Bibla Shqip

Isaia 23

Isaia

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 24

1

Ja, Zoti zbras tokėn dhe e bėn tė shkretė, prish faqen e saj dhe shpėrndan banorėt e saj.

2

Do t`i ndodhė e njėjta gjė popullit ashtu si priftit, shėrbėtorit ashtu si padronit tė tij, shėrbėtores ashtu si padrones sė saj, blerėsit ashtu si shitėsit, ai qė jep borxh ashtu si ai qė merr borxh, huadhėnėsit ashtu si huamarrėsit.

3

Toka do tė zbrazet plotėsisht dhe do tė plaēkitet plotėsisht, sepse Zoti ka thėnė kėtė fjalė.

4

Toka ėshtė nė zi dhe vuan, bota po ligėshtohet dhe po meket, njerėzit me poste nga populli i dheut ligėshtohen.

5

Toka ėshtė pėrdhosur nga banorėt e saj, sepse kėta kanė shkelur ligjet, kanė ndryshuar statutin, kanė marrė nėpėr kėmbė besėlidhjen e pėrjetshme.

6

Prandaj njė mallkim e ka pėrpirė tokėn dhe banorėt e saj janė tė dėshpėruar; prandaj banorėt e tokės po digjen dhe tė pakėt janė burrat qė kanė mbetur.

7

Mushti ėshtė nė zi, vreshti po prishet dhe gjithė zemėrgėzuarit psherėtijnė.

8

Gėzimi i dajreve ka marrė fund, zhurma e dėfrimtarėve ka mbaruar, gėzimi i harpės pushoi.

9

Nuk pihet mė verė me kėngė, pija dehėse ėshtė e hidhur pėr ata qė e pijnė.

10

Qyteti i rrėmujės ėshtė shkatėrruar; ēdo shtėpi ėshtė e mbyllur qė tė mos hyjė njeri nė tė.

11

Nėpėr rrugė ka ankime, sepse nuk ka verė; ēdo gėzim ėshtė zhdukur, hareja ėshtė zhdukur nga toka.

12

Nė qytet nuk mbetet gjė tjetėr veē dėshpėrimit, dhe porta ėshtė bėrė copė-copė dhe ėshtė shkatėrruar.

13

Sepse nė mes tė dheut, midis popujve, do tė ndodhė ashtu si kur shkunden ullinjtė, ashtu si kur mblidhen vilet e pavjela pas vjeljes.

14

Ata do tė ngrenė zėrin, do tė lėshojnė klithma gėzimi, pėr madhėshtinė e Zotit do tė brohorasin nga deti:

15

"Lėvdoni, pra, Zotin nė krahinat e agimit, emrin e Zotit, Perėndinė e Izraelit nė ishujt e detit!".

16

Nga skaji i tokės dėgjojmė kėngė: "Lavdi tė drejtit!". Por unė them: "Mjerė unė! Mjerė unė! Vaj medet! Tė pabesėt veprojnė me pabesi, po, tė pabesėt veprojnė me pabesi tė madhe.

17

Tmerri, gropa dhe laku tė kėrcėnojnė, o banor i dheut.

18

Dhe ka pėr tė ndodhur qė ai qė do tė ikė pėrballė britmės sė tmerrit do tė bjerė nė gropė, dhe kush do tė dalė nga gropa do tė kapet nga laku. Sepse nga lart do tė hapen ujėvara dhe themelet e dheut do tė tronditen.

19

Toka do tė ēahet e tėra; toka do tė kriset tėrėsisht, toka do tė dridhet me forcė.

20

Toka do tė lėkundet si njė i dehur, do tė tronditet si njė kasolle. Mėkati i saj rėndon mbi tė, do tė rrėzohet dhe nuk do tė ngrihet mė.

21

Atė ditė do tė ndodhė qė Zoti do tė dėnojė ushtrinė qė ėshtė atje lart, dhe poshtė mbi tokė mbretėrit e dheut;

22

do tė mblidhen bashkė si tė burgosur nė njė burg tė nėndheshėm; do tė mbyllen nė njė burg dhe pas shumė ditėsh do tė ndėshkohen.

23

Hėnėn do ta mbulojė rrėmuja dhe diellin turpi, sepse Zoti i ushtrive do tė mbretėrojė mbi malin e Sionit dhe nė Jeruzalem, dhe lavdia e tij pėrpara pleqve.

Isaia 25