuk ke dėgjuar vallė se prej shumė kohe e kam pėrgatitur kėtė gjė, planin e kam pėrgatitur qysh nga kohėt e vjetra? Tani kam bėrė qė tė ndodhė kjo: qė ti t`i kthesh nė njė grumbull gėrmadhash qytetet e fortifikuara.

27

Prandaj banorėt e tyre, tė cilėt s`kanė forca, ishin tė trembur dhe tė hutuar; ishin si bari i fushave, si bari i vogėl jeshil, si bari i ēative, i cili digjet para se tė rritet.

28

Por unė e njoh banesėn tėnde, hyrjen dhe daljen tėnde, madje edhe zemėrimin tėnd tė madh kundėr meje.

29

Duke qenė se je zemėruar shumė kundėr meje dhe paturpėsia jote ka arritur te veshėt e mi, do tė vė unazėn time nė flegrat e hundėve, frerin tim nė gojė dhe do tė tė kthej nė rrugėn nga ke ardhur.

30

Dhe kjo do tė jetė shenja pėr ty; sivjet do tė hani atė qė rritet vetvetiu, vitin e dytė atė qė rritet po nga ky burim; por vitin e tretė do tė mbillni dhe do tė korrni, do tė mbillni vreshta dhe do tė hani frytin e tyre.

31

Dhe pjesa qė mbetet e shtėpisė sė Judės qė do tė shpėtojė do tė vazhdojė tė vėrė rrėnjė poshtė dhe tė bėjė fryte lart.

32

Sepse nga Jeruzalemi do tė dalė mbetje dhe nga mali i Sionit ata qė kanė shpėtuar. Zelli i Zotit tė ushtrive do ta bėjė kėtė".

33

Prandaj kėshtu thotė Zoti kundėr mbretit tė Asirisė: "Ai nuk do tė hyjė nė kėtė qytet as ka pėr tė hedhur ndonjė shigjetė, nuk do t`i dalė pėrpara me mburoja as ka pėr tė ndėrtuar ndonjė ledh kundėr tij.

34

Ai do tė kthehet nėpėr atė rrugė nga ka ardhur dhe nuk do tė hyjė nė kėtė qytet", thotė Zoti.

35

"Sepse unė do ta mbroj kėtė qytet pėr ta shpėtuar, pėr hirin tim dhe pėr hir tė Davidit, shėrbėtorit tim".

36

Pastaj engjėlli i Zotit doli dhe goditi nė kampin e Asirėve njėqind e tetėdhjetė e pesė mijė njerėz; dhe kur njerėzit u ēuan nė mėngjes, ja, tė gjithė ishin kufoma.

37

Atėherė Senakeribi, mbret i Asirisė, ngriti ēadrat, u nis dhe u kthye nė shtėpi dhe mbeti nė Niniv.

38

Dhe ndodhi qė, ndėrsa ai po adhuronte nė tempullin e perėndisė sė tij Nisrok, bijtė e tij Adramalek dhe Sharetser e vranė me shpatė; pastaj u strehuan nė vendin e Araratit. Nė vend tė tij mbretėroi i biri, Esarhadoni.

Isaia 38