Bibla Shqip

Isaia 7

Isaia

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 8

1

Zoti mė tha: "Merr njė rrasė tė madhe dhe shkruaj mbi tė me shkronja tė zakonshme: "Maher-Shalal-Hash-Baz"".

2

Atėherė mora me vete pėr tė dėshmuar si dėshmitarė tė besuar, priftin Uria dhe Zakarian, birin e Jaberekiahut.

3

U bashkova gjithashtu me profeteshėn dhe kjo mbeti shtatzėnė dhe lindi njė djalė. Atėherė Zoti mė tha: "Quaje Maher-Shalal-Hash-Baz;

4

sepse para se fėmija tė dijė tė thotė: "Ati im", o "Nėna ime", pasuritė e Damaskut dhe plaēka e Samarias do tė ēohen para mbretit tė Asirisė".

5

Zoti mė foli akoma dhe mė tha:

6

"Me qenė se ky popull ka pėrēmuar ujėrat e Siloeut qė rrjedhin ėmbėl dhe kėnaqet pėr shkak tė Retsinit dhe tė birit tė Remaliahut,

7

prandaj ja, Zoti do tė bėjė qė mbi ta tė vėrshojnė ujėrat e Lumit, tė fuqishme dhe tė bollshme, domethėnė mbreti i Asirisė dhe tėrė lavdia e tij; do tė ngrihet mbi tė gjitha kanalet e tij dhe do tė vėrshojė nga tė gjitha brigjet e tij.

8

Do tė kalojė nėpėrmes Judės, do tė vėrshojė dhe do tė kalojė pėrtej deri sa tė arrijė te qafa dhe krahėt e tij tė shpalosur do tė mbulojnė tėrė hapėsirėn e vendit tėnd, o Emanuel.

9

Bashkohuni, pra, madje me vrull, o popuj, por do tė bėheni copė-copė, dėgjoni, o ju mbarė vėnde tė largėta. Ngjeshuni, pra, por do tė bėheni copė-copė; ngjeshuni, pra, por do tė bėheni copė-copė.

10

Bėni, pra, plane, por do tė dalin bosh. Thoni njė fjalė, por ajo nuk do tė realizohet, sepse Perėndia ėshtė me ne".

11

Sepse kėshtu mė ka folur Zoti me dorė tė fuqishme dhe mė ka lajmėruar tė mos eci nėpėr rrugėn e kėtij populli, duke thėnė:

12

"Mos quani pėrbetim tė gjitha ato qė ky popull i quan pėrbetim, mos kini frikė nga ajo qė ai druan dhe mos u trembni.

13

Zotin e ushtrive, atė duhet tė shenjtėroni. Ai tė jetė frika juaj, tmerri juaj".

14

Ai do tė jetė njė shenjtėrore, por edhe njė gur pengese, njė shkėmb pengimi pėr tė dy shtėpitė e Izraelit, njė lak dhe njė kurth pėr banorėt e Jeruzalemit.

15

Midis tyre shumė persona do tė pengohen, do tė bien, do tė bėhen copė, do tė mbeten nė lak dhe do tė kapen.

16

"Mbylle kėtė dėshmi, vulose kėtė ligj midis dishepujve tė mi".

17

Unė pres Zotin, qė fsheh fytyrėn e tij nė shtėpinė e Jakobit, dhe kam shpresė tek ai.

18

Ja, unė dhe bijtė qė Zoti mė ka dhėnė jemi shenja dhe njė parashikues nė Izrael nga ana e Zotit tė ushtrive, qė banon nė malin Sion.

19

Nė rast se ju thuhet: "Kėshillohuni me mediumet dhe me magjistarėt, qė murmuritin dhe pėrshpėritin, pėrgjigjuni: "A nuk duhet njė popull tė konsultojė Perėndinė e tij? A duhet, vallė, t`u drejtohet tė vdekurve pėr llogari tė tė gjallėve?".

20

Pėrmbahuni ligjit dhe dėshmisė! Nė rast se njė popull nuk flet nė kėtė mėnyrė, kjo do tė thotė se ai nuk ka dritė.

21

Ai do tė sillet nėpėr vendin e tij i raskapitur dhe i uritur; dhe kur tė jetė i uritur do tė pezmatohet dhe do tė mallkojė mbretin e tij dhe Perėndinė e tij. Do ta kthejė shikimin lart,

22

pastaj do ta kthejė drejt tokės, dhe ja fatkeqėsi, errėsirė, terr plot me ankth, dhe do tė shtyhet nė terrin mė tė dėndur.

23

Por errėsira nuk do tė zgjasė gjithnjė mbi atė qė tani ėshtė nė ankth. Ashtu si nė tė kaluarėn ai mbuloi me turp vendin e Zabulonit dhe vendin e Neftalit, kėshtu nė tė ardhmen do ta mbulojė

Isaia 9