Bibla Shqip

Fjalėt e urta 31

Predikuesi

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 1

1

Fjalėt e Predikuesit, e birit tė Davidit, mbretit tė Jeruzalemit.

2

"Kotėsi e kotėsive", thotė Predikuesi;

3

"Kotėsi e kotėsive; gjithēka ėshtė kotėsi". Ēfarė pėrfitimi ka njeriu nga gjithė mundi i tij, kur mundohet nėn rrezet e diellit?

4

Njė brez shkon, njė brez vjen, por toka mbetet pėrjetė.

5

Edhe dielli lind e pastaj perėndon, dhe shpejtohet nė drejtim tė vendit nga del pėrsėri.

6

Era fryn nė drejtim tė jugut, pastaj kthehet nga veriu; kthehet dhe rikthehet vazhdimisht dhe bėn po ato rrotullime.

7

Gjithė lumenjtė derdhen nė det, por deti nuk mbushet kurrė; nga vendi prej tė cilit lumenjtė vijnė, aty kthehen, pėrsėri.

8

Tėrė gjėrat kėrkojnė mund, mė tepėr nga sa mund tė thotė njeriu; syri nuk ngopet kurrė duke parė, po kėshtu veshi nuk ngopet kurrė duke dėgjuar.

9

Ajo qė ka qenė ėshtė ajo qė do tė jetė; ajo qė ėshtė bėrė ėshtė ajo qė do tė bėhet; nuk ka asgjė tė re nėn diell.

10

A ka diēka pėr tė cilėn mund tė thuhet: "Shiko, kjo ėshtė e re!". Kjo gjė ekzistonte qė nė shekujt qė na kanė pararendur.

11

Nuk mbetet asnjė kujtim nga gjėrat e kaluara, dhe kėshtu nuk do tė mbetet asnjė kujtim nga gjėrat qė do tė ndodhin midis atyre qė do tė vijnė mė pas.

12

Unė, Predikuesi, kam qenė mbret i Izraelit nė Jeruzalem,

13

dhe kam kėrkuar me zemėr tė zbuloj dhe tė hetoj me dituri ēdo gjė qė ndodh nėn qiell; kjo ėshtė njė punė e rėndė qė Perėndia u ka dhėnė bijve tė njerėzve qė ata tė lodhen.

14

Unė i kam parė tėrė gjėrat qė bėhen nėn diell; dhe ja, tė gjitha janė gjėra tė kota dhe njė kėrkim pėr tė kapur erėn.

15

Ajo qė ėshtė e shtrėmbėr nuk mund tė drejtohet dhe ajo qė mungon nuk mund tė numėrohet.

16

Unė kam folur me zemrėn time, duke thėnė: "Ja, kam fituar madhėshti dhe dituri mė tė madhe se tė gjithė ata qė kanė mbretėruar para meje nė Jeruzalem dhe zemra ime ka parė shumė dituri dhe njohuri".

17

Dhe ia kushtova zemrėn time pėr tė njojtur diturinė si dhe njohjes sė marrėzisė dhe budallallėkut; dhe kuptova qė edhe kjo ėshtė njė kėrkim pėr tė kapur erėn.

18

Sepse aty ku ka shumė dituri ka edhe shumė shqetėsim dhe kush shton diturinė shton dhembjen.

Predikuesi 2