Bibla Shqip

Isaia 18

Isaia

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 19

1

Profecia mbi Egjiptin. Ja Zoti qė kalėron mbi njė re tė lehtė dhe hyn nė Egjipt. Idhujt e Egjiptit lėkunden para tij, dhe zemra e Egjiptasve po mpaket brenda tyre.

2

"Do t`i nxis Egjiptasit njėri kundėr tjetrit, secili do tė luftojė kundėr vėllait tė vet, dhe secili kundėr tė afėrmit tė tij, qyteti kundėr qytetit, mbretėria kundėr mbretėrisė.

3

Fryma e Egjiptit do tė ligėshtohet nė mes tė tij dhe unė do tė shkatėrroj planet e tij; kėshtu ata do tė konsultojnė idhujt dhe yshtėsit, mediumet dhe magjistarėt.

4

Do ta dorėzoj Egjiptin nė duart e njė padroni tė ashpėr dhe njė mbret mizor do tė sundojė mbi tė, thotė Zoti, Zoti i ushtrive.

5

Ujėrat e detit do tė thahen, lumi do tė shterojė dhe do tė thahet.

6

Lumenjtė do tė bėhen tė neveritshėm, kanalet e Egjiptit do tė zbrazen dhe do tė thahen, po kėshtu do tė thahen edhe kallamishtet e xunkthat.

7

Luadhėt pranė Nilit, nė grykėderdhjen e tij dhe tė gjitha arat e mbjella gjatė lumit do tė thahen, do tė fshihen dhe do tė zhduken.

8

Peshkatarėt do tė rėnkojnė, tėrė ata qė hedhin grepin nė Nil do tė ankohen dhe ata qė hedhin rrjetat e tyre nė ujė do tė ligėshtohen.

9

Ata qė punojnė lirin e krehur dhe endėsit e pambukut do tė ēoroditen.

10

Themelet e tyre do tė prishen dhe gjithė punėtorėt me mėditje do tė trishtohen.

11

Me siguri princat e Tsoanit janė budallenj; kėshilltarėt mė tė urtė tė Faraonit japin kėshilla tė paarsyeshme. Si mund t`i thoni Faraonit: "Unė jam bir i njerėzve tė urtė, bir i mbretėrve tė lashtė"?

12

Ku janė tani njerėzit e tu tė urtė? Le tė ta deklarojnė tani dhe tė pranojnė atė qė Zoti i ushtrive ka vendosur kundėr Egjiptit.

13

Princat e Tsoanit janė bėrė budallenj, princat e Nofit gabohen; ata qė janė guri i qoshes nė fiset e tij qė e kanė bėrė Egjiptin tė marrė rrugė tė gabuar.

14

Zoti ka pėrzier nė mes tė tij njė frymė degjenerimi, dhe ata e kanė futur Egjiptin nė rrugė tė gabuar pėr ēdo gjė, ashtu si dridhet i dehuri kur vjell.

15

Dhe asgjė nuk do tė mund tė bėjė Egjiptin: koka ose bishti, palma ose xunkthi.

16

Atė ditė Egjipti do tė jetė si gratė, dhe do tė dridhet dhe do tė trembet pėrballė dorės qė Zoti i ushtrive do tė lėvizė kundėr tij.

17

Vendi i Judės do tė jetė tmerri i Egjiptit; sa herė qė do tė pėrmendet, ka pėr tė qenė njė tmerr i vėrtetė pėr shkak tė vendimit tė marrė nga Zoti i ushtrive kundėr tij.

18

Atė ditė do tė ketė nė vendin e Egjiptit pesė qytete qė do tė flasin gjuhėn e Kanaanit dhe do tė betohen pėr Zotin e ushtrive; njeri nga kėto do tė quhet "qyteti i shkatėrrimit".

19

Atė ditė do tė ketė nė mes tė vendit tė Egjiptit njė altar kushtuar Zotit, dhe njė shtyllė tė ngritur pėr Zotin pranė kufirit tė tij.

20

Do tė jetė njė shenjė dhe njė dėshmi pėr Zotin e ushtrive nė vendin e Egjiptit; kur ata do t`i kėlthasin Zotit pėr shkak tė shtypėsve tė tyre, ai do t`u dėrgojė atyre njė shpėtimtar dhe njė tė fuqishėm qė do t`i ēlirojė.

21

Zoti do t`i shfaqet Egjiptit dhe Egjiptasit do ta njohin Zotin atė ditė; do t`i ofrojnė flijime dhe blatime ushqimore, do tė bėjnė premtime solemne para Zotit dhe do t`i mbajnė ato.

22

Zoti do t`i godasė Egjiptasit, do t`i godasė dhe do t`i shėrojė; ata do t`i kthehen Zotit qė do t`i dėgjojė lutjet e tyre dhe do t`i shėrojė.

23

Atė ditė do tė ketė njė rrugė nga Egjipti nė Asiri; Asirėt do tė shkojnė nė Egjipt, dhe Egjiptasit nė Asiri, dhe Egjiptasit do tė shėrbejnė bashkė me Asirėt.

24

Atė ditė Izraeli, i treti me Egjiptin dhe me Asirinė, do tė jetė njė bekim nė mes tė rruzullit.

25

Zoti i ushtrive do t`i bekojė, duke thėnė: "I bekuar qoftė Egjipti populli im, Asiria vepėr e duarve tė mia dhe Izraeli trashėgimia ime!".

Isaia 20