Bibla Shqip

Isaia 20

Isaia

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 21

1

Profecia kundėr shkretėtirės sė detit. Ashtu si shakullimat kalojnė me tė shpejtė nėpėr Negev, kėshtu njė pushtues vjen nga shkretėtira, nga njė vend i tmerrshėm.

2

Njė vegim i tmerrshėm m`u shfaq: i pabesi vepron me pabesi dhe shkatėrruesi shkatėrron. Dil, o Elam. Rrethoje, o Medi! Bėra qė tė pushojė ēdo rėnkim tė tij.

3

Pėr kėtė arsye ijėt e mia mė dhėmbin shumė, mė zunė dhembjet si tė prerat e njė gruaje qė lind; jam i tronditur nga sa dėgjova, jam i tmerruar nga sa pashė.

4

Zemra ime e ka humbur, tmerri mė ka zėnė; nata qė aq shumė e dėshiroja ėshtė bėrė llahtarė pėr mua.

5

Ndėrsa po shtrohet tryeza, bėhet rojė mbi kullėn vėzhgimit hahet dhe pihet. "Ēohuni, o krerė, dhe vajosni mburojat".

6

Sepse kėshtu mė ka thėnė Zoti: "Shko, vėr njė roje qė tė njoftojė atė qė shikon".

7

Ajo pa qerre dhe ēifte kalorėsish, disa prej tė cilėve kishin hipur mbi gomarė dhe tė tjerė mbi deve, dhe i vėzhgoi me kujdes, me shumė kujdes.

8

Pastaj bėrtiti si njė luan: "O Zot, ditėn unė rri gjithnjė mbi kullėn e vėzhgimit, dhe ēdo natė rri mė kėmbė te vendroja ime.

9

Dhe ja po vijnė disa qerre dhe ēifte kalorėsish". Atėherė ajo nisi tė flasė pėrsėri: "Ra, ra Babilonia"! Tė gjitha shėmbėlltyrat e gdhendura tė perėndive tė saj janė pėr tokė tė copėtuara.

10

O populli im, atė qė kam shirė dhe shkelur nė lėmin tim, atė qė kam dėgjuar nga Zoti i ushtrive, Perėndia i Izraelit, unė ta kam njoftuar!".

11

Profecia kundėr Dumahut. Mė bėrtasin nga Seiri: "Roje, nė ē`pikė ka arritur nata? Roje, nė ē`pikė ka arritur nata?".

12

Roja pėrgjigjet: "Vjen mėngjesi, pastaj edhe nata. Nė rast se doni tė pyesni, pyesni, pra; kthehuni, ejani".

13

Profecia kundėr Arabisė. Do ta kaloni natėn nė pyjet e Arabisė, o karvanė tė Dedamitėve.

14

I dilni para tė eturit duke i sjellė ujė, o banorė tė vendit tė Temas; i kanė dalė pėrpara ikanakut me bukėn e tyre.

15

Sepse ata ikin para shpatave, para shpatės sė zhveshur, para harkut tė nderur, para tėrbimit tė betejės.

16

Sepse kėshtu mė ka thėnė Zoti: "Pėr njė vit, ashtu si viti i njė argati me mėditje, tėrė lavdia e Kedarit do tė zhduket;

17

dhe ajo qė do tė mbetet nga numri i harkėtarėve, njerėzit trima tė bijve tė Kedarit, do tė jetė njė gjė e vogėl, sepse ka folur Zoti, Perėndia i Izraelit".

Isaia 22