Bibla Shqip

Isaia 12

Isaia

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 13

1

Profecia mbi Babiloninė, qė ju paraqit nė vegim Isaias, birit tė Amotsit.

2

"Ngrini njė flamur mbi njė mal tė lartė, ngrini zėrin ndaj tyre, lėvizni dorėn qė tė hyjnė nė portat e princave.

3

Unė u dhashė urdhėr atyre qė mė janė shenjtėruar mua, thirra trimat e mi pėr tė zbatuar zemėrimin tim, ata qė ngazėllohen nė madhėrinė time.

4

Dėgjohet zhurma e njė turme tė madhe ndėr malet, e ngjashme me atė tė njė populli tė pamasė; zhurma plot rrėmet e mbretėrive, e kombeve tė mbledhura. Zoti i ushtrive kalon nė revistė ushtrinė gati pėr betejė.

5

Vijnė nga njė vend i largėt, nga skaji i qiejve, Zoti dhe mjetet e zemėrimit tė tij, pėr tė shkatėrruar mbarė dheun.

6

Bėrtisni, sepse dita e Zotit ėshtė e afėrt; ajo po vjen si njė shkatėrrim nga ana e tė Plotfuqishmit.

7

Prandaj tė gjitha duart e njerėzve do tė jenė tė dobėta dhe ēdo zemėr e tyre do tė ligėshtohet.

8

Do t`i zėrė tmerri, do tė kenė spazma dhe dhembje, do tė pėrpėliten si njė grua qė po lind, do tė shikojnė njėri tjetrin nė fytyrė si tė hutuar, fytyrat e tyre do tė jenė fytyra tė zjarrta.

9

Ja, dita e Zotit po vjen: njė ditė mizore, indinjate dhe zemėrimi tė fortė, pėr ta bėrė tokėn shkretėtirė dhe pėr tė shfarosur mėkatarėt prej saj.

10

Sepse yjet e qiellit dhe yllėsitė nuk do tė shkėlqejnė mė me dritėn e tyre; dielli do tė errėsohet nė lindjen e tij dhe hėna nuk do tė pėrhapė mė dritėn e saj.

11

Unė do tė dėnoj botėn pėr ligėsinė e saj dhe tė pabesėt pėr paudhėsinė e tyre; do t`i jap fund krenarisė sė kryelartėve dhe do tė hedh poshtė arrogancėn e tiranėve.

12

Do ta bėjė njeriun e vdekshėm mė tė rrallė se ari i kulluar, njerėzinė mė tė rrallė se arin e Ofirit.

13

Prandaj do tė bėj qė tė dridhen qiejtė, dhe toka do tė tundet nga vendi i saj pėr shkak tė indinjatės sė Zotit tė ushtrive ditėn e zemėrimit tė zjarrtė tė tij.

14

Atėherė si njė gazelė e ndjekur apo si njė kope qė askush nuk e mbledh, gjithkush do tė kthehet drejt popullit tė tij, gjithkush do tė ikė nė vend tė vet.

15

Kushdo qė do tė gjendet do tė shpohet dhe kushdo qė do tė kapet do tė vritet me shpatė.

16

Fėmijėt e tyre do tė bėhen copė-copė para syve tė tyre, shtėpitė e tyre do tė plaēkiten dhe gratė e tyre do tė dhunohen.

17

Ja, unė po nxis kundėr tyre Medėt qė nuk do ta kenė mendjen te argjendi dhe nuk gjejnė kėnaqėsi te ari.

18

Harqet e tyre do t`i rrėzojnė pėr tokė tė rinjtė; nuk do tė kenė mėshirė pėr foshnjat nė bark tė nėnės; syri i tyre nuk do t`i kursejė fėmijėt.

19

Kėshtu Babilonia, shkėlqimi i mbretėrive, lavdia e krenarisė sė Kaldeasve, do tė jetė si Sodoma dhe Gomora kur Perėndia i pėrmbysi.

20

Ajo nuk do tė banohet mė as nuk do tė popullohet brez pas brezi; Arabi nuk do tė ngrerė mė aty ēadrėn e tij, as barinjtė nuk do t`i ndalin aty kopetė e tyre.

21

Por aty do tė pushojnė bishat e shkretėtirės, shtėpitė e tyre do tė mbushen me huta, do tė banojnė aty strucat, do tė hedhin valle satirėt.

22

Hienat do tė ulėrijnė nė shtėpitė e tij tė shkretuara, ēakajtė nė pallatet e tij luksoze. Koha e tij po afrohet, ditėt e tij nuk do tė zgjaten mė".

Isaia 14