Bibla Shqip

Kantiku i Kantikėve 6

Kantiku i Kantikėve

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 7

1

Sa tė bukura janė kėmbėt e tua nė kėpucė, o bija e princit! Pjesėt e rrumbullakta tė ijėve tė tua janė si stolira, vepėr e dorės sė njė artisti.

2

Kėrthiza jote ėshtė njė kupė e rrumbullakėt, ku nuk mungon kurrė vera aromatike. Barku yt ėshtė njė tog gruri, i rrethuar nga zambakė.

3

Dy sisėt e tua janė si dy kaproj tė vegjel, binjake tė gazelave.

4

Qafa jote ėshtė si njė kullė fildishi, sytė e tu janė si ato tė pellgjeve tė Heshbonit pranė portės sė Bath-Rabimit. Hunda jote ėshtė si kulla e Libanit, qė shikon nė drejtim tė Damaskut.

5

Koka jote lartohet mbi ty si Karmeli dhe flokėt e kokės sate janė purpur; njė mbret u zu rob i gėrshetave tė tua.

6

Sa e bukur je dhe sa e hijshme je, o e dashura ime, me tė gjitha ėndjet qė siguron!

7

Shtati yt ėshtė i njėllojtė me atė tė palmės dhe sisėt e tua janė si vile.

8

Kam thėnė: "Do tė ngjitem mbi palmė dhe do tė kap degėt e saj". Qofshin sisėt e tua si vilet e rrushit, aroma e frymės sate si ajo e mollėve,

9

dhe tė puthurat e gojės sate si njė verė e zgjedhur, qė zbret ėmbėl pėr tė kėnaqur dėshirėn time, duke ēikur shumė lehtė buzėt e atij qė fle.

10

Unė jam e tė dashurit tim dhe ai mė dėshiron.

11

Eja, i dashuri im, le tė dalim nėpėr fusha, ta kalojmė natėn nėpėr fshatra!

12

Tė ēohemi shpejt nė mėngjes pėr tė shkuar nė vreshtat dhe pėr tė parė nė qoftė se vreshti ka lėshuar llastarė, nė se kanė ēelur lulet e tij dhe nė se shegėt kanė lulėzuar. Aty do tė jap dashurinė time.

13

Madėrgonat pėrhapin aromėn e tyre dhe mbi portat tona ka fryte tė zgjedhura tė ēdo lloji, tė freskėta dhe tė thata, qė i kam ruajtur pėr ty, i dashuri im.

Kantiku i Kantikėve 8