Bibla Shqip

Isaia 30

Isaia

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 31

1

Mjerė ata qė zbresin nė Egjipt nė kėrkim tė ndihmės dhe u besojnė kuajve, kanė besim te qerret, sepse janė tė shumta dhe te kalorėsit, sepse janė shumė tė fuqishėm, por nuk shikojnė tė Shenjtin e Izraelit dhe nuk kėrkojnė Zotin.

2

Megjithatė edhe ai ėshtė i urtė dhe do tė sjellė gjėmėn; ai nuk do t`i tėrheqė fjalėt e tij, por do tė ngrihet kundėr shtėpisė sė njerėzve tė kėqij dhe kundėr ndihmės sė atyre qė bėjnė paudhėsi.

3

Por Egjiptasit janė njerėz dhe jo Perėndi, kuajt e tyre janė mish dhe jo frymė. Kur Zoti do tė shtrijė dorėn e vet, mbrojtėsit do t`i merren kėmbėt dhe i mbrojturi do tė rrėzohet, do tė vdesin tė gjithė bashkė.

4

Sepse kėshtu mė ka thėnė Zoti: "Ashtu si luani apo luanesha vrumbullin mbi prenė e vet (kur kundėr tij ėshtė mbledhur njė numėr i madh barinjsh dhe ai nuk ka frikė nga britmat e tyre dhe as trėmbet nga zhurma e tyre), kėshtu do tė zbresė Zoti i ushtrive pėr tė luftuar nė malin e Sionit dhe nė kodrėn e tij.

5

Ashtu si zogjtė fluturojnė mbi tė vegjėlit e tyre, kėshtu Zoti i ushtrive do tė mbrojė Jeruzalemin, do ta mbrojė dhe do ta ēlirojė, do ta kursejė dhe do ta shpėtojė".

6

Kthehuni tek ai nga i cili jeni larguar shumė, o bij tė Izraelit!

7

Atė ditė secili do tė flakė idhujt e tij prej argjendi dhe idhujt e tij prej ari, qė duart tuaja kanė bėrė duke mėkatuar pėr ju.

8

"Atėherė Asiria do tė bjerė nga njė shpatė jo prej njeriu, dhe njė shpatė jo prej njeriu do ta pėrpijė; do t`ia mbathė para shpatės dhe tė rinjtė e tij do t`i nėnshtrohen punės sė detyruar.

9

Nga frika do tė kalojė pėrtej kėshtjellės dhe princat e saj do tė tmerrohen pėr shkak tė flamurit", thotė Zoti, qė ka zjarrin e tij nė Sion dhe furrėn e tij nė Jeruzalem.

Isaia 32