Bibla Shqip

Isaia 6

Isaia

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 7

1

Ndodhi nė ditėt e Ashazit, birit tė Jothamit, birit tė Uziahut, mbret i Judės, qė Retsini, mbret i Sirisė dhe Pekahu, bir i Remaliahut, mbret i Izraelit, dolėn pėr luftė kundėr Jeruzalemit, por nuk arritėn ta shtien nė dorė.

2

Prandaj ia referuan shtėpisė sė Davidit duke thėnė: "Sirėt kanė ngritur kampin e tyre nė Efraim". Kėshtu zemra e Ashazit dhe zemra e popullit tė tij u drodhėn, ashtu si dridhen drurėt e pyllit nga era.

3

Atėherė Zoti i tha Isaias: "Dil pėrpara Ashazit, ti dhe biri yt Shear-Jashubi, nė skajin e kanalit tė hauzit tė sipėrm nė rrugėn e arės sė larėsit,

4

dhe thuaji: Shiko tė rrish i qetė, mos ki frikė dhe zemra jote tė mos ligėshtohet pėr shkak tė kėtyre dy mbeturinave tė urės sė zjarrit qė nxjerr tym, pėr zemėrimin e zjarrtė tė Retsinit dhe tė Sirisė, dhe tė birit tė Remaliahut.

5

Sepse Siria, Efraimi dhe i biri i Remaliahut kanė menduar tė kėqija kundėr teje, duke thėnė:

6

"Tė dalim kundėr Judės, ta temerrojmė, tė hapim njė tė ēarė nė muret e saj dhe tė vendosim si mbret nė mesin e saj tė birin e Tabeelit"".

7

Kėshtu thotė Zoti, Zoti: "Kjo nuk ka pėr tė ardhur, nuk ka pėr tė ndodhur,

8

sepse kryeqyteti i Sirisė ėshtė Damasku dhe i pari i Damaskut ėshtė Retsini. Brėnda gjashtėdhjetė e pesė vjetve Efraimi do tė bėhet copė-copė dhe nuk do tė jetė mė popull.

9

Kryeqyteti i Efraimit ėshtė Samaria dhe i pari i Samarisė ėshtė i biri i Remaliahut. Po tė mos besoni, me siguri nuk do tė bėhemi tė qėndrueshėm".

10

Zoti i foli pėrsėri Ashazit dhe i tha:

11

"Kėrkoji njė shenjė pėr vete Zotit, Perėndisė tėnd; kėrkoja ose nė thellėsitė ose nė lartėsitė".

12

Por Ashazi u pėrgjigj: "Unė nuk do tė kėrkoj asgjė, nuk dua tė tundoj Zotin".

13

Atėherė Isaia tha: "Dėgjoni tani, o shtėpi e Davidit! Mos ėshtė, vallė, njė gjė e vogėl pėr ju tė lodhėsh njerėzit, qė doni tė lodhni edhe Perėndinė tim?

14

Prandaj vet Zoti do t`ju japė njė shenjė: Ja, e virgjėra do tė mbetet me barrė dhe do tė lindė njė fėmijė tė cilin do ta quajė Emanuel.

15

Ai do tė hajė ajkė dhe mjaltė deri sa tė mėsojė tė hedhė poshtė tė keqen dhe tė zgjedhė tė mirėn.

16

Por para se fėmija tė mėsojė tė hedhė poshtė tė keqen dhe tė zgjedhė tė mirėn, vendi tė cilin ti e druan pėr shkak tė dy mbretėrve tė tij do tė braktiset.

17

Zoti do tė sjellė mbretin e Asirisė mbi ty, mbi popullin tėnd dhe mbi shtėpinė e atit tėnd ditė qė nuk kanė ardhur qė kur Efraimi u nda nga Juda.

18

Atė ditė do tė ndodhė qė Zoti do t`u fėrshėllejė mizave qė ndodhen nė skajet e lumenjve tė Egjiptit dhe bletėve qė ndodhen nė vendin e Asirisė.

19

Ato do tė vijnė dhe tė vendosen nė luginat e shkretuara, nė tė ēarat e krepave, mbi tė gjitha gėmushėt me gjemba dhe mbi tė gjitha kullotat.

20

Atė ditė Zoti me njė brisk tė marrė hua pėrtej Lumit, domethėnė me mbretin e Asirisė, do tė rruajė kokėn dhe qimet e kėmbėve, si edhe mjekrėn.

21

Atė ditė do tė ndodhė qė dikush do tė mbajė njė lopė tė re dhe dy dele,

22

dhe pėr shkak tė bollėkut tė qumėshtit qė do t`i japin, ai do tė hajė ajkė, sepse ajkė dhe mjaltė kanė pėr tė ngrėnė tė gjithė ata qė kanė mbijetuar dhe janė lėnė nė mes tė vendit.

23

Atė ditė ēdo vend ku mund tė kishte njė mijė hardhi me njė vlerė prej njė mijė siklash argjendi do tė bėhet pre e ferrave dhe e gjembave.

24

Do tė hyhet nė to me shigjeta dhe me hark, sepse tėrė vendi do tė jetė i mbuluar nga ferra dhe gjemba.

25

Dhe mbi tė gjitha kodrat qė u ēelėn me shatė nuk do tė kalohet mė nga frika e ferrave dhe gjembave; do tė jenė njė vend ku do tė dėrgohen qetė dhe qė do tė shkelet nga dhentė".

Isaia 8