Bibla Shqip

Isaia 27

Isaia

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 28

1

Mjerė kurorės sė kryelartėsisė tė tė dehurve, tė Efraimit dhe lules sė fishkur tė bukurisė sė tij tė lavdishme qė ri mbi krye tė luginės pjellore tė atyre qė i ka mposhtur vera!

2

Ja, Zoti ka njė njeri tė fortė dhe tė fuqishėm, si njė stuhi breshėri, si njė tufan shkatėrrues; si njė aluvion ujėrash tė fuqishėm pėrmbytėse; ai do t`i hedhė pėr tokė me dorėn e tij.

3

Kurora e kryelartėsisė tė tė dehurve tė Efraimit do tė shkelet;

4

dhe lulja e fishkur e bukurisė sė tij tė lavdishme qė rri mbi krye tė luginės pjellore do tė jetė si njė fik i hershėm para verės qė dikush e shikon; ai e gėlltit sapo e ka nė dorė.

5

Atė ditė Zoti i ushtrive do tė jetė njė kurorė lavdie, njė diadem i shkėlqyer pėr pjesėn tjetėr tė popullit tė tij,

6

njė frymė drejtėsie pėr atė qė ulet pėr tė gjykuar dhe forca e atyre qė nė betejė e sprapsin armikun deri te portat e tij.

7

Por edhe kėta shkojnė sa djathtas aq edhe majtas pėr shkak tė verės dhe u merren kėmbėt nga pijet dehėse; prifti dhe profeti lėkunden pėr shkak tė pijeve dehėse, lėkunden sikur tė kishin vegime, ngurrojnė nė dhėnien e vendimeve.

8

Tėrė tryezat janė plot me tė vjellura dhe me ndyrėsira, nuk ka mė njė vend tė pastėr.

9

"Kujt dėshiron t`i mėsojė diturinė? Kujt dėshiron t`ia bėjė tė kuptueshėm mesazhin? Atyre qė sapo janė zvjerdhur, atyre qė sapo janė shkėputur nga sisa?

10

Sepse ka njė urdhėr mbi urdhėr, urdhėr mbi urdhėr, regull mbi regull, regull mbi regull, pak kėtu dhe pak atje".

11

Nė fakt do tė ndodhė qė me buzė qė bėlbėzojnė dhe me njė gjuhė tjetėr Zoti do t`i flasė kėtij populli.

12

Ai u kishte thėnė: "Ja pushimi: vėreni tė lodhurin tė pushojė; kėtu ėshtė fresk!". Por ata nuk deshėn ta dėgjojnė.

13

Kėshtu fjala e Zotit u bė pėr ta urdhėr mbi urdhėr, urdhėr mbi urdhėr, rregull mbi rregull, rregull mbi rregull, pak kėtu, pak atje, me qėllim qė ata tė binin mbrapsht, tė bėheshin copė-copė, t`i zinte laku dhe tė kapeshin.

14

Prandaj dėgjoni fjalėn e Zotit, o tallės, qė sundoni mbi kėtė popull, qė rri nė Jeruzalem!

15

Ju thoni: "Kemi pėrfunduar njė besėlidhje me vdekjen, kemi bėrė njė aleancė me Sheolin; kur rebeshi pėrmbytės do tė kalojė, nuk do tė arrijė deri te ne, sepse gėnjeshtrėn e kemi bėrė strehėn tonė dhe jemi fshehur prapa falsitetit".

16

Prandaj kėshtu thotė Zoti, Zoti: "Ja, unė vendos si themel nė Sion njė gur, njė gur tė provuar, njė kokė qosheje tė ēmuar, njė themel tė sigurt; ai qė i beson atij nuk do tė ngutet.

17

Unė do tė vendos tė drejtėn si masė dhe drejtėsinė si plumbēe; breshėri do tė pastrojė strehėn e gėnjeshtrės dhe ujėrat do tė pėrmbytin strehėn tuaj.

18

Besėlidhja juaj me vdekjen do tė anulohet dhe aleanca juaj me Sheolin nuk do tė qėndrojė; kur rrebeshi pėrmbytės do tė kalojė, ju do tė shkeleni prej tij.

19

Sa herė qė do tė kalojė, do t`ju kapė, sepse do tė kalojė ēdo mėngjes, ditėn dhe natėn, do tė jetė njė tmerr i vėrtetė tė dėgjosh vetėm tė ta rrėfejnė.

20

Nė fakt shtrati do tė jetė i shkurtėr pėr t`u shtrirė dhe mbulesa tepėr e ngushtė pėr t`u mbuluar me tė.

21

Sepse Zoti do tė ngrihet si nė malin e Peratsimit, do tė zemėrohet si nė luginėn e Gabaonit, pėr tė plotėsuar veprėn e tij, veprėn e tij tė padėgjuar, pėr tė plotėsuar punėn e tij, punėn e tij tė pazakontė.

22

Mos u bėni, pra, tallės qė lidhjet tuaja tė mos pėrforcohen. Sepse unė kam dėgjuar nga ana e Zotit, e Zotit tė ushtrive, se ėshtė vendosur shfarosja e plotė e gjithė vendit.

23

Vini vesh dhe dėgjoni zėrin tim, tregohuni tė kujdesshėm dhe dėgjoni fjalėn time!

24

A nuk lėron tėrė ditėn bujku pėr tė mbjellė? A vazhdon vallė, ta ēajė dhe ta prashitė tokėn e tij?

25

Mbasi ka sheshuar sipėrfaqen e saj, a nuk mbjell koprėn dhe nuk pėrhap barin e gjumit, nuk vė grurin nė brazda, elbin nė vendin e caktuar dhe grurin e fortė gjatė kufijve?

26

Perėndia i tij i tregon rregullin qė duhet tė ndjekė dhe e mėson.

27

Kopra nuk shihet me shirėsen dhe nuk kalohet rrota e qerres mbi barin e gjumit; por koprėn e rrahin me shkop dhe barin e gjumit me shufėr.

28

Gruri pėr bukė duhet tė shtypet; prandaj nuk shtypet pėr gjithnjė, por kalohen mbi tė rrota tė qerres dhe kuajt, por pa e shtypur.

29

Edhe kjo vjen nga Zoti i ushtrive, qė ėshtė i mrekullueshėm nė kėshillat e tij dhe i madh pėr nga dituria".

Isaia 29