Bibla Shqip

Isaia 31

Isaia

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 32

1

Ja, njė mbret do tė mbretėrojė me drejtėsi dhe princat do tė qeverisin me paanėsi.

2

Secili prej tyre do tė jetė si njė mbrojtje nga era dhe njė strehė kundėr uraganit, si rrėke uji nė njė vend tė thatė, si hija e njė shkėmbi tė madh nė njė tokė tė zhuritur.

3

Sytė e atyre qė shohin nuk do t`u erren mė dhe veshėt e atyre qė dėgjojnė do tė jenė tė vėmendshėm.

4

Zemra e njerėzve tė pamend do tė fitojė njohuri dhe gjuha e atyre qė belbėzojnė do tė flasė shpejt dhe qartė.

5

Njeriu i pėrēmuar nuk do tė thirret mė fisnik, as i pandershmi nuk do tė thirret i pavlerė.

6

Sepse njeriu i pėrēmuar thotė gjėra tė neveritshme dhe zemra e tij jepet pas paudhėsisė, pėr tė kryer pabesi dhe pėr tė thėnė gjėra pa respekt kundėr Zotit, pėr ta lėnė bosh stomakun e tė uriturit dhe pėr ta lėnė thatė atė qė vuan nga etja.

7

Armėt e tė pandershmit janė tė poshtra; ai kurdis plane tė kėqija pėr tė shkatėrruar tė mjerin me fjalė gėnjeshtare, edhe kuri mjeri pohon tė drejtėn.

8

Por njeriu fisnik mendon plane fisnike dhe i vė vetes qėllime fisnike.

9

Ēohuni, o gra qė jetoni nė bollėk, dhe dėgjoni zėrin tim; o bija pa mend, ia vini veshin fjalės sime!

10

Brenda njė viti dhe disa ditėve ju do tė dridheni, o gra pa mend, sepse vjelja e rrushit do tė shkojė keq dhe korrje nuk do tė ketė.

11

Fėrgėlloni, o gra qė jetoni nė bollėk, dridhuni o ju gra pa mend. Hiqni veshjet tuaja, zhvishuni dhe vini njė grethore nė ijėt,

12

duke i rėnė gjoksit nėpėr arat e mira dhe nėpėr vreshtat prodhimtare.

13

Mbi tokėn e popullit tim do tė rriten gjemba dhe ferra; po, mbi tė gjitha shtėpitė e gėzimit tė qytetit tė qejfeve.

14

Sepse pallati do tė braktiset, qyteti i zhurmshėm do tė shkretohet, Ofeli dhe kulla do tė bėhen pėr gjithnjė shpella gėzimi pėr gomarėt e egėr dhe kullotė pėr kopetė.

15

deri sa mbi ne tė pėrhapet Fryma nga lart, shkretėtira tė bėhet pemishte dhe pemishtja tė konsiderohet si njė pyll.

16

Atėherė i drejti do tė banojė nė shkretėtirė dhe drejtėsia do tė banojė nė pemishte.

17

Pasojė e drejtėsisė do tė jetė paqja, rezultat i drejtėsisė qetėsia dhe siguria pėrjetė.

18

Populli im do tė banojė nė njė vend paqeje, nė banesa tė sigurta dhe nė vende tė qeta pushimi,

19

edhe sikur tė binte breshėr mbi pyllin dhe qyteti tė ulej shumė.

20

Lum ju qė mbillni nė breg tė tė gjithė ujėrave dhe qė lini tė shkojė e lirė kėmba e kaut dhe e gomarit.

Isaia 33