Bibla Shqip

Predikuesi 8

Predikuesi

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 9

1

Kėshtu unė e mendova gjithė kėtė nė zemrėn time pėr tė kėrkuar ta qartėsoj; qė tė drejtėt dhe tė urtėt dhe veprat e tyre janė nė duart e Perėndisė. Njeriu nuk njeh as dashurinė as urrejtjen; gjithēka ėshtė para tij.

2

Ēdo gjė u ndodh nė mėnyrė tė njėllojtė tė gjithėve: i njėjti fat pret tė drejtin dhe tė pabesin, tė mirin, tė pastrin dhe tė papastrin, atė qė ofron flijime dhe atė qė nuk i ofron. Si i miri ėshtė edhe mėkatari, dhe ai qė betohet si ai qė ka frikė tė betohet.

3

Kjo ėshtė njė e keqe qė bėhet nėn diell; tė gjithė kanė tė njėjtin fat, dhe pėrveē kėsaj zemra e bijve tė njerėzve ėshtė plot ligėsi dhe marrėzia qėndron nė zemrėn e tyre pėr deri sa jetojnė; pastaj shkojnė te tė vdekurit.

4

Pėr deri sa njeriu ėshtė i bashkuar me gjithė tė gjallėt e tjerė ka shpresė, sepse njė qen i gjallė vlen mė tepėr se njė luan i ngordhur.

5

Tė gjallėt nė fakt e dinė se kanė pėr tė vdekur, por tė vdekurit nuk dinė asgjė; pėr ta nuk ka mė asnjė shpėrblim, sepse kujtimi i tyre harrohet.

6

Edhe dashuria e tyre, urrejtja e tyre dhe smira e tyre janė zhdukur tashmė, dhe ata nuk do tė kenė asnjė pjesė nė tė gjitha ato qė bėhet nėn diell.

7

Shko, ha bukėn tėnde me gėzim dhe pi verėn tėnde me zemėr tė gėzuar, sepse Perėndia i ka pėlqyer veprat e tua.

8

Rrobat e tua qofshin tė bardha nė ēdo kohė dhe vaji mos mungoftė kurrė mbi kokėn tėnde.

9

Gėzoje jetėn me gruan qė do pėr tė gjitha ditėt e jetės tėnde tė kotėsisė, qė ai tė ka dhėnė nėn diell pėr tė gjitha ditėt e kotėsisė, sepse kjo ėshtė pjesa qė tė takon nė jetė dhe nė mundin qė kryen nėn diell.

10

Tėrė ato qė dora jote gjen pėr tė bėrė, bėji me gjithė forcėn tėnde, sepse nė Sheol ku po shkon nuk ka mė as punė, as mendim, as njohuri dhe as dituri.

11

Gjithashtu pashė nėn diell qė vrapimi nuk fitohet nga ai qė ėshtė i shpejtė as beteja nga tė fortėt; as buka nuk u shkon tė urtėve, as pasuritė njerėzve tė zgjuar, as favori atyre qė janė tė shkathėt,

12

Sepse njeriu nuk e njeh orėn e tij; ashtu si peshqit qė kapen nė njė rjetė mizore dhe si zogjtė qė kapen nė njė kurth, kėshtu bijtė e njerėzve kapen nė kurth nė kohėn e fatkeqėsisė, kur ajo bie papritur mbi ta.

13

E pashė edhe kėtė shembull tė diturisė nėn diell dhe m`u duk i madh.

14

Ishte njė qytet i vogėl me pak njerėz brenda; njė mbret i madh doli kundra, e rrethoi dhe ndėrtoi bastione tė mėdha.

15

Por gjendej nė tė njė njeri i varfėr dhe i urtė, i cili me diturinė e tij e shpėtoi qytetin. Megjithatė asnjeri nuk u kujtua pėr kėtė njeri tė varfėr.

16

Atėherė unė thashė: "Dituria vlen mė shumė se forca; por dituria e tė varfėrit pėrbuzet dhe fjalėt e tij nuk dėgjohen".

17

Fjalėt e tė urtėve qė thuhen shtruar dėgjohen mė mirė se britmat e atij qė sundon mbi budallenjtė.

18

Dituria vlen mė tepėr se armėt e luftės, por njė mėkatar i vetėm shkatėrron njė tė mirė tė madhe.

Predikuesi 10