Bibla Shqip

Isaia 26

Isaia

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 27

1

Atė ditė Zoti do tė ndėshkojė me shpatėn e tij tė ashpėr, tė madhe dhe tė fortė Leviathanin, gjarpėrin e shkathėt, gjarpėrin Leviathani dredha-dredha, dhe do tė vrasė pėrbindėshin qė ėshtė nė det.

2

Atė ditė do tė thuhet: "Vreshti qė jep verė tė kuqėrremtė, kėndoni pėr tė.

3

Unė, Zoti, e ruaj, e vadis ēdo ēast, e ruaj natėn e ditėn me qėllim qė askush tė mos e dėmtojė.

4

Nuk ka zemėrim tek unė. Kush do t`i vinte nė luftė kundėr meje ferrat dhe gjembat? Unė do tė shkoja kundėr tyre dhe do t`i digjja tė gjitha tok.

5

Do tė ishte mė mirė qė dikush tė mbėshtetej te forca ime pėr tė bėrė paqe me mua, po, pėr tė bėrė paqe me mua".

6

Nė ditėt qė do tė vijnė Jakobi do tė lėshojė rrėnjė, Izraeli do tė lulėzojė dhe do tė lėshojė lastarė dhe do tė mbushė faqen e dheut me fryte.

7

A ka goditur Perėndia Izraelin ashtu si ka goditur ata qė e qėllonin atė? A e ka vrarė atė ashtu si ka vrarė ata qė e vrisnin atė?

8

Ti je grindur me tė me masė, duke e pėrzėnė dhe duke e ēuar larg. Ai e ēoi nė njė vend tė largėt me frymėn e tij tė furishme, njė ditė me erė lindore.

9

Nė kėtė mėnyrė do tė shpagohet padrejtėsia e Jakobit, dhe ky do tė jetė gjithė fryti i heqjes sė mėkatit tė tij, kur do t`i kthejė tėrė gurėt e altarit si gurė gėlqereje tė thėrmuar; kėshtu Asherimėt dhe altarėt e temjanit nuk do tė ngrihen mė.

10

Qyteti i fortifikuar do tė jetė i shkretuar, njė vend i pabanuar dhe i braktisur si njė shkretėtirė; aty do tė kullosė viēi, i cili do tė shtrihet dhe do tė hajė degėt.

11

Kur degėt e tij do tė thahen, do tė thyhen dhe do tė vijnė gra pėr t`i djegur. Me qenė se ėshtė njė popull pa zgjuaėsi, prandaj Ai qė e ka bėrė nuk do t`i vijė keq pėr tė, Ai qė e ka formuar nuk do t`i japė hir.

12

Po atė ditė do tė ndodhė qė Zoti do tė shijė grurin nga rrjedha e lumit deri te pėrroi i Egjiptit, dhe ju do tė mblidheni njė nga njė, o bij tė Izraelit.

13

Atė ditė do tė ndodhė qė tė bjerė buria e madhe, dhe ata qė kanė humbur nė vendin e Asirisė dhe ata qė janė shpėrndarė nė vendin e Egjiptit do tė vijnė dhe do tė adhurojnė Zotin mbi malin e shenjtė, nė Jeruzalem.

Isaia 28