Bibla Shqip

Isaia 21

Isaia

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 22

1

Profecia kundėr Luginės sė Vegimit. Ēfarė ke ti tani qė ke hipur e tėra mbi ēatitė,

2

ti qė je plot me britma, qytet zhurmėmadh, qytet dėfrimesh? Tė vrarėt e tu nuk janė vrarė nga shpata as kanė vdekur nė betejė.

3

Tėrė krerėt e tu kanė ikur bashkė, janė zėnė robėr pa hark; tėrė ata qė u gjetėn te ti u zunė robėr, megjithėse kishin ikur larg.

4

Prandaj them: "Largoni shikimin nga unė; unė do tė qaj me hidhėrim. Mos kėrkoni tė mė ngushėlloni pėr dėshpėrimin e bijės sė popullit tim".

5

Sepse ėshtė njė ditė lemerie, shkatėrrimi dhe ngurimi nga ana e ZOTIT, tė Zotit tė ushtrive; nė Luginėn e Vegimeve muret janė shembur dhe britma pėr ndihmė arrin deri nė mal.

6

Elami ka marrė kukurėn me qerre njerėzish dhe kalorėsish. Kiri ka zbuluar mburojėn.

7

Do tė ndodhė qė luginat e tua mė tė mira do tė jenė plot me qerre dhe kalorėsit do tė zėnė pozicion para portave tė tua.

8

Pastaj ai hoqi mbrojtjen e Judės dhe po atė ditė ti e hodhe shikimin mbi arsenalin e pallatit tė Pyllit.

9

Keni parė gjithashtu sa tė shumta ishin tė ēarat nė muret e qytetit tė Davidit, dhe keni mbledhur ujėrat e hauzit tė poshtėm.

10

Keni numėruar shtėpitė e Jeruzalemit dhe keni shembur shtėpi pėr tė fortifikuar muret.

11

Pėrveē kėsaj keni ndėrtuar njė rezervuar midis dy mureve pėr ujėrat e hauzit tė vjetėr, por nuk keni parė se kush e ka bėrė kėtė, as nuk keni marrė parasysh kush e ka menduar kėtė prej njė kohe tė gjatė.

12

Atė ditė Zoti, Zoti i ushtrive, ju thirri qė tė qani, tė mbani zi, tė rruani kokėn dhe tė mbėshtilleni me thasė.

13

Po pėrkundrazi ja, gėzim dhe hare, priten qe dhe theren dele, hahet mish dhe pihet verė. "Tė hamė dhe tė pimė, se nesėr do tė vdesim!".

14

Por Zoti i ushtrive u ka thėnė veshėve tė mi: "Ky mėkati juaj nuk do tė shlyhet deri sa ju tė vdisni", thotė Zoti, Zoti i ushtrive.

15

Kėshtu thotė Zoti, Zoti i ushtrive: "Shko pra te ky administrator, te Shebna, kryekujdestar, dhe i thuaj:

16

"Ēfarė zotėron ti kėtu dhe cilin ke kėtu, qė ke bėrė tė tė gėrmojnė kėtu njė varr, ashtu si ai qė gėrmon pėr vete njė vendvarrim lart dhe pret nė shkėmb njė varr?".

17

Ja, Zoti po tė flak me dhunė, o njeri i fuqishėm, dhe do tė tė kapė mirė.

18

Do tė tė rrukullisė mirė e mirė dhe do tė tė hedhė si njė top nė njė vend tė gjerė. Aty do tė vdesėsh dhe do tė mbarojnė qerret e tua krenare, o turp i shtėpisė sė zotit tėnd.

19

Do tė tė dėbojė nga zyra jote dhe do tė tėrhiqesh poshtė nga posti yt!

20

Atė ditė do tė ndodhė qė tė thėras shėrbėtorin tim Eliakim, birin e Hilkiahut;

21

do ta vesh me tunikėn tėnde, do t`i vė brezin tėnd dhe do ta kaloj pushtetin tėnd nė duart e tij, dhe ai do tė jetė njė atė pėr banorėt e Jeruzalemit dhe pėr shtėpinė e Judės.

22

Do tė vė mbi supin e tij ēelėsin e shtėpisė sė Davidit; kėshtu ai do tė hapė dhe askush nuk do tė mund ta mbyllė, do ta mbyllė dhe askush nuk do ta mund ta hapė.

23

Do ta ngul si njė gozhdė nė njė vend tė sigurt, dhe ai do tė bėhet njė fron lavdie pėr shtėpinė e atit tė tij.

24

Nga ai do tė varet tėrė lavdia e shtėpisė sė atit tė tij, trashėgimtarėt dhe degėt anėsorė, tė gjitha enėt edhe ato mė tė vogla, qė nga kupat e e deri te shtambėt e ēdo lloji.

25

"Atė ditė, thotė Zoti i ushtrive, gozhda e ngulur nė vend tė sigurt do tė hiqet, do tė shkulet poshtė dhe do tė bjerė; dhe gjithė pesha qė mbante do tė shkatėrrohet, sepse Zoti ka folur".

Isaia 23