Bibla Shqip

Fjalėt e urta 27

Fjalėt e urta

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 28

1

I pabesi ikėn me vrap edhe nė se askush nuk e ndjek, por i drejti ėshtė i sigurt si njė luan.

2

Pėr shkak tė mėkatit tė njė vendi, shumė janė tė parėt e tij, por me njė njeri me mend qė ka dituri qėndrueshmėria e tij vazhdon gjatė.

3

Njė i varfėr qė shtyp tė mjerėt ėshtė si njė shi me shtamba qė nuk jep bukė.

4

Ata qė braktisin ligjin lėvdojnė tė pabesėt; por ata qė zbatojnė ligjin i luftojnė ata.

5

Njerėzit e kėqij nuk e kuptojnė drejtėsinė, por ata qė e kėrkojnė Zotin kuptojnė ēdo gjė.

6

Mė i mirė ėshtė i varfėri qė ecėn nė ndershmėri nga njeriu i paqėndrueshėm qė ndjek rrugėn dredha-dredha, edhe kur ėshtė i pasur.

7

Kush zbaton ligjin ėshtė njė bir me mend, por shoku i grykėsve turpėron atin e tij.

8

Kush i shton pasuritė e tij me fajde dhe me fitime tė padrejta, i mbledh pėr atė qė i vjen keq pėr tė varfėrit.

9

Nė rast se dikush e kthen veshin gjetiu pėr tė mos dėgjuar ligjin, vetė lutja e tij do tė jetė njė gjė e neveritshme.

10

Kush i fut njerėzit e drejtė nė njė rrugė tė keqe, do tė bjerė vetė nė gropėn e tij; por njerėzit e ndershėm do tė trashėgojnė tė mirėn.

11

I pasuri mendon se ėshtė i matur, por i varfėri qė ėshtė i zgjuar e kqyr fund e krye.

12

Kur tė drejtėt triumfojnė, ka lavdi tė madhe, por kur mbizotėrojnė tė pabesėt njerėzit fshihen.

13

Kush i fsheh shkeljet e tij nuk do tė ketė mbarėsi; por ai qė i rrėfen dhe i braktis ato, ka pėr tė fituar mėshirėn.

14

Lum ai njeri qė ka frikė vazhdimisht nga Zoti, por ai qė e fortėson zemrėn e tij do tė bjerė nė fatkeqėsi.

15

Njė i pabesė qė sundon mbi njė popull tė varfėr ėshtė si njė luan qė ulėrin dhe njė ari i uritur.

16

Njė princ pa mend zhvat shumė, por ai qė urren fitimin e pandershėm ka pėr t`i zgjatur ditėt e tij.

17

Njeriu mbi tė cilin rėndon njė vrasje do tė turret deri nė varr; asnjė tė mos e ndihmojė!

18

Ai qė ecėn me ndershmėri do tė shpėtohet, por njeriu i paqėndrueshėm qė ndjek rrugė dredha-dredha do tė rrėzohet befas.

19

Kush punon tokėn e tij do tė ketė bukė me bollėk, por kush jepet pas kotėsive do tė ketė varfėri tė madhe.

20

Njeriu besnik do tė mbushet me bekime, por ai qė nxiton tė pasurohet nuk do tė jetė pa faj.

21

Nuk ėshtė mirė tė kesh preferenca vetiake; njeriu kryen mėkat pėr njė copė bukė.

22

Njeriu me sy tė keq dėshiron tė pasurohet shpejt, por nuk e kupton se do ta pllakosė varfėria.

23

Kush qorton dikė ka pėr tė gjetur pastaj favor mė tė madh se ai qė i bėn lajka me fjalė.

24

Kush vjedh atin e tij dhe nėnėn e tij dhe thotė: "Nuk ėshtė mėkat", ėshtė shok i atij qė shkatėrron.

25

Kush e ka zemrėn tė fryrė nga krenaria nxit grindje, por ai qė ka besim te Zoti do tė ketė mbarėsi.

26

Kush i beson zemrės sė tij ėshtė budalla, por ai qė ecėn me urtėsi do tė shpėtojė.

27

Ai qė i jep tė varfėrit nuk do tė ketė kurrė nevojė, por ai qė i mbyll sytė e vet do tė ketė shumė mallkime.

28

Kur tė pabesėt lartohen, njerėzit fshihen; por kur vdesin, tė drejtėt shumohen.

Fjalėt e urta 29